Pozoi nudo përpara xhamisë/ Lëshohet fletë-arrest për modelen e Playboy (Foto)

Modelja e shumëpërfolur e “Playboy”, Marisa Papen mund të përballet me tre vjet burg në Turqi për fotografitë nudo të realizuara në vendet fetare. Vajza e shumëpërfolur shkaktoi zemërim te një pjesë e madhe e njerëzve, pasi pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit, “Hagia Sophia” në vitin 2018.

Në fotografi, Marisa, ngriti një burka që ajo kishte veshur dhe zbuloi pjesët e saj intime në xhaminë ikonike otomane, që tani përdoret si një muze në Stamboll, Turqi.

Zyra e Prokurorit Publik të qytetit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj dhe e ka dënuar atë për “veprime mashtrimi” dhe “poshtërim publikisht të sovranitetit të shtetit”, thonë media turke. Kjo do të thotë që ajo mund të arrestohet dhe potencialisht të marrë dënim me burg deri në tri vjet.

Urdhri i arrestit raportohet se tani është lëshuar, kështu që autoritetet turke mund të marrin deklaratën e saj në lidhje me incidentet nën hetim.

Marisa, e cila e përshkruan veten si një “ekspresioniste me shpirt të lirë dhe me zemër të egër”, udhëtoi në Turqi me fotografin australian Jesse Walker për një fotosesion për kampanjën e saj reklamuese me markë “ENKI Eyewear” dy vjet më parë.

Por policët turq ishin në gatishmëri në atë kohë, duke vizituar hotelin e tyre në Stamboll dhe duke marrë në pyetje stafin një ditë pasi ata u larguan për në një vend tjetër në Turqi.
Krahas imazhit famëkeq të xhamisë, Papen gjithashtu pozoi nudo në rajonin lindor turk të Cappadocias.

Marisa i tha CEN News: “Për dallim nga Egjipti, këtë herë nuk kemi pasur një plan të fortë. Asnjë përgatitje fare, por një imagjinatë e pafund dhe një themel mjaft i fortë”.

LEXO EDHE  Luana Vjollca udhëtoi menjëherë drejt Kosovës për një arsye të veçantë

“Nëse keni qenë ndonjëherë në “Hagia Sophia”, do ta dini se kurrë nuk ka asnjë ditë pa mijëra njerëz rreth e rrotull saj në çdo kohë”, kishte shtuar më tej modelja Marisa Papen.

Kjo nuk është hera e parë që Papen ka provokuar zemërimin e njerëzve për fotografitë e saj lakuriq.

26-vjeçarja bëri tituj në të gjithë botën për polemikat e saj antifetare, të cilat përfshinin të pozuarit nudo me një kryqëzim gjigant në Vatikan.

Vitin e kaluar, ajo shkaktoi një stuhi në internet pasi iu gëzua përfshirjes nga zjarri të katedrales “Notre-Dame” në Paris.

The 3rd Testament.“I’m conveying my compassion for everyone who has been a victim of the church. Sexually/mentally/physically…”https://www.marisapapen.com/stories/in-the-city-of-cops-and-churches

Gepostet von Marisa Papen am Montag, 17. Dezember 2018