• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Dështimi/ Plani ekonomik i Ramës, biznesi i madh nis pezullimin pa pagesë të punonjësve

18:10 : 20/03/2020
në EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi se biznesi i madh do të përjashtohet nga ndihma në atë që ai e konsideroi si “plani ekonomik” i luftës me korona-virusin, duke rënduar ndjeshëm pozitën e mijëra qytetarëve të punësuar në sipërmarrjet e mëdha.

Rama, duke iu referuar biznesmenëve të mëdhenj, deklaroi se duhet të “hanë nga dhjami i tyre” në të mirë të shoqërisë. Por, të trembur nga pasiguria e ofruar prej kryeministrit, biznesi i madh ka zgjedhur që të marrë pozita mbrojtëse, duke rënduar mbi financat e të punësuarve të tyre.

Në adresën e “Boldnews.al” kanë mbërritur një sërë sinjalizimesh, të cilat informojnë se kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri kanë nisur hartimin e listave të punonjësve që do të pezullohen për një kohë të pacaktuar.

Në bazë të informacioneve të mbërritura në redaksi, kompani të ndryshme të mëdha kanë njoftuar të punësuarit e tyre se do të nisin menjëherë pezullimet pa afat, periudhë gjatë të cilës ata që do të qëndrojnë në shtëpi nuk do të paguhen.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Kjo është një goditje shumë e rëndë për mijëra familje, të cilat kanë si burim të tyre punësimin në sektorin privat.

Pas goditjes që morën të vetëpunësuarit dhe të punësuarit në biznesin e vogël për shkak të “karantinës” në nivel kombëtar, tashmë pasojat e rënda ekonomike pritet të jenë të menjëhershme tek të punësuarit në biznesin e madh.

Në një fjalim plot pathos ku prezantoi “planin ekonomik A të luftës”, kryeministri Rama iu drejtua biznesit të madh, jo si një aleat, por në rolin e protektorit, ku i kërkoi me ton urdhërues, që të jepnin kontributin e tyre.

Madje, Rama deklaroi se, në rast se “plani A” nuk do të mjaftonte, qeveria do të niste aplikimin e “planit B”, i cili konsistonte në marrjen “e dhjamit” nga kompanitë e mëdha.

“Plani ekonomik” i prezantuar nga Edi Rama nuk mori parasysh pjesën më të madhe të sugjerimeve të propozuara nga Konfindustria, vetëm pak ditë më parë.

Konfindustria, në një dokument zyrtar, i propozoi qeverisë marrjen e disa masave të mënjehershme, të cilat do të siguronin vazhdimësinë e punës së biznesit të madh, ruajtjen e likuiditeteve dhe, për atë që është më e rëndësishmja, pagesën e të punësuarve që janë “karantinuar”.

Në një dokument 6-pikësh, Konfindustria kërkoi, ndër të tjera që qeveria të pezullonte taksat, për aq sa do të vijonte gjendja e emergjencës së pandemisë.

Po ashtu, u kërkua që qeveria të vendosë se punonjësit e karantinuar të paguheshin nga fondi i Sigurimeve Shoqërore, në një model të ngjashëm me atë që aplikohet kur janë me raport mjekësor.

Në vijim, Konfindustria kërkonte nga qeveria që të shmangeshin bllokimet e llogarive bankare të kompanive të mëdha në rastet e detyrimeve të pashlyera tatimore, si edhe të shmangej ndërprerja e energjisë elektrike dhe e ujit, për shkak të mos-pagesës në kohë.

Nga sugjerimet e Konfindustria-s, Edi Rama vendosi të pranonte diçka fare minimale, të cilat jo vetëm nuk përmirësojnë situatën, por e rëndojnë më tej, sidomos për të punësuarit e biznesit të madh.

Qeveria pranoi vetëm propozimin për të shtyrë deri në qershor dorëzimin e bilanceve financiare të vitit 2019.

Ndërkohë që refuzoi pikat e tjera, përfshirë edhe gjetjen e një mekanizmi për pagesën e punëtorëve që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Etiketa: biznesiPlani EkonomikRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Koronavirusi/ Bilanc lufte në Itali, 627 të vdekur brenda 24 orëve

TË GJITHA

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com