• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dikush duhet t’ia mësojë se është koha për plane konkrete

15:51 : 20/03/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Bujar Nishani

Kryepërgjegjësi për drejtimin e vendit dhe menaxhimin e punëve lëshon papushim vetëm klithma tmerri, kataklizmoje, mallkimesh dhe paniku ndaj qytetarëve. Evident është fakti se qytetarët nuk po i përgjigjen thirrjeve të kryeqeveritarit.

Ai nuk e kupton se arsyeja e vetme e kësaj sjellje të qytetarëve është sepse ata nuk i besojnë atij. Nuk i besojnë sepse nuk kanë parë asnjëherë sjellje serioze prej kryeministrit por tallje, qyfyre e papërgjegjshmëri. Ndaj nuk u vihet faj njerëzve që nuk i besojnë një modeli të tillë!

Vetëm pas 3 javësh të kërkesave të përsëritura dhe propozimeve konkrete të opozitës, kryepërgjegjsi i punëve më në fund nisi të flasë për pasojat dhe rrezikun e krizës ekonomike për shkak të izolimit masiv, që është i detyrueshëm por që sjell pasoja të tjera të rënda që duhen parandaluar e menaxhuar.

Kryepërgjegjësi vazhdon të kuptojë e reagojë me vonesë e me masa gjysmake, tërësisht sipërfaqësore, pa zgjidhje por veç propagandë.

Lexo edhe:

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

Pas gati një muaji kur flitet për një krizë afatgjatë e shumë dimensionale, kryerilindsi në Shqipëri, foli për masa ekonomike e financiare, por në realitet pa dhëne asnjë informacion të qartë për qytetarët dhe pa treguar asnjë plan apo platformë konkrete.

Ky mendon se do ta kalojë këtë krizë madhore me spotet televizive që shpërndan dhe që është e vetmja punë që di të bëj.

Sot detyra e tij emergjente ishte tu tregonte qytetarëve se ;
1- Kush është Task-Forca për krizën ekonomike ?
Ai nuk e ka, ndaj duhet ta ndërtojë menjëherë me ekspertët më të përgjegjshëm të vendit.
2- Cila është formula e injektimit të ushqimit për ekonominë që ajo më pas të prodhojë ushqim për popullsinë ?
Ai nuk e thotë se nuk e ka menduar.
Ta bëjë e deklarojë sa më parë!
3- Cila është platforma për sistemin bankar dhe koordinimi me bankat mëmë ?

Në vend të kësaj lëshon deklarata paniku për pamundësi pagash të cilat nxisin dyndjet e qytetarëve drejt bankave e rrezikon kolapsin mekanizmit më të rëndësishëm të mbajtjes gjallë të ekonomisë. Vetëm një kryeministër nuk mund ta bëjë këtë!

4- Ku është ngritja e sistemit dhe skemës së furnizimit në piramidën Qark-Qytet-Fshat-Rajon-Lagje-Familje ?

Ai nuk e ka por duhet ta bëjë dhe njoftojë menjëherë !

Detyra e parë në këtë emergjencë duhet të jetë analiza e bërë nga Qeveria për rrethanat aktuale dhe ato të pritshme ndërtuar mbi : cilat janë burimet e sigurta që gjenerojnë të ardhura dhe në kohë krize ?

Sa është % e tyre në “magazinën” e furnizimit të popullatës ?

Cilat janë burimet që kërkojnë aktivizimin e forcës së punës dhe me çfarë masash profilaktike mjekësore ato mund të angazhohen në regjim të reduktuar dhe të rreptë protokollar mbrojtës?

Sa është % e tyre në “magazinën” e furnizimit të popullatës ?

Cilat janë burimet e huamarrjes, sa është masa e tyre dhe si akumulohen ato ?

Ndihma nuk mund të planifikohet vetëm për biznesin dhe familjet në nevojë.

Natyrisht familjet në nevojë duhet të jenë të parat në përkujdesjen por sot jemi në pandemi botërore dhe krizë kombëtare.
Pra kriza rrezikon çdo familje shqiptare ndaj qeverisja duhet të jetë pranë çdo familje.

Kriza është plotësisht e menaxhueshme dhe e tejkalueshme, por shqiptarët kanë nevojë për qeverisje dhe lidership !

Kryepërgjegjësi vetëm u kërkon nga ekrani përgjegjësi qytetarëve e të kuptojnë se jemi në rrezik.

Por ajo që duket më shumë këto ditë është se vetë kryepërgjegjësi nuk e ka kuptuar se jemi në krizë e në rrezik.

Ndaj edhe qytetarët nuk i besojnë thirrjeve të tij e dalin nga shtëpitë, se janë ushqyer me imazhin e një njeriu pa seriozitet e pa përgjegjësi !

Kryepërgjegjësi nuk ka detyrën për të imituar Nostrodamusit e të na thotë se si do të vdesim e si do të na varrosin !!!

Ajo është sjellje e të marrëvë, jo e qeveritarëve!

Ne jemi një vend i vogël, popullsi e vogël e për pasojë një treg i vogël.

Ky realitet është një disavantazh në kohët normale për të patur zhvillim e prosperitet të madh, por në kohë krize të jep mundësitë të menaxhosh atë me më pak probleme se vendet e mëdha, dmth tregjet e mëdha.

Kryepërgjegjësi duhet të kuptojë se jemi në krizë që do të thellohet, por mund të menaxhohet plotësisht nga të aftit dhe të përgjegjëshmit.

Ai duhet të kuptojë se është koha e seriozitetit dhe jo e gallatës nga Surreli.

Dikush duhet t’ia mësojë se është koha për plane, plane, plane konkrete, të shtrirë në kohë-emra-kosto-burime.

Është urgjente t’u thotë sot shqiptarëve; A e bën dot këtë punë apo jo?
Nesër do të jetë vonë, për fatin jetësor të një populli të tërë!

Etiketa: nishaniplaneRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

08:56 : 26/06/2025
Para

Video/ Leo Messi i bashkohet sfidës "Qëndro në shtëpi"

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com