Kryeministri Edi Rama premtoi sot zgjidhjen e problemeve me bankat, që kanë qytetarët ose bizneset, lidhur me shlyerjen e kësteve të kredive.
Rama shkruan në rrjet se një grup i përbashkët pune po hartojnë një dokument që do të firmoset nga Kryeministri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë zgjidhje problemeve.
Postimi i Ramës
🔴 LIDHUR ME ANKESAT QË MË KANË DËRGUAR DISA PREJ JUSH, TË CILËT KANË HASUR SOT VËSHTIRËSI NËPËR BANKA PËR KËSTET E KREDIVE TË BIZNESIT QË GJENDET NË VËSHTIRËSINË E LUFTËS, SAPO KAM FOLUR ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË
🔴 BRENDA PAK ORËVE NJË GRUP I PËRBASHKËT PUNE DO TË SHKRUAJË NJË DOKUMENT TË PËRBASHKËT, QË UNË DHE GUVERATORI DO TA FIRMOSIM SOT PËR TË ADRESUAR QARTË DHE PRERË KËTË HALL ME BANKAT!
🔴 RRINI TË QETË DHE BËNI DURIM, ITALIA MASAT EKONOMIKE I MORI PAS NJË MUAJI, SEPSE NUK ËSHTË 7×7=42 KJO PUNË, NDËRSA NE DO T’I KEMI GATI KËTË JAVË! KURSE BIZNESI QË KA HALLIN E KËSTEVE ME BANKAT, DO TA KETË ZGJIDHJEN SOT!
🔴 NA I BËNI HALLALL SHQETËSIME TË TILLA DHE MOS E VINI ASNJË SEKONDË NË DYSHIM SE MUA MË KENI NË KRAH DHE ME SYTË E VESHUR HAPUR DITË-NATË PËR TË LEXUAR E DËGJUAR HALLET TUAJA!
🔴JU TË GJITHË JENI FAMILJA IME NË KËTË LUFTË DHE ASGJË QË DO TA BËJA PËR FAMILJEN TIME, NUK DO TA LE PA BËRË PËR JU! ME MISH E ME SHPIRT!