• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Perdue: SHBA duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë nëse nuk hiqen tarifat

22:40 : 10/03/2020
në RAJONI

Senatori amerikan, David Perdue, shkroi të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë. Në një postim në rrjetin twitter, senatori republikan i Gerogias, shkroi se “për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Tani, me përparimin e arritur historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë e atje”, shkroi ai.

For over two decades, US forces have helped keep the peace between Kosovo & Serbia. Now, with historic progress in sight, Kosovo must do its part & abolish all duties imposed on Serbia.

If Kosovo is not fully committed to peace, then the US should reconsider its presence there.

— David Perdue (@sendavidperdue) March 10, 2020

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar trysninë ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara nuk janë pajtuar me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e kushtëzuat të tarifave, një proces që duhet të fillojë sipas tij me 15 mars.

Lexo edhe:

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike vazhdojnë të jenë thellësisht të ndarë rreth tarifave ndaj mallrave serbe, madje mospajtimet janë të thellë edhe brenda koalicionit qeverisës. Lidhja Demokratike kërkon që tarifat të hiqen tërësisht siç po kërkon edhe Washingtoni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur nga gazetarët për të komentuar deklaratën e senatorit Perdue, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të posaçme, të përjetshme dhe duhet të kultivohen.

“Unë mendoj dhe kam besim të plotë që relacioni me Shtetet e Bashkuara nuk do të mbetet pre e tekeve apo aspiratave të një politike të ngurtë dhe elektorale ditore, por do të kemi një fokus të vendimmarrjeve të shpejta, të qarta të kultivimit dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshëm në procesin e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

“Ne, të gjithë liderët politik të Kosovës, jemi të zëvendësueshëm. Partneriteti strategjik, i përjetshëm dhe i veçantë me SHBA-në është i përjetshëm. Ai është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe ky vullnet duhet të zbatohet nga të gjithë liderët politik të Kosovës dhe jo që raporti me SHBA-në të cenohet për shkak të një grushti të votave”, tha presidenti Thaçi.

Në orët e pasdites ai i bëri thirrje qeverisë “që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen.

Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “duam marrëdhënie edhe më të mira se përpara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi aleat e partner të pazëvendësueshëm në aspektin ekonomik, politik, gjeo-politik, kulturor, ushtarak, etj.

Natyrisht që me zyrtarë të ndryshëm po edhe zyrtarë të ndryshëm tek ne mund të kenë diferenca, por unë nuk besoj që asnjëherë këto diferenca do të mund të shndërrohen në kundërthënie apo antagonizma të papajtueshëm.

Besoj fuqishëm që Republika e Kosovës dhe SHBA, kombi shqiptar në përgjithësi dhe SHBA i nevojiten shumë dhe gjatë, tepër gjatë njëri tjetrit”, tha ai.

Kryeministri Kurti, nuk pohoi nëse ka marrë ndonjë njoftim nga Korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit” për pezullimin e ndihmës për Kosovën, një njoftim që u publikua nga e Gazeta Express.

“Nuk kam një njoftim të tillë zyrtarë dhe jam një çikë i hendikepuar për shkak se njoftimet dhe lajmet janë të ndryshme që vijnë të paverifikuara apo gjysmë të verifikuara. Nuk e kam as përsëafërmi kohën e dikurshme që t’i ndjekë”, tha ai.

Javën e kaluar ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidenit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është bërë e qartë se mbajtja e tarifave në mënyrë të pjesshme dëmton ekonominë dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë ndihmat për Kosovën nëse udhëheqësit e saj dëmtojnë qytetarët e tyre në këtë mënyrë./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

12:52 : 06/07/2025
BOTA

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

12:51 : 06/07/2025
AKTUALITET

Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët

12:43 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
Para

“Gjithçka varet nga ne”/ Duma mesazh qytetarëve për betejën me koronavirusin

TË GJITHA

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

12:52 : 06/07/2025

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

12:51 : 06/07/2025

Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët

12:43 : 06/07/2025

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com