• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkullaku: Ndalimi i Çilit, si arrestimet në kohën e diktaturës

15:26 : 29/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Armand Shkullaku e krahason arrestimin e botuesit Henri Çili me ato në kohën e diktaturës.

Në një opinion të publikuar, Shkullaku shprehet se arrestimi i Çilit, i kujton “arrestimet që bëheshin në kohën e diktaturës kur nuk ishte qëllim zbardhja e së vërtetës, por terrorizimi i popullsisë dhe denigrimi i personave që merreshin nga organet e drejtësisë”.

Reagimi

Pavarësisht se për çfarë akuzohet Henri Çili, do të jetë gjykata ajo që do të vërtetojë, ose jo, fajësinë e tij. Për mua, ajo që më ka lënë shije shumë të keqe, është mënyra sesi u bë arrestimi i një personi publik dhe mbi të gjitha, ekspozimi që iu bë kësaj afere në media.

Në radhë të parë ne e dimë që Henri Çili, as ka vrarë njeri, as ka grabitur njeri e as nuk ishte në kushtet e flagrancës. Siç morëm vesh ne, ky ishte një proces për të cilin prokuroria tha se kishte hetuar prej muajsh. Arrestimi në mes të natës, në orët e para të mëngjesit, shoqërimi me pranga në Gjirokastër, nxjerrja e imazheve për publikun, më tepër ka për qëllim denigrimin për hir të një show propagandistik sesa hetimin me paanësi të një çështjeje.

Lexo edhe:

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

Ironia e Shkullakut: Rama ka punësuar 300 mijë shqiptarë, por në Gjermani, Itali e Greqi

Ne e dimë se botuesi apo drejtuesi i UET-së, kolegu ynë, nuk ka qenë person me rrezikshmëri të lartë. Fare mirë mund të ishte thirrur, t’i komunikohej akuza e pse jo të hetohej në gjendje të lirë. Kem i raste që banditë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje po dalin për sjellje të mirë në burg apo shërbime ndaj komunitetit. Kemi një kontradiktë shumë të madhe mes asaj që shohim përditë dhe show-t që na serviri qeveria dhe policia, në rastin e Çilit.

Kjo më ka lënë një shije të hidhur. Më kujton arrestimet që bëheshin në kohën e diktaturës kur nuk ishte qëllim zbardhja e së vërtetës, por terrorizimi i popullsisë dhe denigrimi i personave që merreshin nga organet e drejtësisë. Për mua është e njëjta skemë që ndodh në regjimet autoritare dhe diktatoriale.

Henri Çili është një personalitet publik në Shqipëri. Unë nuk e di sa të vërteta janë ato që thuhen për të, nëse i ka kryer apo jo. Këtë nuk e marrë përsipër, por mënyra me të cilën është vepruar jam totalisht kundër. Do të thosha që kontributi i tij si themeluesi UET, si botues, por edhe si një përfaqësues i opinionit publik ka qenë një kontribut i dëshmuar në gjithë këto vite, pavarësisht se mund të mos jemi dakord me idetë e njëri-tjetrit. Por, në rastin konkret ne të gjithë si kolegë duhet të bashkohemi në një pikë që, mënyra sesi u trajtua ky rast nuk ishte aspak humane dhe na ka lënë të gjithëve një zhgënjim shumë të madh.

Sigurisht procesi do të vazhdojë, unë mendoj se nëse do të hetohet në mënyrë të paanshme do të dalin edhe të vërteta për këtë çështje. Vetë Henri dhe avokati i tij nuk kanë folur ende për të sqaruar akuzat e ngritura mbi të, por ajo që do të kisha dashur të shihja është heqja e prangave nga duart e një kolegu që nuk po akuzohet për një krim të rëndë. Qoftë korrupsioni pasiv, qoftë falsifikimi i dokumenteve që i mësuam nga prokuroria janë vepra penale, që mund të hetohen në gjendje të lirë. Për më tepër që bëhet fjalë për një individ që as ka rekorde kriminale, as nuk ka kryer një vepër të rëndë dhe as është person që paraqet rrezikshmëri publike. Gjëja e parë që do të doja të shihja është që Henri Çili të hetohej në gjendje të lirë, ose në kushtet e detyrimit të paraqitjes. Pastaj, përgjegjësinë për aktet e kryera e mban ai si individ, nëse i ka kryer sigurisht do të marrë dënimin që parashikon ligji.

Që me këtë rast do të bëhej show, u parandie kur kryeministri dhjetë ditë më parë në një fjalë që mbajti për rastin e OFL-së, madje edhe në emisionin “Opinion”, tha se ka botues dhe analistë që paguhen nga krimi i organizuar. Nëse ai e ka ndarë mendjen pa filluar procesi se këta botues dhe analistë financohen nga krimi i organizuar, mendoj se e ka dhënë verdiktin para se të nisin hetimet dhe kjo nuk më pëlqen.

Etiketa: armand shkullaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

20:34 : 05/05/2025
AKTUALITET

Ironia e Shkullakut: Rama ka punësuar 300 mijë shqiptarë, por në Gjermani, Itali e Greqi

21:49 : 28/04/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Rama mashtrues si Rrapushi! Mitingu i tij një cirk ku mungonte thelbi

21:56 : 14/04/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

22:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Rama e lau e shpëlau mirë Veliajn, dhe më pas paf … i shkoi SPAK-u

22:31 : 05/03/2025
AKTUALITET

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

15:48 : 27/02/2025
Para

“Edhe ndërkombëtarëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që Rilindja ka ndërtuar”, Kryemadhi tregon pse do jetë më 2 Mars në bulevard

TË GJITHA

“Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve”, PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH

21:35 : 31/05/2025

Finalja e Champions League/ Interi i “mpirë” në Mynih, PSG realizon golin e dytë

21:26 : 31/05/2025

Finalja e Champions League/ PSG-ja në avantazh ndaj Interit, Hakimi ndëshkon ish-skuadrën

21:15 : 31/05/2025

“Arbitri u shndërrua në shtet elektoral”, Noka: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

21:07 : 31/05/2025

ZYRTARE/ Partizani i beson të rinjve, firmos me dy talentet e akademisë

21:02 : 31/05/2025

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re! Ja çfarë na dëmtoi

20:57 : 31/05/2025

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com