• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta ndaj Covid 19, 1 mijë euro bonus për mjekët dhe infermierët/ Rama: Nga e marta blindohet kufiri

14:20 : 15/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot me një tjetër mesazh drejtuar shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se masat e parashikuara në Aktin Normativ të Qeverisë që u aplikuan në Tiranë dhe Durrës do të shtrihen në të gjithë vendin.

Rama tha se prej të martës do të blindohet kufiri i Shqipërisë, ndërsa shtoi se në dy javët e ardhshme do të ketë një rritje të kurbës së rasteve me koronavirus.

Kreu i Qeverisë gjithashtu shprehu falenderime për mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë që iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së ministres së Shëndetësisë për t´iu bashkuar ekipeve të bluzave të bardha.

Rama tha se bonusi për mjekët dhe infermierët që do jenë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirus do të jetë 1 mijë euro, që nis që me rrogën e muajit mars dhe vijon përsa muaj do të vazhdojë kjo luftë.

Lexo edhe:

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Pjesë nga fjala e Ramës

“Nesër administrata është pushim, do ishte sido qoftë pushim meqë Dita e Verës ishte të shtunën. Do të vazhdojë edhe për ata që nuk janëpjesë e detyrave esenciale. Të tjerët do të jenë në punë siç do të jenë në punë edhe kompanitë jetike për kompanitë prodhuese.

Lajmi i mirë është se deri tani i janë përgjigjur thirrjes 467 mjekë. E përsëris që të gjithë mjekët dhe infermierët që paga e marsit do të jetë me një bonus prej 1 mijë eurosh. Ky bonus do t’u jepet edhe gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjmë.

Java që vjen dhe tjetra pas saj do të vijë me numra të rritur. Dikush i quante dy javët e ngritjes së furtunës prandaj duhet të jemi të përgatitur për rastet që priten të shtohen pa asnjë dyshim.

Nuk më lejohet të mos ju them të vërtetën, aq më tepër kur lidhet me ju dhe familjet tuaja. Duhet ta dimë të vërtetën, ta pranojmë siç është dhe të jetojmë me të.

Sot hyn në fuqi akti normativ me forcën e ligjit që përcakton masat speciale, duke përcaktuar detyrime ligjore që ndihmojnë popullin. Reagimi juaj ka qenë fantastik deri më tani. Në këtë rast, jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Qeveria po punon me të gjitha forcat që të përgatistim çdo skenar. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të kenë vështirësi të paparashikuara dhe ju lutem të na e bëjnë hallall që nuk i parashikojmë dot”.

Etiketa: bonusmjekeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

19:48 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

Blindohet kufiri me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Ja cilat pika kalimi janë të hapura

TË GJITHA

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

11:19 : 13/10/2025

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

11:06 : 13/10/2025

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

11:03 : 13/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ vendos datën e nisjes së fushatës zgjedhore

10:52 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com