Alarm në një shkollë në Leheo, Korinth, pasi dy nxënës, fëmijë emigrantësh shqiptarë dyshohen për koronavirus. Bëhet fjalë për dy vëllezër me simptoma të ngjashme, kollë, temperaturë, shenja gripi.
Çfarë ka shkaktuar shqetësim në gjithë shkollën dhe zonën është fakti që vëllezërit ishin udhëtim në Shqipëri, ku u takuan me babain e tyre që jeton në Italinë Veriore, zonë e prekur thellë nga koronavi.
Mjekët e spitalit të Korinthit, ku po testohen nxënësit shqiptarë kanë qetësuar prindërit dhe mësuesit, duke shpjeguar se kanë simptoma të lehta, ndërkohë që këshilli i prindërve kërkon të mbyllet urgjentisht shkolla. /BW/