• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ministrja e çuditur e Drejtësisë”

19:07 : 27/02/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Çlirim Gjata

Minstrja e Drejtësisë i është përgjigjur sot presidentit të Republikës në lidhje me protestën e 2 marsit, thirrur nga ky i fundit në mbrojtje të kushtetutës, pikërisht kundër asaj që me të drejtë e ka quajtur grusht shteti. Si dhe për denoncimet që Presidenti iu ka bërë në Prokurori.

Ky grusht shteti konsiston në atë që, mazhoranca, ku bën pjesë dhe Ministrja në fjalë, ndryshoi ligjin per “Organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, pjesën ku flitet për betimin e antarëve tek Presidenti. Sipas këtij ligji të ri, antarët mund ta dërgojnë me shkrim betimin e tyre, në rast se Presidenti nuk pranon të organizojë ceremoninë brenda 10 ditësh. Më herët, po nga kjo mazhorancë ku bën pjesë dhe Ministrja në fjalë, pas një truku të paligjshëm dhe abuziv-penal, së bashku me KED-në e “pavarur”, provuan ti hiqnin Presidentit të drejtën e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka bërë kallzimet e tij në prokurori bazuar mbi fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme, ku bën pjesë dhe Ministrja në fjalë, si dhe ka thirrur një tubim të madh qytetar më dt. 2 mars.

Këto siç duket i kanë djegur Ministres në fjalë, ose më mirë të themi mazhorancës ku bën pjesë, apo më shumë vetë Kryeministrit, që kjo e fundit ka dalë me një përgjigje. Nuk bën vaki të ketë dalë me inisiativë dhe pa urdhër të shefit të madh të saj.

Ajo që më bën përshtypje në këtë në këtë përgjigje(dhe këtu po flas si jurist) është natyra e çuditur e përmbajtjës së përgjigjes.

Lexo edhe:

Gjata: Gjyqtarë të Gjykatës së Lartë janë kapur në përgjime në aplikacionet SKY ECC

Gjata: Nuk Kane goditur Sokol Mengjesin, por te gjithe ne

Mistrja e konsideron “spektakël politik me seri” këtë që po bën Presidenti. Çfarë marrdhënjesh ndërshtetrore ka krijuar rilindja?! Nuk është e para. Një tjetër kolege e saj e konsideronte përdhunimin në grup të një minoreneje shqiptare, si skenë filmi. Ministres tonë të Drejtësisë Shqipëria ndoshta i duket si San Remo. Por le të kthehemi te thelbi.

Si ka mundësi që në gjithë këtë deklaratë të saj nuk gjen një dispozitë të përmendur, të Kushtetutës a të ndonjë ligji, a qoftë një referencë ligjore për argumentim. Vetëm dy nene të ligjit për botimin e fletoreve zyrtare. Qesharake.
Ministrja argumeton se ky është një hall në luftën kundër reformës në drejtësi. Si nuk u mbaruan kta armiqtë e reformës në drejtësi? Por, reforma po mbush 4 vjet nga konsensusi i madh politik i korrikut 2016. Kanë kaluar 43 muaj. A është në mazhorancë kjo Ministre? Pse nuk përfundon kompletimi i saj? Pse jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, e plot, e plot boshe të tjera? A ka Ministrja e Drejtësisë dhe qeveria e saj ndonjë përgjegjsi të paktën politike për këtë gjëndje? E pra ajo thotë “për të shtjelluar me përgjegjësinë time të plotë politike…”. Ku është kjo përgjegjsi??

Vihet re shtjellimi i gjatë për mënyrën e emërimit të gjyqtarëve të GJ.K. nga Presidenti, gjë që ka ndodhur muaj më parë dhe është debatuar shumë për të. Por Ministrja nuk përmend asnjë nen të asnjë ligji ku e mbështet kundërshtinë e saj, e cila nuk arrin dot në nivelin e një argumenti mediokër. Po e ndohmoj unë.

Presidenti respektoi nenin 125 të Kushtetutës-“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit.” Dhe neni 179 pika 2 e saj-“Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Pikërisht kjo dispozitë u shkel rëndë nga KED dhe Ministrja e Drejtësisë, së cilës duke i bashkangjitur edhe dokumentet e denoncuara nga Presidenti përbëjnë vepër të provuar penale nga ata. Këto nene nuk i përmend Ministrja.

Ajo paraqet në mënyrën e saj se si duhet të kishte vepruar Presidenti, por kjo mënyrë nuk është ligjore dhe falë zotit që nuk u përdor nga ky President. Për ta qartësuar. Që të fitojë i pari në radhë me kalinin e afatit 30 ditor duhet që presidenti ta shprehë me vullnet që do të përdorë heshtjen, siç e shpreh bie fjala në ligjet që kalojnë me heshtje. Por, jo kur Presdidenti shreh vullnet për emërim dhe pret radhën e parlamentit në bazë të një dispozite rregulluese procedurale. D.m.th. edhe heshtja duhet jetë shprehje vullneti, se kemi të bëjmë me institucion kushtetues, jo për shkak ngatërresash procedurale, aq më tepër të shkaktuara nga veprime abuzive të qëllimshme nga ana edhe e vetë Ministres.

