• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagimi i ekonomisë, ekspertët me sytë nga Kina

19:02 : 27/03/2020
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Për të paralajmëruar rrezikun e madh shëndetësor të Covid-19, në dy javët e fundit pothuajse të gjithë vendet e mëdha të Perëndimit kishin të njëjtin model: Shikoni nga Italia për të kuptuar atë që na pret. Nuk munguan as përllogaritjet me ditë se sa ditë pas Italisë do të shënohej kulmi, që tashmë në Spanjë e SHBA ka mbërritur.

Por kjo pandemi, ka edhe një anë tjetër të errët, përvec ndikimit të rëndë në shëndet po rrënon edhe ekonominë. E sigurtë që ecim drejt recesionit, tashmë problem që shtrohet është si dhe kur do të dalim nga kjo rënie historike.

Në këtë rast të gjithë janë kthyer me sytë nga Kina. Për shkak se qe vendi i parë që e pësoi, ajo që ka ndodhur me ekonominë e Kinës dhe mënyra se si ajo do të reagojë pas pandemisë do të jetë modeli i parë i ringritjes. Po çfarë sugjerojnë shifrat e para kineze?

Më 16 Mars, Byroja Kombëtare e Statistikave Kineze publikoi treguesit ekonomikë të cilët rezultojnë shumë më alarmues sesa vlerësimet më pesimiste. Kina po tregon se rifillimi i aktivitetit ekonomik është shumë herë më i vështirë sesa ndalimi i tij.

Më shumë se një muaj pas kthimit zyrtar në punë në shumicën e provincave të vendit ku pushimet ishin zgjatur deri më 10 shkurt, ekonomia kombëtare është ende në tre të katërtat e ritmit të saj të zakonshëm, sipas firmës këshilluese Trivium China, në Pekin.

Lexo edhe:

No Content Available

Shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës zbulojnë një rënie të thellë të aktivitetit tregtar. Në dy muajt e parë të vitit, shitjet me pakicë kanë rënë 20.5%, me shumicën e dyqaneve të mbyllura nga fundi i janarit. Edhe pas rihapjes graduale të dyqaneve, që nga muaji shkurt, klientët, ende të shqetësuar, janë të pakët. Ndërkohë prodhimi industrial rezultohet të ketë rënë me 13.5% krahasuar me dy muajt e parë të 2019.

Si rezultat, më 20 mars, sipas Trivium China, ekonomia kombëtare po punonte me 72.6% të kapacitetit të saj të zakonshëm dhe NVM-të me vetëm 71%. Në këto kushte, ekonomia kineze ecën në ttreritore negative të rritjes për periudhën janar-mars. Banka japoneze e investimeve Nomura parashikon rritje zero, dhe një rënie prej 4,4% krahasuar me tremujorin e fundit të 2019.

Kjo është tkurrja e parë në Kinë që nga viti 1976,  vit kur vendi doli nga dhjetë vjet revolucion kulturor të Timonierir të Madh Mao Zedong, i cili pati shkatërruar ekonominë bashkë me një tërmet afër Pekinit që shkaktoi qindra mijëra viktima.

Kështu Covid19, e cila u shfaq në Ëuhan në fund të vitit 2019, i dha fund shumë shpejt asaj që dukej e pabesueshme, mrekullisë ekonomike kineze që  të përjetonte katër dekada të rritjes së pandërprerë duke u bërë fabrika e botës dhe fuqia e dytë ekonomike në planet.

Po çfarë në të ardhmen e afërt? Përhapja e vazhdueshme e pandemisë që në goditjen e parë paralizoni ekonominë kineze, do të rëndojë edhe më tej kërkesën botërore për produktet kineze. Këtë e dinë edhe autortitetet e vendit të cilat, sipas Reuters, po përgatiten të hedhin 368 miliardë euro borxh për të investuar në projekte të infrastrukturës. Por këto masa, që supozohet të stimulojnë rritjen, mund të rrisin rreziqet financiare.

Askush nuk mund të thotë sot me siguri se cfarë rezultati do të japin të gjithë variablat e së ardhmes. Por ajo që dihet me siguri është se nga ecuria e ekonomisë kineze në muajt e ardhshëm do të jetë i varur edhe “humori” i ekonomisë globale.

Etiketa: ekspertët me sytë nga KinaReagimi i ekonomisë

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Skandal në Tiranë/ Ushqejnë të pamundurit, policia ndalon dhe gjobit bamirësin (Video)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com