• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga këshillat për t’u shuruar nga koronavirusi e deri te vaksina / Lajmet e rreme në kohën Codiv 19

10:20 : 29/03/2020
në AKTUALITET, BOTA, SOCIALE

Që nga shfaqja e rasteve të para të kosovarëve të infektuar me coronavirus, ngjashëm me shumë vende tjera, edhe në Kosovë, në rrjetet sociale është rritur numri i lajmeve të rreme.

Këto lajme të rreme “japin këshilla” se si duhet luftuar koronavirusin e ri, medikamentet të cilat japin rezultat në luftimin e virusit e deri te zbulimi i vaksinës, e të cilat kanë dominuar hapësirën e rrjeteve sociale.

Lajme të tilla edhe në gjuhën shqipe janë duke u shpërndarë në profile dhe media fiktive.

Në Organizatën për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë thonë se që nga ashpërsimi i masave nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër coronavirusit janë shtuar lajmet e rreme.

Drejtuesi i kësaj organizate, Mentor Hoxhaj, tha se lajmet e rreme janë duke u shfrytëzuar nga persona të ndryshëm për rritjen e audiencës në faqet e tyre si dhe me qëllime të përfitimit.

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

“Kemi media të ndryshme të cilat për qëllime të rritjes së ndjekësve, për qëllime të pëlqimeve dhe shpërndarjeve tentojnë të jenë me të pranishme me lajme bombastike.

Në kuadër të kësaj hyjnë dy lajmet kryesore, si lajmi që ka të bëjë me gjetjen e ilaçit për coronavirusin. Ky ka qenë një lajm në vazhdimësi dhe vazhdon të jetë prezent në versione të ndryshme si dhe lajmi për barërat e tjera që ndikojnë pozitivisht në luftimin e virusit”, tha Hoxhaj.

Pre e lajmeve të rreme sipas Hoxhajt janë duke rënë qytetarët në mbarë botën.

Lajmet e paverifikuara, sipas tij, kanë ndikim të madh në rritjen e panikut te qytetarët të cilët qe disa javë janë në izolim.

Hoxhaj beson se luftimi i lajmeve të rreme është i vështirë pasi përveç lajmeve që kanë karakter lokal, janë edhe lajmet sensacionale që kanë për qëllim manipuliminin e qytetarëve në këtë kohë krize.

“Është një ‘Gray zone’ që qytetarët nuk mund ta vërejnë dhe ne po tentojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës të marrin informacionin e duhur për qëllimin shumë të qartë ngase ne konsiderojmë se lajmet e rreme për coronavirusin janë po aq të rrezikshme sa edhe vetë COVID-19”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj porositë mediat kosovare dhe qytetarët që në këtë kohë të izolimit të shfrytëzojnë për informim vetëm burime zyrtare siç janë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në Kosovës, Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe organizata të tjera me kredibilitet.

Ditë më parë edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – (KMSHK), kërkoi nga mediat që të verifikojnë çdo lajm para publikimit të tij në mënyrë që të mos dezinformojnë qytetarët në kohë të pandemisë.

Kryetari i KMSHK-së, Imer Mushkolaj thotë se mediat duhet të kenë jashtëzakonisht shumë kujdes në informacionet që publikojnë, pasi sipas tij, mund të shkaktojnë panik te qytetarët që janë duke respektuar kërkesën e institucioneve për të qëndruar në shtëpi.

“Gjithnjë duhet t’u referohen burimeve të sigurta, burimeve zyrtare të cilat japin informacione zyrtare e jo të bazohen në burime të tjera të cilat mund të jenë të dyshimta. Mediat duhet ta kenë parasysh se nuk ka kurrfarë ekskluziviteti në lajmërimin e një rasti apo të më shumë rasteve të të prekurve me virus, përkundrazi ekskluzivieti i vetëm i mediave dhe gazetarëve duhet të jetë raportimi në kohë dhe raportimi i së vërtetës”, thotë ai.

“Ndryshe, çdo raportim i pabazuar në kodet ekzistuese në bazë të së cilave funksionojnë mediat vetëm mund të shkaktojnë panik dhe dëmet mund të jenë të mëdha. Duhet ta kemi të gjithë parasysh se edhe mediat edhe qytetarët se përhapja e panikut është e dënueshme me ligj”, tha Mushkolaj.

Fitim Gashi, gazetar, thotë se ditëve te fundit ka parë numër të madh të lajmeve të rreme që janë shpërndarë nga qytetarët nëpër rrjete sociale.

Gashi thotë se mediat dhe kolegët gazetarë duhet pasur kujdes që të raportojnë vetëm të vërtetën në këtë kohë kur përveç krizës me coronavirus, vendi po kalon një ndër krizat më të mëdha politike.

“Mediat në këtë situatë duhet pasur kujdes që t’u ofrojnë lexuesve apo shikuesve informata të sakta e jo të atilla që jenë të rreme e që mund të ngjallin panik dhe frikë në këtë periudhë të vështrië sepse krahas panikut apo rrezikut nga coronavirusi, së fundmi kemi pasur edhe zhvillime politike që po shkaktojnë njëfarë konfuzioni dhe njëfarë përplasje ndërmjet qytetarëve për shkak të përplasjes së liderëve politikë”, thotë Gashi.

Për përhapjen e lajmeve të rreme në kohë të pandemisë, ka reaguar edhe UNESCO. Përmes një publikimi, UNESCO, ka kërkuar që mos shpërndahen të pavërteta duke raportuar se hudhra mund të luftojë coronavirusin.

“Hudhra mund të jetë i shijshme, por nuk do të ju mbrojë nga coronavirusi i ri. Mos shpërndani thashetheme. Lufta ndaj COVID-19 është po ashtu luftë ndaj dezinformimit”, ka shkruar UNESCO. /rel/

Etiketa: COVID 19Koronavirusilajmet e rreme

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
BOTA

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

16:12 : 03/12/2024
AKTUALITET

Shpërthen Covid-19, mjekët: 90% e rasteve, janë të prekur nga koronavirusi

16:10 : 10/08/2024
RAJONI

Kosovë, regjistrohen 19 raste me COVID-19

16:00 : 27/07/2024
Para

Biznesmeni gay që u infektua me Koronavirus: Ja si u kurova në shtëpi

TË GJITHA

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com