• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anti-KÇK, deputetët e PS që nuk e votuan/ Rama paralajmëroi se do përjashtoheshin nga grupi, a do e mbajë fjalën?

10:14 : 06/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Maxhoranca mundi të marrë maksimumin nga deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit në votimin për paketën anti-KÇK, kur atë e votuan pro 89 deputetë.rama brace xhafaj

Ajo që ra në sy dje në Parlament ishte mungesa e zëvendëskryeministrit Erion Braçe gjatë gjithë seancës së debatit, por dhe votimi i tetë deputetëve të tjerë. Fatmir Xhafaj, Senida Mesi, Roland Xhelili, Jurgis Çyrbja, Musa Ulqini, Lindita Nikolla, Robert Bitri dhe Bashkim Fino nuk ishin dje në votim.

Zëvendëskryeministri mungoi edhe gjatë tri ditëve të zhvillimit të Kongresit të PS javën e shkuar, edhe pse vetë ai nuk e quajti bojkot të Kongresit. Një tjetër mungesë domethënëse gjatë votimit të djeshëm në radhët e socialistëve, ishte ajo e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, raporton Panorama.

Xhafaj nuk mori pjesë në fund të seancës në votim, por ai u tërhoq dhe nga diskutimi i tij për aktin normativ të paketës antiKÇK. Xhafaj ishte në tetë deputetët, përfshirë dhe ministrin Lleshaj, që do të diskutonin dje në Parlament për këtë paketë.

Ish-ministri i Brendshëm, ndoshta i druhet, ligjit anti-KÇK, subjekt i të cilit mund të jetë vëllai i tij, Geron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge. Dhe nuk përjashtohet mundësia që formulari i vetëdeklarimit të mbërrijë në adresë të Xhafajt lidhur me pasurinë, ashtu sikundër ka ndodhur me plot emra të tjerë, që janë dënuar si Geroni.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Për Kryeministrin Rama, Paketa anti-KÇK është një goditje që maxhoranca do t’i japë krimit, duke u marrë atyre pasurinë e vënë përmes kësaj veprimtarie. Për rëndësinë që anti-KÇK ka për maxhorancën, ditën e prezantimit të kësaj pakete Kryeministri kërkoi votimin e saj pa kushte nga deputetët e tij. Kryeministri Rama paralajmëroi deputetët socialistë se kush nuk do ta votojë Paketën anti-KÇK, do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar.

“Kërkoj mbështetjen e Grupit Parlamentar të PS-së për Paketën speciale anti-KÇK. Kush nuk e voton këtë paketë, përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së”, u shpreh Rama më 25 nëntor 2019, kur e prezantoi këtë paketë. Mungesa e dy deputetëve në votimin e kësaj pakete pritet që ta vërë në vështirësi Kryeministrin për të mbajtur ose jo fjalën e tij dhënë publikisht para Grupit Parlamentar, por edhe zyrtarëve të lartë të administratës publike në vend.

VOTIMI NE KUVEND

89 pro
17 kundër
3 abstenime

Munguan në votim
Erion Braçe
Fatmir Xhafaj
Bashkim Fino
Senida Mesi
Roland Xhelili
Jurgis Çyrbja
Musa Ulqini
Lindita Nikolla
Robert Bitri

Etiketa: Anti KCKpaketaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
Para

Video/ Kupa e Francës, St. Etienne në finale pas 38 vitesh, tifozët në delir

TË GJITHA

Zgjohet policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com