Nga Marc Lipsitch and Joseph Allen
Shtetet dhe komunitete të tëra po ndërmarrin hapa për të zvogëluar kontaktin njerëzor për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Ky “distancim shoqëror” përfshin anulimin e tubimeve publike siç janë ngjarjet sportive, kufizimin ose mbylljen e transportit publik, mbylljen e shkollave dhe kufizimin e restoranteve dhe bareve etj. Qëllimi është ta bëjmë transmetimin e virusit sa më të vështirë. Kjo do të thotë të fitosh kohë për të ulur kërkesën kulmore ndaj kujdesit shëndetësor, i cili arriti nivele katastrofike në Wuhan, Italinë veriore dhe gjetkë. Shumë qytete ndërmorën masa të tilla mbi 100 vjet më parë për të ulur ndikimin e pandemisë së gripit të vitit 1918. Ata që vepruan me shpejtësi dhe vendosmëri u shpërblyen me më pak raste dhe një kulm më të ulët rastesh, duke lehtësuar kërkesën ndaj kujdesit mjekësor. Situata aktuale e bën të domosdoshëm “distancimin social”. Duhen mbështetur fuqimisht këto masa, të cilat shpëtojnë jetë. Por e rëndësishme është edhe ti kuptosh ato. Në vijim disa mite për “distancimin social” dhe të vërtetat rreth tyre.
1
Mit: “Distancimi social” është vetëm për të moshuarit dhe ata që rrezikohen seriozisht.
Realiteti: Qëllimi i distancimit social është të mbrojë individët, veçanërisht më të prekurit, por është edhe një mënyrë për të ngadalësuar transmetimin. Të gjithë ne mund të infektohemi dhe të transmetojmë infeksionin. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë në ngadalësimin e transmetimit duke qëndruar larg vendeve të mbushura me njerëz (sidomos në ambiente të mbyllura), duke zvogëluar numrin e kontakteve që kemi, duke shmangur personat që kolliten ose teshtijnë, të qëndrojmë në shtëpi dhe të vetëizolohemi nëse kemi simptoma. Të gjitha këto ndihmojnë në uljen e shkallës së përhapjes, zvogëlimin e numrit të personave që do të infektohen përfundimisht dhe mbrojnë ata që janë më të rrezikuar nëse infektohen.
2
Mit: Vetëm njerëzit e testuar pozitivisht për COVID-19 duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen.
Realiteti: Fatkeqësisht, askund nuk janë bërë aq teste sa duhen. Derisa të ndryshojë kjo situatë në duhet ta konsiderojmë veten sit ë prekur. Ndërsa moti bëhet më i ngrohtë, gripi dhe ftohjet sezonale bien dhe COVID-19 do të bëhet një shkak gjithnjë e më i mundshëm i infeksioneve të frymëmarrjes. Gjatë muajve të ardhshëm, këshillat më të mira do të jenë që ata që kanë ndonjë infeksion të frymëmarrjes të qëndrojnë në shtëpi dhe punëdhënësit tua bëjnë atë të mundur.
3
Mit: Vetëm tubimet e mëdha duhet të ndalen.
Realiteti: Anulimet dhe shtyrjet e tubimeve të mëdha janë një hap i parë i mirë, por nuk është ky fundi i përgjegjësisë sonë. Nga gripi tek fruthi e deri tek sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes, kemi shembuj të shumtë që nga mbledhjet më të vogla mund të shkaktohen infektime të mëdha. Përhapja e SARS në vitin 2003 erdhin nga një person i vetëm në një hotel i cili e transmetoi atë te 16 të tjerë. Për shkak të mungesës së disponueshmërisë së testimit deri më sot, ne nuk e dimë kush ka koronavirus. Tani për tani, ne supozojmë se e kemi të gjithë, dhe mbajmë distancimin shoqëror dhe shmangim tubimet e mëdha dhe të vogla, kështu që ne nuk jemi shkëndija që gjeneron një zjarr tjetër shpërthimi.
4
Mit: I gjithë ndërveprimi njerëzor duhet të ndalet.
