• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manifestimi i 2 marsit/ Lubonja thirrje socialistëve: Po heshtët sot, grushti i shtetit do godasë edhe mbi ju

13:15 : 28/02/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja i është drejtuar me një apel socialistëve për të mos heshtur, pasi “grushti i shtetit” do të godasë edhe mbi ta.

Lubonja në një analizë, referuar edhe manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, me 2 mars, u shpreh se nuk kam dëgjuar thuajse askënd ndër ata që janë kundër Presidentit të hedhin poshtë akuzat ligjore të tij, që provojnë se maxhoranca po bën një grusht shteti ndaj Kushtetutës, duke kapur nëpërmjet shkeljesh ligjore Gjykatën Kushtetuese.

“Argumentet e kundërshtarëve të Metës që mbushën me shumicë emisionet synuan të përqendrohen rreth pyetjeve të tilla si: A e bën Meta këtë lëvizje për interesin e vet, pasi maxhoranca ka kërkuar shkarkimin e tij, prandaj i duhet një Gjykatë Kushtetuese që ta kontrollojë? A duhet të veprojë në këtë mënyrë Presidenti, duke thirrur njerëzit në protestë, ndërkohë që roli i tij është ai i ruajtjes së unitetit kombëtar?

A do ta lërë Meta postin pas protestave? A do të krijojë ai ndonjë parti tjetër? Çfarë lloj partie do të jetë kjo? Sovraniste, evropianiste apo postmoderniste? Pati madje edhe pyetje si ajo që vuri Fevziu për publikun në emisionin e tij të së enjtes: a do të pajtohet Rama me Metën përsëri, apo do të vazhdojë konflikti?”, shkruan Lubonja në analizën e botuar te Panorama.

Nga Fatos Lubonja

Lexo edhe:

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

Akuzat e Presidentit Meta për grusht shteti kushtetues nga qeveria dhe thirrjet e tij për një protestë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës, kanë mbizotëruar skenën mediatike të gjysmës së dytë të shkurtit, në konkurrencë me lajmet mbi rrezikun e koronavirusit. Për t’i dhënë precedencë në këtë konkurrencë lëvizjes së vet, Ilir Meta e shoqëroi thirrjen e tij edhe me pohimin se Rilindja është më keq se çdo murtajë.

Duke ndjekur komentet e shumta për këtë ngjarje dhe këtë pohim të fundit, mund të them se kësaj here më ka rënë në sy, më shumë se kurrë, fakti se kundërshtimi ndaj atyre që janë pro Presidentit nga ana e mbështetësve të PS-së që janë kundër tij ka qenë më i kompleksuar. E them këtë, pasi nuk kam dëgjuar thuajse askënd ndër ata që janë kundër Presidentit të hedhin poshtë akuzat ligjore të tij, që provojnë se maxhoranca po bën një grusht shteti ndaj Kushtetutës, duke kapur nëpërmjet shkeljesh ligjore Gjykatën Kushtetuese. Argumentet e kundërshtarëve të Metës që mbushën me shumicë emisionet synuan të përqendrohen rreth pyetjeve të tilla si: A e bën Meta këtë lëvizje për interesin e vet, pasi maxhoranca ka kërkuar shkarkimin e tij, prandaj i duhet një Gjykatë Kushtetuese që ta kontrollojë? A duhet të veprojë në këtë mënyrë Presidenti, duke thirrur njerëzit në protestë, ndërkohë që roli i tij është ai i ruajtjes së unitetit kombëtar? A do ta lërë Meta postin pas protestave? A do të krijojë ai ndonjë parti tjetër? Çfarë lloj partie do të jetë kjo? Sovraniste, evropianiste apo postmoderniste? Pati madje edhe pyetje si ajo që vuri Fevziu për publikun në emisionin e tij të së enjtes: a do të pajtohet Rama me Metën përsëri, apo do të vazhdojë konflikti?

