• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra

12:43 : 19/03/2020
në AKTUALITET, OP-ED

Nga Dom Gjergj Meta

Nuk është as viroza e parë e as e fundit në këtë planet. E ne nuk jemi as brezi i parë e as i fundit mbi këtë tokë. Por beteja jonë për jetën sot duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja. Kjo sepse këtë jetë, e vetëm këtë, ne dhe tjerët, është e vetmja që kemi në dispozicion në këtë botë. E po ashtu ky është një parim që duhet të udhëheqë çdo zgjedhje tonën në të mirë të jetës, të shoqërisë e të botës ku na është dhënë të banojmë.

Njerëzimi dhe jeta na tejkalojnë si individë, por përgjegjësia e secilit prej nesh është e domosdoshme që asnjë hallkë të mos thyhet a këputet nga papërgjegjësia, sepse çdonjëri nga ne është një ngjarje unike në këtë planet e vlen shumë.

Dikush thotë se jemi në luftë. Edhe luftërat i ka bërë njerëzimi e ka gjasa (Mos o Zot!) që do t’i bëjë përsëri. Në këto momente një pjesë po lufton me jetën, një pjesë me virusin, kurse për pjesën më të madhe lufta më e ashpër po zhvillohet brenda nesh. Këtë luftë, me instiktet tona egoiste kishim harruar ta bënim, sepse kishim marrë për të mirëqene që kishim vetëm të drejta e jo detyra. Tani po shohim ndryshe e shpresoj të vazhdojmë kështu.

Nxitimi që kemi për të dalë, rrezet ftuese të diellit, mungesa e rutinës së përditshme, malli për miqtë, shokët e të dashurit e zemrës po mundon shumë njerëz. E megjithatë momenti na kërkon një kufizim të lirisë, një vetëkufizim si një akt heroik, një armë lufte kundër një armiku të padukshëm e të panjohur.

Lexo edhe:

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta shohim botën vetëm nga këndvështrimi ynë e aq më keq akoma nga pasqyra e instikteve tona. Pasqyra lejon vetëm një pamje, atë të vetes tonë, si Narcizi në pellgun e ujit. Duhet ta shohim botën nga dritarja, sepse vetëm dritarja, e jo pasqyra, na lejon të shohim të tjerët, të shohim jashtë nesh e më në fund të dimë të jetojmë me dhe për të tjerët.

Është një shikim ky jo vetëm për kohë krize, por në mënyrë të veçantë tani që rrezikojmë shumë.

T’i hapim dritaret e zemrës e të shohim jashtë. Ka edhe njerëz të tjerë, nuk jemi vetëm. Prania e tjetrit është dhuratë, por edhe përgjegjësi.

Kurajo miq! Të përdorim më shumë dritaren e më pak pasqyrën!

Etiketa: Dom Gjergj Metajetamesazhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

20:40 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

12:48 : 13/08/2025
NDRYSHE

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

20:12 : 06/08/2025
BOTA

Rrëfimi i një gazetari: Jeta ime u kthye në ferr kur mafiozët më fajësuan për rënien e tyre

11:11 : 25/07/2025
AKTUALITET

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025
Para

Jonida Maliqi na tregon shtëpinë e saj moderne me këto foto

TË GJITHA

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

15:05 : 04/10/2025

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025

Bekim Halili u gjet i varur në Bruksel, mediat e huaja: Dyshohet viktimë e grupeve të drogës

14:45 : 04/10/2025

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025

Zbardhet ekspertiza: 61-vjeçarin në Tale të Lezhës e vrau demi që ruante

14:14 : 04/10/2025

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com