Edhe një gjë. Ata që i japin shpreje juridike në latinisht, se duket që Ministrja nuk ka haber nga kjo, duhet ti përdorin drejt dhe të mos ja fusin kot, sepse nxjerrin në pah injorancën e shefes, jo të tyret. Kjo pasi shprehja ex lege nuk do të thotë automatikisht nga ligji, por ipso lege ose ipso jure do te thotë automatikisht nga ligji. Po kjo s`ka rëndësi.

Mistrja i referohet ligjit per qëndrën e botimeve zyrtarë dhe përmend dy nene( më në fund kemi nene ligji që i dika Ministrja). Ajo i mëshon faktit se me këtë ligj është organ epror i kësaj qëndre. Nuk po boton romane o Ministre por ligje. Por kjo s`do të thotë se mund të bësh gjithshka me botimin e tyre sepse je organ epror. Përkundrazi, botimi i ligjeve ka të bëjë me faktin e hyrjes në fuqi të tyre. Pse nuk u konsultua me Presidentin për faktin e heshtjes ose jo të kandidaturës për në Kushtetuese? I bie që Ministrja ka botuar heshtjen.

Ajo që vihet re në deklaratë është mungesa e një spjegimi të argumentuar ligjor se përse nuk përmendet ndryshimi ligjor në lidhje me betimin e anëtarëve të Gj.K. Manovër kjo e Kryeministrit për ti bllokuar Presidentit kompetencën e emërimit të anëtarëve të GJ.K. E pra, mendoj se kjo ishte pika që derdhi gotën dhe detyroi Presidentin ti drejtohej popullit. Por Ministrja për këtë nuk flet fare. Për tja kujtuar publikut më shumë Kushtetuta thotë: Neni 129 – “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”. Kjo dispozitë quhet taksative, nuk lejon asnjë lloj interpretimi tjetër apo shmang`je. Pra vetëm pasi bën betimin dhe ky betim bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, Gjyqtari Kushtetues mund të fillojë punën në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë përcaktim Kushtetuta nuk të lejon asnjë cedim prej saj. Pra, vetëm pasi bën betimin para Presidentit. Para askujt tjetër.
Me ndryshimin që qeveria po i bën ligjit të Gjykatës Kushtetuese, po cedon nga Kushtetuta. Sepse, sipas këtij ndryshimi shpiket një procedurë e re e paparashikuar nga Kushtetuta, ajo që kur Presidenti nuk e thërret subjektin për betim, ky i fundit ja dërgon betimin me shkrim.

Përse nuk flet Ministrja se, ku e kanë gjetur këtë precedent?! Cili vënd i BE e ka kështu? Pse nuk u prit Komisioni i Venecias edhe për këtë pikë. Dhe së fundi, kjo vjen totalisht në kundërshtim me Kushtetutën, sepse parashikon një procedurë tjetër tej asaj kushtetuese. Këtu është Ministrja që hesht.

E pra këtu po ndodh ndryshimi Kushtetutës me ligj, ndaj me të drejtë ky konsiderohet Grusht Shteti. Dhe Ministrja e Drejtësisë është pjesmarrse me përgjegjsi të plotë në të.
Po të kemi një prokurori – SPAK – të pavarur, të gjithë këta që ndërmarrin këto veprime duhet të përgjigjen penalisht së paku për shpërdorim detyre. Për Ministren tonë nuk është rasti i parë. Fillon që me ekstradimin antiligjor të Nezar Seitit e të tjera. Problem jonë nuk është Ministrja e Drejtësisë. Problemi jonë është se nuk kemi Prokurori.

Pak ditë më parë dikush në një shkrim të ngjashëm, përdori për qeverinë një shprehje nga “Liza në botën e çudirave” – “kam parë mace që nuk qesh, por qeshje pa mace është hera e parë që shoh”. Unë do të thoja: kemi patur drejtësi pa Ministër; por Ministër Drejtësie pa drejtësi, është hera e parë që ndodh në botë.

Etiketa: gjata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjata: Gjyqtarë të Gjykatës së Lartë janë kapur në përgjime në aplikacionet SKY ECC

20:37 : 16/07/2024
AKTUALITET

Gjata: Nuk Kane goditur Sokol Mengjesin, por te gjithe ne

21:41 : 29/05/2024
AKTUALITET

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, Gjata: Po pengojnë PD-në të rregjistrohet në zgjedhje

15:50 : 27/12/2023
AKTUALITET

I paditur për shpifje, Gjata fiton gjyqin me Carlo Bolinon

19:17 : 13/06/2022
AKTUALITET

“Mbylle, na le të flasim”, Gjata përplaset me Felajn për Presidentin

21:51 : 31/05/2022
AKTUALITET

Gjata: Rama e “bleu” Alibeajn, krijoi zhurmën për Presidentin

21:33 : 31/05/2022
Para

Satira/ Lufta e Ramës kundër makinave të luksit për të diskretituar sk*qen Spiropali

TË GJITHA

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com