• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nexhmia nuk ka vdekur!

13:35 : 27/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E veja e diktatorit Enver Hoxha “thuhet” se u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Tiranë. Lajmi u përhap shpejt, duke kapur ballinat e gazetave, portaleve, por edhe edicionet e lajmeve në televizione. U bënë edhe emisione të veçanta specifike për jetën e saj, si u njoh me Enver Hoxhën, si qeverisi, sa ndikoi në vrasje, zhdukje, burgime dhe internime. U tha dhe çfarë nuk u tha, por Nexhmie Hoxha nuk ka vdekur shpirtërisht.

Pati edhe një histerizëm kolektiv që reagonin me mllef për ikjen nga jeta të shoqes e cila drejtoi në krah të diktatorit Enver Hoxha një pushtet i cili ka vrarë më shumë se vetë Lufta e Dytë Botërore, llogaritet rreth 4500 të ekzekutuar, pa gjyq apo gjyqe të sajuara, të vdekur nën torturat e hetuesisë, apo lënë jetën nëpër burgjet e tmerrit.

Të gjitha ata që u “gëzuan” nga lajmi i vdekjes së Nezhmie Hoxhës ende nuk e kuptojnë se ajo mund të ketë ikur fizikisht, në një moshë që gati kapi një shekull jetë për të marrë shumë jetë shqiptarësh, por komunizmi për të cilën ajo u kujdes që ta çonte deri në fund, fatkeqësisht nuk ka ikur nga mendjet e shumë njerëzve.

Ajo nuk u dënua për krimet e komunizmit, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende të Europës Lindore që mbajtën një regjim të ngjashëm. Kurrë nuk kërkoi një ndjesë publike për gjithçka i shkaktoi vendit, sepse komunizmi nuk është vetëm një nocion politik i mënyrës qeverisëse, por mentalitet që rritet dhe në çdo çast ka mënyrë sjelljeje. Fat i keq edhe për disa gazetarë që më shumë se punën shesin vetëm emrin, sot nuk do kenë më mundësi të dalin një herë nga “Nëna Nexhi” siç e thërrisnin me shumë përkëdheli.

Lexo edhe:

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

Kanë shkruar kaq shumë për të, sa e kthyen Nexhmien në zëdhënësen dhe propaganduesen më të zjarrtë të një regjimi diktatorial. I bënë aq shumë nder sa e mbajtën gjallë edhe vetë diktatorin Enver Hoxha. Ai lloj “lumturimi” për ikjen e saj është dështimi ynë si shoqëri që nuk reagon, shtypet e nuk ndihet. Edhe kur ka të drejtën e Zotit dhe ligjit kërkon mëshirë nga shtypësi, por asnjëherë drejtësi.

Dhe Nexhi nuk ka vdekur, ajo ka lënë pinjollës e saj jo vetëm të familjes, por të pushtetit të këtyre 29 viteve. Sot vërtetë nuk ka gjyqe të sajuara, por po vriten çdo ditë me padrejtësi nga më i pushtetshmi, me dhunë në zyrat e shtetit, me përbuzje, arrogancë dhe shkatërrim të ngadaltë të sistemit nervor, pasi qeverisin me mentalitet komunist.

Edhe kur “Nëna Nexhi” u dënua ajo e “pësoi” për shpërdorim produktesh, apo se pinte shumë kafe, por kurrë nuk ia numëruan një më një ekzekutimet, nuk pati dëshmi nga të përvuajturit që tia plasin në sy dhe nënshtronin në atë sallë gjyqi. Pushtetet u kujdesën që ti pastronin figurën një dragoi që ka ndërruar vetëm ngjyrë, por kurrë sjellje. Nexhmia nuk ka vdekur!

Etiketa: Nexhmijavdekjevejusha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas nga ‘Porsche’ kur po vinte me motor nga puna si kamarier

11:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

17-vjeçari humbi jetën në aksident/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

08:50 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vlorë – Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 17-vjeçari/ EMRI

08:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Krujë, 20-vjeçari përplas me automjet për vdekje një këmbësor

21:54 : 27/10/2025
Para

Bota përgatitet për situatë pandemie nga koronavirusi

TË GJITHA

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025

“Zbresim në bazë”, Këlliçi përjashton bojkotin e Kuvendit, zbulon detaje nga aksioni opozitar

19:39 : 31/10/2025

Balluku nën hetim/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com