• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do t’çoj babi në mbledhje partie

18:37 : 02/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pushtetarë, por edhe “njerëzorë”, kur me fëmijët në krahë, përdore shëtitje, rendin rrugëve të Shqipërisë për të treguar se edhe ata janë si të gjithë qytetarët e këtij vendi. Sot ishte radha e kreyebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që me djalin e vogël në krahë një vjeç e gjysëm, e çoi në mbledhjen e partisë dhe parisë së Rilindjes!

“Hajde ke xhaxhi, sa qenka rritur”-, “nuk të ngjaka shumë Erion..”,- “i ngjan i ngjan”-thotë një tjetër… Që të gjithë në një tavolinë ku nuk pihet vetëm kafe, por luhet me fatin e çdo qytetari në këtë vend. Kryeministri, ministra dhe persona të rëndësishëm pranë qeverisë shpërqëndrohen për pak çaste nga prania e djalit të kryebashkiakut të Tiranës. Lali Eri, gati sa nuk i thotë, “ja ky xhaxhi i gjatë e ka bërë babin të madh”…!

Kreu i bashkisë së Tiranës nuk e çoi famijën aty se nuk ka kush ta mbajë. Xhepi i tejfryrë ia mban bejagi që të paguajë dado, por edhe nëse nuk i dalin “llogaritë” në fund të muajit, babi Eri ka investuar në çerdhe shtetërore…. Të paktën kështu thotë! Po sot jemi në një shfaqje për dy arsye. E para për të stisur një propagandë, për t’i shfaqur këta gogolë të vërtetë të pushtetit dhe makutëris,ë si tepër njerëzore dhe qytetarë të mirë që kanë edhe ata halle dhe probleme si çdokush tjetër.

Erioni e mbushi ditën me propagandën e tij, qoftë edhe duke i bërë një shëtitje të voglit, për ti prezantuar “shokët e babit” që ka ndarë kaq shumë të mira materiale dhe benefite të tjera që ia jep luksi i pushtetit në vendin më të varfër në Europë.

Lexo edhe:

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

Djali apo vajza e tyre nuk janë si të tjetërët, edhe kur bëhet fjalë për shfaqje. Jemi në një rast unikal në këtë botën politike ku kryebashkiaku i Tiranës nuk lë fëmijë çerdheje, kopshpi dhe shkollash pa u përdruar imazhin në rrjetet sociale dhe kronikat televizive, duke i shfrytëzuar e përshfaqur me fytyrë, por djalin e tij vetëm për fytyrë askush nuk e ka parë. Dhe mirë bën, të vegjëlit duhen ruajtur, por fëmijën e tjetrit perse e shfrytëzon për imazhin e pështirë?! Kjo është një histori e gjatë që Lali as ka ndërmend të heqë dorë, për aq kohë sa prindër të këtyre fëmijëve që i dërgojnë në institucionet e arsimit nuk reagojnë kur e shohin në një foto apo video të kreut të bashkisë.

Pjesa tjetër është e dhimbshme, kemi një “mostër propagande” që kërkon të imponojë edhe më të pabesueshmën, për ta shitur veten si çdo qytetar tjetër në vend. Në Tiranën e Lali Erit ka plot prindër që nuk kanë para të paguajnë për bebelinat e fëmijës. I mbajnë me orë të zgjata vetëm me një palë që të kursejnë edhe aty në higjenën e më të voglit.
Marrin para borxhë për të rendur në farmaci dhe blerë atë qumësht me kuti, sepse nëna e fëmijës nuk ushqehet aq mirë sa ta mbajë me gji. Sigurisht që fëmijët e politikanëve do të rriten mes së mirash, të diferencuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ky mentalitet është shtrirë gjerë ku shumica e politikanëve, veçarisht të pushtetit fëmijët e tyre i kanë në shkolla jashtë vendit. Ua paguajnë shtrenjt atë shkollim dhe më pas përgatiten për të kaluar safetën. Nuk është aspak çudi që ata të jenë trashëgimtarë të çdo lloj pushteti.
Po i përgatisin që sot me “shfaqje në publik”. Në takime me parinë e partisë për të kuptuar që në gjenezë se çdo lloj e mire që shohin me sy vjen pikërisht nga ato takime mbledhhjesh, që më shumë se të diskutojnë për nisma në shërbim të publikut, janë takime dhe marrëveshje okulte që mbyllen me copëtimin e radhës të asaj pasurie që ende ka mbetur, për të “njomëzuar” gojët e tyre të babëzitura.

Etiketa: Erion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
Para

Mbyllet protesta/ Dekreti dhe paralajmërimi, Meta: Do firmos për shpërndarjen e Parlamentit

TË GJITHA

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

14:28 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, nis në Gjykatën e Korçës seanca për masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit

14:11 : 17/08/2025

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025

Sherr i dhunshëm në Durrës, plagoset një person! Arrestohet autori (EMRI)

13:42 : 17/08/2025

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

13:24 : 17/08/2025

Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

13:13 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com