• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi, Gjonaj flet për situatën në burgje: Nuk ka vend për panik, ja masat e marra

19:32 : 09/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka siguruar se nuk ka vend për panik në sistemin penitenciar sa i përket situatës së krijuar pas alarmit për rrezikun nga koronavirusi.

Gjonaj nënvizon se po vijojnë intensivisht përgatitjet për masat që do të merren në bazë të protokollit shtesë shëndetësor, i cili sipas saj është në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, ajo thotë se është ndërmarrë një trajtim i posaçëm kujdesi shëndetësor ndaj të moshuarve, të sëmurëve kronike dhe atyre që hyjnë për herë të parë në institucion.
Edhe pse deri më tani situata paraqitet e qetë, Gjonaj siguron se ka masa të shtuara sa i përket personelit shëndetësor që shërben në institucionet penitenciare.

Gjithashtu, ajo thotë se nëse do të shihet e nevojshme më tej, do të përshkallëzohen masat duke kufizuar takimet e të burgosurve me familjaret.

Ndërkohë, paralelisht ministria e Drejtësisë thotë se janë marrë masa për zgjatjen e kohës së veprimeve telefonike dhe njëkohësisht shqyrtimi i mundësisë për lidhje me skype mes të dënuarve dhe familjarëve.

Lexo edhe:

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

“Metamorfoza 2”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen ndaj Breçanit dhe 7 të akuzuarve

Denis Dyrnjaja: Fillimisht do të ndalemi tek situata e fundit që lidhet me coronavirusin në Shqipëri. Sot nisi aplikimi i masave kushtëzuese, nga të cilat nuk do të shpëtojnë as të dënuarit në burgje dhe paraburgime. Çfarë do të ndodh në burgje?

Etilda Gjonaj: Në fakt ne kemi marrë disa masa paraprake para se Qeveria të dilte me vendimin e sotëm.  Kanë qënë disa masa paraprake parandaluese me qëllim që jo vetëm të verifikonim të gjitha kushtet pajisjet, të mbrojtjes së stafit shëndetësor në institucionet penitenciare, por njëkohësisht duke përgatitur edhe protokollet nëse do të kishte raste që do evidentoheshin në Shqipëri. Dhe që dje në mesnatë ku u përfshi protokolli i rekomanduar edhe nga OBSH  për masat e përgjithshme lidhur me parandalimin e coronavirusit, në momentin që u identifikuan 2 rastet e para. Unë kam firmosur 2 urdhëra sot në mëngjes, duke vendosur në radhë të parë zbatimin e protokollit shtesë i cili ka të bëjë me masa të shtuara shëndetësore. Sidomos me një kujdes të veçantë me grupe specifike siç janë ata që vuajnë nga sëmundje kronike, kategoritë e të moshuarve që ndodhen në institucionet penitenciare, por njëkohësisht edhe ata të cilët hyjnë për herë të parë në institucion dhe do duhet të qëndrojnë në një observim pak më të gjatë nga ajo çka parashikuar rregullorja e burgjeve, duke ju përshtatur edhe afatit të përcaktuar nga afati i protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Përtej faktit që institucionet e burgjeve janë absolutisht të sigurta dhe nuk ka vend për panik për personat që ndodhen aty, si për punonjësit apo personat që i është privuar liria, për faktin që ne do të marrim dhe do të shikojmë edhe masa të tjera të cilat do ti përgjigjen gjithmonë kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të këtyre personave që ndodhen aty.
Denis Dyrnjaja: T’ju bëj një pyëtje që besoj duhet të ketë logjikë në këtë rast. Unë jam një person që kam një të afërmin tim të burgosur, mund të jem bartës i sëmundjes dhe kërkoj një takim dhe mund ta sjell virusin në burg. Është parashikuar kjo gjë? Do ketë reduktim të takimeve ose masa të pezullimit të takimeve?
Etilda Gjonaj: Në masat paraprake që ne kemi ndërmarrë ka të bëjë pikërisht me zbatimin e protokollit të shërbimit shëndetësor, duke krijuar dhe kushtuar një kujdes të veçantë edhe stafit shëndetësor që trajton personat e dënuar në institucione apo punonjësit e policisë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët e të dënuarve. Aktualisht ne jemi në këto masa që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, pastaj do të kemi një paln B nëse do të kemi një shtim të rasteve dhe gjithmonë në interes të shëndetit të atyre që ndodhen brënda. Më pas të kemi edhe   pezullim të takimeve.
Denis Dyrnjaja: Që është një masë më drastike….
Etilda Gjonaj: Është një masë më drastike. Aktualisht do shikojmë reduktimin e takimeve me familjarët aq sa mundet, por nga ana tjetër kemi shtuar masat për të rritur numrin e komunikimeve telefonike të të dënuarve me familjarët, dhe po merremi me një formë tjetër sot, që ka të bëjë me komunikimin nëpërmjet SKYPE të të dënuarve me familjarët.
Denis Dyrnjaja: Pë të mbajtur një lloj distance dhe për të mos humbur komunikimin.
Etilda Gjonaj: Për të mos humbur komunikimin, por duke parë që gjithmonë situata të tilla krijojnë panik megjithëse nuk ka vend për panic, të kenë mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me familjarët e tyre.

Etiketa: gjonaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

21:03 : 05/05/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza 2”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen ndaj Breçanit dhe 7 të akuzuarve

16:38 : 27/12/2024
AKTUALITET

Përdhunimi i të resë nga partneri në Tiranë, dhuna degradoi pas telefonatës nga ish e dashura (DETAJET)

15:14 : 31/10/2023
AKTUALITET

“Gjonaj të tregojë lidhjet me lojrat e fatit, Balluku me Fushë Krujën”, Kryemadhi “shpërthen” ndaj Ramës

17:18 : 10/03/2021
AKTUALITET

FOTO/ Etilda Gjonaj “kapet mat” duke kryer krim elektoral, shpëndan leje legalizimesh për vota

13:15 : 28/02/2021
AKTUALITET

Pasuria e ministres Etilda Gjonaj, pikëpyetjet mbi një konflikt interesi të bashkëshortit të saj

18:31 : 28/01/2021
Para

Frika nga koronavirusi, anulohen edhe dy destinacionet të tjera me Italinë

TË GJITHA

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë flakadanë për tifozët

21:32 : 12/05/2025

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com