• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush janë tre individët e radhës që OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë (EMRAT)

12:22 : 27/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit dy shtetasve me banim në Shijak, dhe një tjetri në Tiranë, në kuadër të operacionit anti-KÇK që nisi prej fillimit të shkurtit.

Sipas burimeve zyrtare, në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve::

– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Lexo edhe:

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e OFL-së.

Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë Arben Frroku, Durim Keçi  dhe Jasin Kala.

Kush është Durim Keçi?

Keçi është dënuar në Itali me 9.7 vite burg për një sërë veprash penale si armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe shkatërrim prone.

Durim Keçi u ndalua në Durrës më 11 tetor të vitin 2011, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kryeopozitari Basha tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

“Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian” njofton policia e Durrësit.

Në janar të 2018, Gjykata e Apelit në Durrës vendosuri ta lërë të lirë Durim Keçin, , pavarësisht vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për ta lënë në burg, edhe pse disa muaj pas arrestimit të tij ai pritej të ekstradohej drejt Italisë.

Kush është Arben Frroku?

Arben Frroku ndodhet në azil në Holandë, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, dhe në janar të këtij viti i ka shpëtuar ekstradimit drejt Shqipërisë.

Shteti holandez refuzoi që të kryejë ekstradimin e personave që nuk e kanë jetën e garantuar në vendin e tyre dhe dha dënimin me 18 vite burg për Frrokun.

“Bota mund ta shohë këtë si një fitore. Por është bërë e qartë se ka pasur një shkelje të të drejtave të njeriut nëse do të kishte ekstradim. Nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaj”,  tha avokati i tij Gerald Roethof  gjatë seancës.

Gjykata e Apelit e ka dënuar me burgim të përjetshëm biznesmenin Arben Frroku pasi akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013.

Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për të. Arben Frroku u kap në Holandë në prill të vitit 2016,  me pasaportë false dhe më pas Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri, por Frroku deklaroi se nuk ishte dakord që të ekstradohej në Shqipëri, sepse kërcënohej për gjakmarrje. Dënimin me burgim të përjetshëm Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
BOTA

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
Para

Olsian Çela thirrje prokurorëve: Zbatoni ligjin antimafia

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom