• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dëshmia përlotëse e mjekes italiane: Pacientët e kuptojnë që nuk kemi pajisje respirimi për të gjithë

21:33 : 18/03/2020
në BOTA, SHENDETI

L.B., 50 vjeç, është kirurge në spitalin e Treviglio, në Bergamo, Itali. Deri dje një mjeke që njihej për flokët e saj të gjatë e të verdhë, ajo i ka prerë fare shkurt.

Dhe e bëri këtë me qëllim që jo vetëm të heqë dorë nga kujdesi për pamjen e saj të jashtme dhe që të gjithë kohën e mundshme tia kushtojë atyre që kanë kaq shumë nevojë sot, të prekurit nga koronavirusi. Por edhe të mos infektojë ndokënd.

E ndërkohë përpiqet të bëjë sa të mundet edhe nënën. “Kur bëhem gati të shkoj në shtëpi, ato pak orë që mbeten, i them tim shoqi të largojë fëmijët. Shkoj drejt e në banjë, bëj dush për 40 minuta duke u fërkuar me ujë dhe sapun. Më pas vë maskën dhe i shoh duke mbajtur distancë. E flokët e shkurtër po ashtu më ndihmojnë të sjell sa më pak rrezik infeksioni në shtëpi”, thotë mjekja e cila foli për pak minuta për gazetën “Corriere dela Sera” ndërsa gjendej në shtëpi.

Por pohon se e ka të pamundur mos sjellë në shtëpi sytë e saj të trishtë nga skenat me të cilat përballet. “Pacientët e dinë se çfarë po u ndodh. Kur ti e çon për intubim, presupozohet për ti dhënë frymëmarrje të drejtuar me respirator që mos vdesë, të sheh drejt e në sy. Sepse e kuptojnë që ti ke vetëm tubin, por jo ventilatorin që siguron respirimin. Mosha është bërë kriter për këto manovra. Tani duhet të intubojmë dhe 40 vjeçarët. Po ju them se nëse nesër shkoj unë me diabet, do të jem pas tyre. Po diskutohet shumë për eutanazinë këtu, por po ju them se këta janë njerëz që po të kishim mundësitë me pajisjet do tia dilnin.

Mjekja e tronditur 50 vjeçare rrënqeth edhe më shumë me dëshminë e saj: “Pacienti të shikon. Dhe në ato momente mjeku nuk ka vetëm dy duar që intubojnë, nëse ka pajisje domethënë. Është dhe pika e vetme e lidhjes mes pacientit dhe botës së jashtme. Burra, gra, fëmijëz nipër e mbesa që presin lajm nga ty, përmes xhamave të sallave të izolimit kolektiv.  Pacienti e kupton se çfarë po ndodh, se çfarë po i ndodh. I lexohet në sy që e kupton. “Thuaji time shoqeje që e dua”, ose “jepi një përshëndetje mbesës që lindi e nuk munda ta shoh”, të thonë. Te pacientët çojmë fjalët që na thonë familjarët përmes telefonit, ose letra me mesazhe që ua japim. E tek familjarët japim përmes telefonit lajmin e ikjes së tyre nga kjo botë. Më duhej të njoftoja dy vajzat e një pacienti që jetojnë larg njëra tjetrës. As që mund të qanin së bashku për babanë e tyre. Po vdesin të vetëm, pa njerëzit e tyre të dashur pranë, të izoluar dhe më pas futen në dhoma morti të mbështjellë me pëlhurë me dezinfektantë. Ne mjekët rezistojmë, duhet ta bëjmë. Por jemi në limitet e tronditjes psikologjike nga gjithë ky ankth”.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

E në fund tregon një tjetër fakt rrënqethës. Pohon se kanë simptoma koronavirusi por nuk e bëjnë testin sepse kanë mbetur kaq pak në shërbim pasi plot të tjerë mjekë janë infektuar sa nuk mbeten të tjerë për të shërbyer.

Tregon se disa pacientë futen deri në banjë pasi nuk ka vende dhe ndonjë tjetër vizitohet edhe në autoambulancë. Kurse ka dhe një tjetër dëshmi: Tani erdhën rezultatet e dy tamponëve, meshkuj të 1973, njëri doli pozitiv, tjetri jo. Jam gjysmë e gëzuar”.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Ndërron jetë në spital, shkon në 4 numri i viktimave të aksidentit në Fushë-Krujë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com