Po nisem nga kjo pyetja e fundit për të shtjelluar më saktë se çfarë dua të them. Andi Bejtja ngulmoi me të drejtë në atë emision, duke i thënë disa herë Fevziut se pyetja themelore që duhej shtruar për publikun ishte nëse ka apo nuk ka të drejtë Presidenti në çështjen që ka ngritur, sepse kjo është e para gjë që na intereson të gjithëve sot dhe jo a do të pajtohet përsëri Rama me Metën. Kjo, pasi nëse publiku mendon se akuzat ligjore të Presidentit qëndrojnë, atëherë problemi që ka ngritur ai bëhet automatikisht një problem i të gjithëve dhe jo një problem i Ilir Metës.

Kurse të shtrosh në këtë moment problemin nëse do të pajtohet apo jo përsëri Meta me Ramën, është ta reduktosh këtë ngjarje thjesht në problem të Ilir Metës, që është krejtësisht sekondar dhe jashtë vendit në raport me problemin që duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët, të cilët duan të jetojnë me një minimum dinjiteti dhe ndjenje lirie. Sepse kur akte të tilla falsifikimi dhe shkeljeje të ligjit kryhen edhe ndaj institucionit të Presidentit, të gjithë duhet të ndihen më të pasigurt në këtë vend. Dhe kur them “të gjithë”, kam parasysh edhe socialistët apo mbështetësit e tyre, që pretendojnë se kanë një lloj dinjiteti. Madje, do të thosha se nëse kanë mbetur të tillë, ata duhet të jenë të parët që nuk duhet të lejojnë që partia ku bëjnë pjesë të shkelë në këtë mënyrë themelet e demokracisë, siç është edhe Kushtetuta.

Thënë kjo, mendoj se vetëm disa shkallë më poshtë emergjencës që ka krijuar akti i qeverisë kundër institucionit të Presidencës mund të merren në konsideratë argumentet e mbështetësve të PS-së, që e analizojnë atë si një çështje të Metës. Personalisht bëj pjesë ndër ata që e kanë parashikuar grushtin e shtetit që në fillimet e Reformës në Drejtësi, duke paralajmëruar se “operacioni Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, quaje po deshe puçi ose grushti shteti, që të evokon situatat ku lind nevoja e krijimit të organeve me fuqi të jashtëzakonshme, derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve”.

Kur analizoj gjithë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit, nuk mund të mos gjej përgjegjësitë edhe të Ilir Metës për këtë konsolidim të pushtetit të puçistëve me bashkëpunimet, pajtimet e pazaret e shumta që ka bërë me Edi Ramën për interesat e veta e të partisë së tij kundër atyre të shqiptarëve. Të njëjtën gjë mund të them edhe për PD-në dhe aleatët e saj. Nuk ka pikë dyshimi se s’do të kishim arritur në këtë pikë sikur ata, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, për interesa partiake e vetjake dhe kundër interesave të shqiptarëve, të mos kishin lejuar krimin e puçistëve dhe puçistët e krimit të kapnin shtetin deri në këtë shkallë.

Megjithatë, problemi i së sotmes është që çdokush, e përsëris, edhe ata që sot militojnë në partinë në pushtet, edhe ata që bëjnë pjesë në frontin e atyre që duan ruajtjen e statukuosë, sepse e kanë të lidhur qerren e interesit personal me Ramën; edhe prokurorët dhe gjykatësit që sot konsiderohen se janë kapur nga PS-ja duhet të gjejë mënyrën për të reaguar kundër këtij grushti shteti kushtetues. Arsyetimi për këtë është shumë i thjeshtë, sepse e ka provuar historia më shumë se një herë: nëse lejoj që shkelja e ligjit të ushtrohet ndaj kundërshtarit tim, nesër ajo do të ushtrohet edhe ndaj meje. /Panorama/

Etiketa: lubonjaMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në qeli, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga “Rilindja”

15:44 : 26/06/2025
Para

Unë kam vetëm një arsye për të protestuar me 2 Mars

TË GJITHA

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

17:08 : 27/06/2025

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin pas bisedimeve për çështje humanitare

17:07 : 27/06/2025

Ylli i Barcelonës bën një hap pas, pranon ulje page për të rinovuar kontratën

16:52 : 27/06/2025

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025

80 mln euro për një lojtar që ka 6 muaj në skenë? Bayern ka një plan “Muller 2.0”

16:39 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com