• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLP “sfidon” korona-virusin për t’i bërë qokën e radhës Donika Prelës

15:46 : 19/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndërmarrë disa veprime “in-extremis”, me qëllim që t’i sigurojë ish-drejtueses kontraverse të Krimeve të Rënda, Donika Prela, një komandim tre-mujor tjetër në Prokurorinë e Tiranës.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të vendosur nën izolim si të gjithë qytetarët e tjerë për shkak të pandemisë së korona-virusit, kanë dalë në zyrë për të firmosur vendimin për caktimin e Prelës në prokurorinë e Tiranës edhe për një afat tjetër, deri në Qershor 2020.

Vendimi është marrë në datën 18 Mars 2020, nëpërmjet një procedure “të jashtëzakonshme”, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë.

Sipas një njoftimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi për Prelën, si edhe disa të tjerë më të rëndësishëm se sa ai ish-kryeprokurores së Krimeve të Rënda, janë miratuar si “vendime qarkulluese për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19”.

Lexo edhe:

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

KLP informon publikun se anëtarët janë njohur paraprakisht me të gjithat vendimet via e-mail, si dhe kanë shprehur dakortësinë për aktet.

Firmosja e tyre është bërë në zyrë, duke respektuar masat e imponuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë firmosur vendimet, në mënyrë të pavarur, duke shmangur mbledhjen me anëtarët e tjerë.

Megjithëse në një situatë të ngarkuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë duket se nuk ka harruar t’i bëj “qokën” e radhës ish-drejtueses së komanduar të Krimeve të Rënda.

Donika Prela, e emëruar si prokurore në Durrës, u caktua në krye të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda në Maj 2018, në bazë të një vendimi të kundërligjshëm të ish-Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Pavarësisht se në kundërshtim me ligjin, Prela qëndroi në detyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda, deri në Dhjetor 2019, kur ajo strukturë u shkri për t’i hapur rrugë konstituimit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që ta caktojë Prelën si prokurore në Tiranë, pavarësisht se ajo e ka emërimin në Durrës.

Në mbledhjen ku u vendos shpërndarja e prokurorëve të ish-Krimeve të Rënda, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi se kishin vendosur t’i caktonin në Prokurorinë e Tiranës, si një lloj vlerësimi për kontributin e tyre tek pararendësi i SPAK-ut.

Por, bashkë me prokurorët që kishin emërimin tek Krimet e Rënda, zemërgjerësia e KLP-së përfshiu edhe Donika Prelën, e cila është dekretuar prej vitesh si pjesë e Prokurorisë së Durrësit.

Në 18 Mars 2020, Donika Prelës i përfundonte caktimi i përkohshëm 3-mujor në Prokurorinë e Tiranës. Ajo duhej të kthehej si prokurore e thjeshtë në Prokurorinë e Durrësit.

Por, mesa duket, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka preferuar që Prela të vijojë të japë kontributin e saj në prokurorinë e kryeqytetit. E, për këtë arsye, kryetari i KLP-së ka shpërndarë vendimin, të cilët e kanë nënshkruar anëtarët një e nga një, pa u parë në sy me njëri-tjetrin, për shkak të frikës nga korona-virusi.

Ndër vendimet e tjera, shumë më të rëndësishëm se sa “halli” i Donika Prelës, janë zgjatja e komandimit të detyrës si drejtues të Abaz Muçës dhe Rifat Rojkut, konkretisht në Prokurorinë e Matit dhe Dibrës.

Këto dy vendime janë shumë më të nevojshëm, pasi prokuroritë lokale kanë nevojë për drejtues, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës mund të funksionojë edhe pa Donika Prelën.

Vendimet e datës 18 Mars 2020 janë nënshkruar nga 8 prej 11 anëtarëve që duhet të ketë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Dy anëtarë të KLP-së, Besni Cani e Arben Dollapaj, u shkarkuan së fundmi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA). Ndërkohë, rezulton që konstatohet se vendimet nuk janë nënshkruar nga anëtari Sandër Beci.

Etiketa: donika prelaklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

21:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

09:19 : 11/07/2025
AKTUALITET

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

21:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025
Para

Kriza financiare, Sioni i ndërpret kontratën 8 futbollistëve përfshirë Lenjanin e Kasamin

TË GJITHA

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

14:54 : 09/08/2025

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025

“Sulm ndaj medias”/ Qeveria fik sinjalin e News24, godinën do e kthejë në fabrikë armësh

14:10 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com