Hong Kong, Londër, mbase dhe Uashington. Është koha për të menduar në mënyrë pragmatike për të paimagjinueshëm. Është e nevojshme të përballemi me një krizë të thellë pasigurie. Është rasti që “paratë helicopter”, një eksperiment mendor i fillimit të shekullit si një politikë e disponueshme për situata ekstreme, në forma të ndryshme të eksperimentohen ose të paktën të vlerësohen konkretisht. Tu japësh para të gjithëve, bizneseve ose familjeve, falas ose pothuajse falas (madje edhe qeverive) – para që sikur binin nga lart, nga një helikopter që shfaqet papritur – si një mënyrë për të kaluar krizën e likuiditetit të bizneseve dhe shumë familjeve, të cilët duhet të paguajnë pagat, furnizuesit ose dyqanet, në një kohë që s’kanë të ardhura. Instrumentet tradicionale të politikës monetare injektojnë likuiditetin në sistemin financiar dhe atë bankar, por nuk ka asnjë garanci se ai shkon për kompanitë dhe konsumatorët. “Paraja helicopter”, si masat e tjera të politikës ekonomike, vertëtë nuk do të mund të rihapë dyqanet dhe bizneset ose do t’i kthejë qytetarët në jetën normale – në këtë kuptim, koha e marrjes së kësaj mase është e rëndësishme – por mund të jetë e dobishme.
Në Hong Kong, i cili tashmë po kthehet në normalitet pas bllokimit në janar, qeveria ka vendosur të hpërndajë para për të gjithë: çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç do të marrë ekuivalentin e 1200 eurove deri në prill, dhe secili nga 70 mijë shitësit me pakicë 10 mijë euro. Nuk është një masë shumë e ndryshme, nga 1500 eurot që Franca do t’u japë bizneseve të vogla që kanë humbur të paktën 70% të xhiros në mars, ose 600 eurot që Italia do të paguajë në kompensim të TVSH-së. Por qyteti autonom kinez ka mundësinë të jetë shumë më bujar dhe të shpërblejë të gjithë qytetarët: borxhi i tij publik është zero dhe qeveria ka, për më tepër, qasje në një portofol të pasur financiar. Vende me borxhe të mëdha siç janë ato në Evropë nuk mund të përballojnë manovra të tilla (dhe në të ardhmen do të jetë e nevojshme të rimendojnë çështjen e hapësirave fiskale për emergjencat e mëdha). Në SHBA, disa deputetë republikanë kanë propozuar të paguajnë një mijë euro për secilin qytetar amerikan, dhe plani i promovuar nga Donald Trump, për shpërndarjen e 500 miliardë eurove taksapaguesve në dy këste të afërt (shumat lidhen me madhësinë e familjes dhe të ardhurat) shkon në këtë drejtim. Do të jetë interesante të shihet se si do të financohet kjo politikë dhe a do ta rrezikojë qëndrueshmërinë e borxhit amerikan.
Është diçka shumë e ngjashme me modelin e “parave helicopter” të propozuar në 2002 nga Ben Bernanke atëherë anëtar i bordit të Fed (në të cilin më vonë u bë president). Në rastin britanik, paratë nuk u shpërndahen të gjithëve, por shkojnë vetëm për kompanitë të cilat janë të parat që përballen me vështirësi për likuiditet: manovra synon gjithashtu të shmangë pushimet nga puna. Ndihma për familjet nuk është më pak e rëndësishme, por ajo do të bëhet thelbësore në fillim të rihapjes së aktiviteteve. Bernanke në të vërtetë propozoi një skemë edhe më të thjeshtë se ajo që po përdorur Londra: problem është se në 2002 rreziku i deflacionit qe kërcënues, dhe bankieri qendror hartoi, atë masë bashkë me masën ekstreme, një ulje të taksave të mbështetur nga një lehtësim sasior që parandaloi rritjen e normës.
Mund të shkohet edhe më tej. Jordi Galì, ekonomisti “ortodoks” i Universitetit të Barcelonës, propozoi në një postim në voxeu.org (“Paratë helikopter: koha është tani”) për të financuar shpenzimet publike të nevojshme për të furnizuar mungesën e likuiditetit të bizneseve dhe familjeve, duke krijuar një rezervë në bankën qendrore. Do të ishte e mjaftueshme për të hapur një llogari në favor të qeverive, ose “anuluar” obligacionet e blera me lehtësim sasior. Është një masë ekstreme, mbase një provokim, i cili has në shumë kufizime ligjore dhe kosto, sa i përket presioneve inflacioniste, në një fazë ku është e vështirë të kuptohet se nga do shkojnë çmimet. Edhe nëse kundër indikacioni i vërtetë është tjetër: ekziston vështirësia e kthimit të parave, pasi qeveritë shpesh shpenzojnë pa kufi dhe objektiva të sakta. Riccardo Sorrentino/IL SOLE 24 ORE