Kina shpërblen ata që ‘spiunojnë’ personat me koronavirus! Ja sa i paguan

Qyteti i Qianjiang, në provincën Hubei të Kinës, po jep shpërblime monetare për banorët që raportojnë në kohë simptomat e lidhura me koronavirusin.

Çdo banori që raporton simptomat dhe është konfirmuar se ka koronavirusin do t’i jepen rreth 1.426 dollarë sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë Qianjiang.

Ndërkohë, pacientët që vijnë përpara kohe dhe klasifikohen si “raste të dyshuara” do të shpërblehen me 285 dollarë. Ata që nuk konfirmohen menjëherë që kanë sëmundjen pas diagnozës së parë do të shpërblehen me 142 dollarë.

LEXO EDHE  Mbi 1.1 mln të prekur nga Covid-19 në Botë, SHBA kryeson listën

Stimujt e rinj hynë në fuqi sot.

Qianjiang është qyteti i cili ndodhet në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, në Provincën Hubei, ku janë raportuar 197 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe nëntë vdekjeve.

Hubei, i cili ka parë 65.596 raste të konfirmuara dhe më shumë se 2,641 vdekje që nga fillimi i epidemisë, po ofron stimuj monetarë për banorët edhe në qytetet e tjera: Hanyang, Jiangan, Wuchang dhe Shiyan.

Autoritetet Shiyan së fundmi shpërblyen një banor 1,426 dollarë por për raportimin e dikujt tjetër.