• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vdekjet nga koronavirusi/ Çfarë nuk dimë?

21:53 : 21/03/2020
në BOTA, SHENDETI

Nga Nick Triggle, BBC

Masat drastike të marra nga Britania e Madhe për të luftuar koronavirusin janë justifikuar me nevojën për të shpëtuar jetë.

Modelet e projektuara nga Imperial College London- të përdorura për të informuar qeverinë- sugjerojnë se 500 mijë njerëz mund të vdesin nëse nuk bëjmë asgjë.

Edhe strategjia e mëparshme e qeverisë për të ndaluar përhapjen mund të çonte në 250 mijë vdekje, tregon studimi.

Paralajmërimet i nxitën ministrat që të shpallin të hënën masat më drakonike të marra ndonjëherë në kohë paqeje. Kjo lëvizje ka goditur ekonominë, ka vendosur vendet e punës në rrezik dhe rrezikon anulimin e provimeve nëpër shkolla.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Nuk ka opsion tjetër- ekspertët

Profesori Neil Ferguson, një nga akademikët kryesorë të përfshirë në modelim, i tha BBC këtë javë se nuk kishte opsion për të mos rrezikuar jetën e 250 mijë njerëzve.

Sir Patrick Vallance, kryekëshilltar shkencor i qeverisë, tha në një takim të Komisionit të Shëndetit se shpresohej që numri i vdekjeve të mbahej poshtë 20 mijë.

Ai sërish tha se kjo shifër është më e rëndë se numri i viktimave nga gripi, që shkon në 8 mijë në vit.

Ai tha se kufizimi i vdekjeve në 20 mijë do ishte horror, por sërish përfaqëson një rezultat të mirë, nisur nga gjendja ku jemi.

A do të vdesin këta njerëz gjithsesi?

Shifrat për koronavirusin janë të larta. Por ajo që nuk është e qartë- sepse modelet nuk janë hartuar për këtë- është se në çfarë mase vdekjet do të kishin ndodhur pa koronavirus.

Sigurisht, kjo kurrë nuk do të mësohet plotësisht derisa të ketë përfunduar pandemia, prandaj modelimi është i vështirë dhe duhet shoqëruar me paralajmërime.

Por duket pasur parasysh që të moshuarit dhe më të dobëtit janë më të prekur, a do të vdesin gjithsesi këta njerëz?

Çdo vit në Britaninë e Madhe vdesin deri në 600 mijë njerëz.

Vdekjet nga koronavirusi nuk do jenë në krye të kësaj shume. Shumë do të jenë brenda numrit ‘normal’ të vdekjeve të pritshme. Me pak fjalë, ata do të vdesin gjithsesi.

Ishte një pikë e pranuar edhe nga Sir Patrick në një konferencë për shtyp të enjten, kur ai tha se do të kishte disa mbivendosje mes vdekjeve nga koronavirusi dhe vdekjeve të pritshme- ai thjesht nuk e dinte se sa mbivendosje ka.

Krahasimi me gripin

Në të kundërt, shifra për vdekjet nga gripi që ai u dha deputetëve- 8 mijë- është ndryshe. Ky është numri i vdekjeve që pritet të ndodhë në një vit të caktuar.

Shumë më shumë vdesin nga gripi, por shifra jep një tregues sesa njerëz vdesin për shkak të gripit, kurse shifra 20.000, 250.000 dhe 500.000 për koronavirusin janë thjesht numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin.

Testimet që janë bërë në shumë vende tregojnë se ne e dimë kur një pacient vdes me koronavirusin brenda trupit të tij. Por kjo nuk na tregon se në çfarë mase kontribuoi virusi te vdekja.

Pse nevojitet inteligjencë me e mirë

Ka, natyrisht, edhe të tjerë faktorë në lojë. Nëse mbeten pa kontrolluar, vdekjet do të vijnë shumë shpejt.

500 mijë vdekje mund të ndodhin në Britaninë e Madhe në gusht, thonë modeluesit.

Kjo në vetvete do të mbingarkonte shërbimin shëndetësor- nëse ata kishin të drejtë- duke vendosur më shumë jetë në rrezik, sepse kujdesi shëndetësor nuk do të ishte në dispozicion për të tjerët.

Por sigurisht ka të dhëna se modeluesit kanë nënvlerësuar aftësinë e NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) për të rritur aftësinë e kujdesit intensiv.

Shefi ekzekutiv i NHS në Angli, Simon Stevens sugjeron se aftësia për kujdesin intensiv mund të dyfishohet, pasi doli ky modelim.

Ka 3700 shtretër në kujdesin intensiv në Angli- dhe mbi 4 mijë nëse përfshin pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Tetë nga dhjetë janë në përdorim në çdo pikë. Kjo mund të reduktohet me një të katërtën nëse ndalohen operacionet rutinë (siç është bërë).

Mijëra ventilatorë mund të merren nga sektori privat, të vjetra dhe të reja, nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga sallat ku nuk bëhen më operacione.

Sir Simon sugjeron se kjo mund ta çojë numrin e përgjithshëm të ventilatorëve pranë 12 mijë- megjithëse ekziston dyshimi nëse kjo do të përkthehej në 12 mijë shtretër të kujdesit intensiv, duke pasur parasysh se do të kishin nevojë për staf.

Diçka tjetër që nuk është bërë me vlerësimin e duhur janë kostot ekonomike dhe sociale të masave të marra, të cilat vetë do të rrezikojnë jetën dhe shëndetin.

Teksa futemi më thellë në këtë krizë, do të na duhet inteligjencë shumë më e madhe sesa jetë janë duke u shpëtuar vërtet, dhe të bëjmë krahasimin me koston më të gjerë për shoqërinë, kështu që qeveria dhe publiku të peshojnë çdo veprim të ndërmarrë.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

E do ZGJIDHJEN, o Ediot?

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com