• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zemërgjerësia e Skerdit/ Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në OST

02:00 : 26/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Ju kujtohet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, që i jepte tendera kompanisë së kunatit të tij e më tej, kushëririt, gjatë kohës që drejtonte Ujësjellësin e Fierit?

Totaj, i cili duhet të ishte nën hetim për organizimin e tenderave të dyshimtë, tashmë është “sistemuar” në një pozicion shumë të lakmuar administrativ.

Bashkëshorti i ministres së Shtetit për Parlamentin Spiropali, mban postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), të drejtuar nga Skerdi Drenova.

Për këdo që njeh organizimin administrativ, e ka të qartë që “Shërbimet Mbështetesë” janë struktura që zhvillojnë tenderat dhe të gjithë procedurat e prokurimit publik, në funksion të përmbushjes së detyrave të institucionit.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, në të cilin Salarjon Totaj prezantohet si “Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse” në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, një institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Duke marrë në konsideratë se Veliaj dhe Spiropali kanë njohje të vjetër e të fortë që prej periudhës kur militonin në organizatën “Mjaft”, duket se edhe Skerdi Drenovën e OST-së e kanë nën “varësinë” e tyre, pavarësisht se aktualisht ushtrojnë detyra në institucione të ndryshme.

Skerdi Drenova, ish-kryeinspektor i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në fillim të vitit 2019.

Në krah të Drenovës, në postin e Drejtorit “të tenderave” gjendet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Në Tetor 2019, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova, emëron si “këshilltare të jashtme” juristen Ajola Xoxa, bashkëshorte e kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht ish-shefit të tij, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa, prej 5 muajsh, paguhet me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë (të vjetra) dhe është e angazhuar me orar të reduktuar (30 orë në javë) për të këshilluar Skerdi Drenovën në çështje ligjore.

Ndërkohë, rezulton se OST-ja e Skerdi Drenovës i ka dhënë së fundmi një tender me vlerë mbi 300 mijë euro kompanisë “ABS”, pas të cilës, sipas deklaratave publike të opozitës, qëndron biznesmeni Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Në mënyrë të përmbledhur, nga të dhënat e publikuara deri më tani nga “Boldnews.al”, rezulton një skemë e tillë: ish-mjaftistës Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali emërojnë bashkëshortët e tyre në OST-në e drejtuar nga Skerdi Drenova.

Ndërkohë, struktura e drejtuar nga Salarjon Totaj në OST, organizon tenderin 300 milionë lekë (të vjetra), në të cilën shpallet fituese kompania, pas së cilës, siç thuhet, qëndron baxhanaku i Edi Ramës.

Kjo është një skemë tipike, e cila ngre dyshime të forta për abuzime me fondet publike, në qendër të së cilës qëndrojnë gjithnjë nënshkrimet e Skerdi Drenovës, i cili mban pozicionin e drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Burri i Spiropalit, edhe te “Targat”

Një tjetër dokument i siguruar nga “Boldnews.al” tregon se Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, është i emëruar edhe në një tjetër Bord të rëndësishëm, në atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e njohur ndryshe edhe si Drejtoria e “Targave”. Totaj është pjesë e Bordit Drejtues prej 5 anëtarësh, i cili drejtohet nga zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hantin Bonati.

Në këtë Bord bëjnë pjesë 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe anëtari i pestë, Salarjon Totaj, i cili është drejtor drejtorie në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Është e paqartë se për cilën arsye i është bashkuar Totaj këtij Bordi, por duket se ndikimi i bashkëshortes së tij, Elisa Spiropali, mund të jetë shtrirë edhe në emërimin e tij në këtë strukturë vendimmarrëse.

Etiketa: Elisa SpiropaliSalarjon TotajSkerdi Drenovatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
Para

Koronavirusi në qeveri, ka “vrarë” më shumë se çdo epidemi

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com