• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

IEKA sqaron bizneset: Nuk ka shtyrje të Deklaratës vjetore të Tatim Fitimit dhe as të datave të pagesave të detyrimeve

13:45 : 25/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Deklarimi i kryeministrit Rama gjatë prezantimit të paketës financiare për bizneset, se shtyhet data e dorëzimit të bilancit nga 31 marsi në 1 qershor, ka krijuar konfuzion tek bizneset.

Kjo pasi nuk ishte e qartë nëse bashkë me dorëzimit e bilancit ishte shtyrë dhe data e dorëzimit të Deklaratës vjetore të Tatim Fitimit, ndërkohë që nuk ka dalë ende i shkruar ndonjë vendim.

Procedura ligjore mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019 parashikon që tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me Udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese. Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij.

Tatimet bënë fillimisht të ditur jo zyrtarisht se nuk ka shtyrje të formularit të Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin.

Gjatë ditës së sotme dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka sqaruar se nuk ka shtyrje për deklaratën e tatim fitimit. “Nga komunikimet e fundit me organet shteterore, ju informojme se nuk ka ndryshim për datën e dorëzimit të Deklarates vjetore të Tatim Fitimit (mbetet ende data 31 Mars 2020), po kështu nuk ka ndryshim në datat e parapagimeve si dhe pagesave të detyrimeve të tjera tatimore. Pasqyrat Financiare do të dorëzohen në organet tatimore sipas afatit të përcaktuar në Aktin Normativ të Keshillit të Ministrave. Në rast se do të ketë ndryshime ose zhvillime të reja do të njoftoheni nëpermjet një emaili tjetër”, thuhet në një email që u është dërguar subjekteve.

Lexo edhe:

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Bizneset do të duhet të paguajnë tatim fitimin shtesë

Për bizneset, shtyrja e afatit të dorëzimit të bilanceve, ndërkohë që duhet të dorëzojnë deklaratën e tatim fitimit nuk përbën asnjë lehtësi, pasi të dyja janë të lidhura ngushtësisht bashkë (që të dorëzohet deklarata, duhet mbyllur bilanci).

Për më tepër që deklarimi i formularit për tatimfitimin e ngarkon biznesin me pagesë shtesë, nëse ai ka dalë me fitim më të lartë në 2019-s, pasi tatimfitimi është parapaguar me shifrat e bilancit të vitit të shkuar.

Detyrimi për deklaratën e tatim fitimit, praktikisht imponon financiarët që ta përfundojnë bilancin, ndonëse mund të mos e dorëzojnë atë. Financierët e kanë pasur të vështirë t’i mbyllin bilancet, pasi marsi, që është periudha kulmore e tyre përkoi me karantinën, çka bëri që shumë biznese të mbylleshin dhe ekonomistët të kishin probleme në lëvizjen nëpër zyra për sigurimin fizik të dokumenteve.

Shqetësimi tjetër i bizneseve lidhet me faktin se ata do të duhet të parapaguajnë këstet e tatim fitimit për 2020-n bazuar në bilancin e 2019-s, kur fitimet e këtij viti pritet të jenë shumë më të ulëta. Burime nga tatimet thanë për Monitor se këstet gjenerohen automatikisht nga sistemi, por në rast se kjo situatë zgjat, do të shihet se çfarë mund të bëhet për të mos rënduar bizneset. /Monitor/

Etiketa: biznesedeklarataTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

13:49 : 01/06/2026
AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

10:59 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ferr-Albania sërish nuk punon!

12:52 : 20/05/2026
AKTUALITET

e-Albania si Ngushtica e Hormuzit, herë hapet, herë mbyllet; Bizneseve iu bllokohet puna

13:23 : 19/05/2026
Para

Një tjetër këngëtar shqiptar preket nga Koronavirusi, ja simptomat e tij

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom