• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompensimi për COVID-19 mbulon vetëm ushqimet, drita e ujë

08:24 : 26/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të ngadalësuar përhapjen e virusit në popullatë. Të vetmet aktivitete që aktualisht operojnë janë ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë, ndërkohë që qarkullimi është kufizuar edhe me një fashë orare.

Ndalimi i aktivitetit ekonomik dhe social, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në pjesën më të madhe të globit, ka bërë që shumë familje të mbyllen në shtëpi. Edhe pse mbetet ende e paqartë sa do të vijojë izolimi, tashmë shumë familje janë në vështirësi për mbulimin e shpenzimeve jetike që kanë. Ndër to përfshihen shpenzimet për ushqime, shpenzimet për energji elektrike, ujë dhe qira, si dhe shpenzimet e shëndetit.

Qeveria shqiptare ka deklaruar që do të mbështesë të vetëpunësuarit, por edhe gratë e tyre, me një asistencë në vlerën e pagës minimale në Shqipëri, prej 26 mijë lekësh, ose 52 mijë lekë për dy persona. Gjithashtu, pagesa e energjisë elektrike dhe ujit do të vijojë si normalisht, por që qeveria nuk do të aplikojë penalitete në rast të pagesave të vonuara për periudhën e izolimit. Ndërsa për sa i përket qirave qeveria nuk do të ndërhyjë në treg.

Por sa shpenzojnë familjet shqiptare për të mbuluar këto shpenzime bazike?

Një familje do të marrë një mbështetje prej 52 mijë lekësh, për të vetëpunësuarit dhe bashkëshorten. Kjo shumë është sa 70% e asaj që shpenzon mesatarisht një familje në vend, sipas INSTAT (rreth 76 mijë lekë).

Lexo edhe:

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike zënë peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve që një familje mujore bën gjatë një muaji për të plotësuar nevojat që ka. Sipas INSTAT një familje shpenzon mesatarisht në një muaj 33,400 lekë për ushqime, ndërsa shpenzimet mesatare për banesën, ujin, energjinë elektrike janë rreth 8,000 lekë në muaj.

Gjatë kësaj periudhe familjet nuk mund të shmangin as shpenzimet për shëndetin, ku INSTAT përllogarit që çdo muaj shpenzojnë 3,100 lekë. Komunikimi mbetet gjithashtu i domosdoshëm në këtë periudhë kur të gjithë janë të izoluar dhe për të shpenzohet mesatarisht 2,800 lekë në muaj. Në total duhen rreth 47 mijë lekë në muaj për të mbyllur të gjitha këto shpenzime, pra nga shuma që do të merret ndihma teprojnë më pak se 5 mijë lekë kur heq shpenzimet e domosdoshme, duke u lënë shumë pak mundësi subjekteve të vogla që të paguajnë qiratë apo të mendojnë për taksat bashkiake, nga të cilat vetëm tarifa e hapësirës është pezulluar aktualisht.

Nga ana tjetër, përllogaritjet e INSTAT masin një mesatar të të gjitha familjeve. Situata do të jetë më e vështirë për familjet që jetojnë me qira. Jo të gjithë e kanë luksin që të jetojnë në pronën e tyre, sidomos familjet në kryeqytet, të cilat përballen edhe me qira të larta do ta kenë të vështirë që të përballojnë izolimin. Në Tiranë, qiratë e shtëpive fillojnë nga 25 mijë lekë, ndërsa Brenda unazës së Tiranës është e pamundur që të gjesh poshtë 30 mijë lekëve.

Kosto e jetesës në Tiranë është gjithashtu më e lartë, ku duhen për tëmbyllur muajin mesatarisht 89 mijë lekë, nga të cilat 40% për ushqime, pra rreth 35 mijë lekë. Edhe shpenzimet për ujë e drita janë më të larta në Tiranë, me rreth 12% të totalit ose rreth 11 mijë lekë, duke mos tepruar shumë për shpenzime të tjera të domosdoshme, apo për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të tjera për vijimësinë e biznesit, deri kur të rifillojë aktiviteti ekonomik normal.

Si ndahet shporta e shpenzimeve të familjeve

Në një situatë normale, një familje në Shqipëri shpenzon mesatarsiht 75,935 lekë, sipas të dhënave të INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2018. Rreth 44% të këtyre shpenzimeve e zënë shpenzimet për ushqime dhe pije jo-alkoolike, ndërsa në vend të dytë renditen shpenzimet për banesë, energji elektrike dhe ujë, me rreth 10.5% të totalit. Pas tyre peshën më të lartë e zënë shpenzimet për transport me një peshë prej 6.8%, ndjekur nga shpenzimet për mobilije dhe pajisje shtëpiake prej 5.8%, restorante dhe hotele 4.7%, veshje dhe këpucë 4.3%, komunikim 3.6%, pije alkoolike dhe duhan 3.5%, arsim 3% dhe argëtim 2.7%.

Në vitin 2018, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 88.691 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 75.744 lekë dhe Korça, me 74.319 lekë në muaj për familje. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku Dibër me 58.461 dhe Elbasan, me 63.847 lekë në muaj për familje./MONITOR

Etiketa: familjekompensimeqeveria

Lajme të lidhura

RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

11:24 : 12/11/2025
BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
BOTA

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025
Para

FOTO/ Mjekët dhe infermierët e Infektivit në betejën me Covid-19, ja mesazhi për qytetarët

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com