Realiteti: Ndoshta “distancimi fizik” do të ishte një term më i mirë sesa “distancimi social”, sepse qëllimi është të ndahemi fizikisht, jo emocionalisht. Qëndrimi 100% i ndarë fizikisht nuk është e mundur për shumë arsye – ngrënia e ushqimit në tryezë, blerja e ilaçeve në farmaci, ruajtja e funksionimit bazë të shoqërisë dhe ruajtja e shëndetit mendor – janë disa që mund të përmenden. Ne duhet të ndalojmë takimet jo emergjente, vizitat shoqërore në shtëpitë e tjerëve, pasi mund të zëvendësohen me një telefonatë ose FaceTime. Por ju mund të dilni jashtë gjatë ditës. Shkoni për shëtitje ose vraponi me një mik. Takoni një fqinj ose dy ose tre në rrugë për një bisedë. Nxirrini fëmijët jashtë për një lojë pa kontakte me të tjerë ose për shëtitje në park ose pyll. Do të dimë shumë më tepër kur testimet të bëhen të plota, dhe pastaj të gjithë mund të rregullojmë në përputhje me rrethanat.
5
Mit: COVID-19 përhapet vetëm nga kollitja dhe teshtitja.
Realiteti: Mënyra mbizotëruese e transmetimit duket se janë piklat e mëdha që dalin gjatë kollitjes, teshtitjes dhe madje edhe vetëm frymëmarrjes së rregullt dhe të folurit. Por në të vërtetë ekzistojnë tre mënyra të transmetimi – piklat e mëdha, kontakti me sipërfaqet e kontaminuara dhe frymëmarrja, pra duke e marrë virusin në ajër. Tendenca është që çdo mënyrë të trajtohet si e veçantë. Kur kolliteni ose teshtitni dhe prodhoni pikëza të mëdha, disa bien në sipërfaqe dhe disa mbeten në ajërsi një aerosol më i vogël. Komuniteti shkencor do ta kuptojë rëndësinë relativ të secilës formë përhapjeje, por tani për tani, duhet të ndërmarrim masa paraprake ndaj të gjithë atyre. Kjo do të thotë të ndiqni rekomandimet e shëndetit publik për të mbuluar kollën tuaj dhe të lani duart shpesh, por gjithashtu pastroni shpesh sipërfaqet dhe bëni ajrosjen e shtëpive e zyrave.
6
Mit: Me një distanim të mjaftueshëm social, marrim menjëherë rezultate të larta.
Realiteti: Në qytetet kineze, rrugët kanë qenë gati bosh për më shumë se një muaj në një formë ekstreme të distancimit shoqëror që sapo ka filluar të hiqet. Një mësim që mund të nxjerrim nga Kina është se, edhe me ndërhyrje shumë intensive, kërkesa për shtretër spitalor dhe kujdes intensiv vijoi të rritej për javë me radhë. Kjo sepse dikush që është i infektuar, duhet kohë para se të sëmuret dhe të ketë nevojë për spital. Tani ne jemi në “distancim social” për të zvogëluar sforcimin e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor për disa javë.
7
Mit: “Distancimi social” për një muaj mund të jetë i mjaftueshëm për të ndaluar epideminë.
Realiteti: Edhe pse sëmundja mund të ulet në një qytet ose zonë me distancim shumë të efektshëm social, virusi mbetet i pranishëm – në numër të vogël njerëzish të prekur lehtë, apo në pacientë shumë të sëmurë të shtruar në spital për një kohë të gjatë. Historia tregon se kur vendoset “distancimi social”, numri i të prekurve ulet, dhe kur ai hiqet rastet mund të rikthehen. Ne duhet të përgatitemi për një distancim të gjatë. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ruajmë kohezionin social duke e përdorur “distancimin social” si një armë për të luftuar virusin. /USA Today
Marc Lipsitch, profesor i epidemiologjisë, është drejtor i Qendrës për Dinamikën e Sëmundjeve të Transmetueshmë në Harvard.
Joseph Allen, drejtor i programit për shëndetin në Harvard.