• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse koronaviurusi pagëzohet “mjellma e zezë” e financave?

10:28 : 06/03/2020
në BOTA, EKONOMI

Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për situata të paparashikuara me pasoja të rënda. Ekonomistët ndërkohë diskutojnë, se sa të rënda mund të jenë pasojat e epidemisë së virusit korona.

Kur në fund të janarit Gilles Guibout e pyetën, nëse mund të jetë virusi korona një “mjellmë e zezë”, ai u përgjigj: “Po, ndoshta për firmat, që kanë shumë biznese me Kinën.” Mendimi i tij ka peshë: Guibout është strateg i aksioneve të Axa Investment Managers në Europë, një administrues pasurishë me një volum depozitash në vlerën 800 miliardë Euro.

Kur u prononcua lidhur me virusin strategu i Axa dhe pjesa tjetër e botës së investimeve as nuk mund ta parashikonte, që virusi kishte kohë që po infektonte qindra vetë përreth Milanos. Ndërkohë norvoziteti në tregjet e financave në mbarë botën është rritur ndjeshëm.

Sa kohë virusi korona do të paralizojë ekonominë?

Gjithnjë e më shpesh tani po përmendet mjellma e zezë, kur është fjala për pasojat ekonomike të virusit korona. Me këtë emërtohet një ngjarje krejt e papritur, që ndodh rrallë dhe ka pak gjasa të ndodhë, por që shkakton pasoja të rënda për tregjet e financave dhe ekonominë reale.

Lexo edhe:

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

ALARMI/ Del një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi

Aktualisht gjithnjë e më shpesh bëhen krahasime me krizën botërore para më shumë se dhjetë vjetësh. Edhe më 2008 për botën e financave ishte krejtësisht e paimagjinueshme, që banka kryesuse investimesh në SHBA me histori 150 vjeçare mund të falimentonin. Askush nuk do ta kundërshtonte, që pasojat e falimentimit të Bankës Lehman Brothers do të ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Asokohe vala e shokut në tregjet e financave depërtoi duke prekur edhe ekonominë reale. Sot është e kundërta: Mbyllje fabrikash, panaire të anuluara, anulim fluturimesh dhe ndalimi për miliona njerëz që të largohen nga shtëpia e tyre, bëjnë që ekonomia reale të tkurret. Meqënëse si rrjedhojë ndërmarrjet fitojnë më pak, kjo ka pasoja për kurset e aksioneve të tyre e kësisoj ndikon edhe në tregjet e financave.

Qysh prej shpërthimit të virusit korona në Kinë dhe masave të zgjeruara të karantinës që ka marrë udhëheqja e shtetit dhe e partisë Republika Popullore si motor i koniunkturës botërore po mungon në shumë sektorë. Ish-shefi i Bundesbank Axel Weber parashikon që ekonomia kineze të tkurret në tremujorin e parë me 1,5 përqind, e si rrjedhojë është e thjeshtë të llogarisësh pasojat globale – sepse Kina mbulon gati 20 përqind të rendimetit ekonomik mbarëbotëror.

Mjeshtri hesht

Shpikësi i konceptit mjellma e zezë si një fantazëm për tregjet e financave deri tani nuk është prononcuar publikisht. Nassim Nicholas Taleb, një matematicien financash nga SHBA, ish-profesionist në Wall Street dhe autor bestseller, hesht. Në vitin 2001 autori me origjinë nga Libani përdori në librin “Roli i nënvleftësuar i rastësisë – Budallenjtë e rastësisë” konceptin mjellma e zezë, për të përshkruar ngjarje me pasoja të mëdha në botën e financave.

Kur më 2007 u publikua libri i tij “Mjellma e zezë: Fuqia e ngjarjeve që vështirë s mund të ndodhin”, interesi për të ishte i kufizuar. Vetëm pas falimentimit të Lehman Brothers një vit më vonë vepra e tij u kthye në një bestseller global. /DW/

Etiketa: Koronavirusimjellma e zezepaosojat

Lajme të lidhura

BOTA

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

16:12 : 03/12/2024
BOTA

ALARMI/ Del një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi

20:50 : 04/08/2023
AKTUALITET

19 raste të reja me Covid, harta e infektimeve

16:18 : 16/10/2022
RAJONI

Dy viktima nga Covid dhe dhjetëra raste të reja në Kosovë

12:49 : 08/08/2022
RAJONI

Një viktimë dhe mbi 900 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

15:07 : 06/08/2022
RAJONI

Mbi 1000 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

15:01 : 02/08/2022
Para

Koronavirusi, këshillat e ish-ministrit: Pini 2 mg në ditë vitamina C, mbrojtje e garantuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë/ VIDEO

12:18 : 19/05/2025

Lufta në Ukrainë/ Trump do të telefonojë sot Putinin dhe Zelenskyn

12:04 : 19/05/2025

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

11:58 : 19/05/2025

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet me urgjencë në spital/ EMRI

11:50 : 19/05/2025

Rënia e çmimit vendas ul importet e qumështit për janar-prill me 15%

11:42 : 19/05/2025

I shiti kokainë 15-vjeçares që përfundoi në spital, arrestohet i riu në Sarandë

11:35 : 19/05/2025

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

11:20 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com