• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vakancat në SPAK/ Veting i deformuar e kriteret e forta, ja pse nuk ka aplikime

04:00 : 26/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi t’u japë 40 ditë kohë për aplikim prokurorëve që synojnë të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, pasi dy tentativat e mëparshme, me afat 15-ditor, dështuan, për shkak të mungesës së kandidaturave.

KLP është vënë në një situatë të sikletshme, pasi, prej më shumë se një muaji, nuk po arrin të përthithë kandidatë, të cilët synojnë të jenë pjesë e SPAK-ut, strukturës më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Në mbledhjen e së Hënës të kësaj jave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi “shtyrjen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 (dy) pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se 40 (dyzetë) ditë kalendarike”.

Ky është afati më i gjatë që ka ofruar Këshilli i Lartë i Prokurorisë për plotësim vakancash në sistemin prokurional, duke zbuluar në këtë mënyrë problemin e madh që ekziston në procedurat për përzgjedhjen e emrave që do të jenë pjesë e strukturave të reja të drejtësisë.

Lexo edhe:

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

“Boldnews.al” ka pyetur një numër të konsiderueshëm prokurorësh, lidhur me këtë situatë absurde. Pjesa dërrmuese e tyre e pranojnë se anëtarësimi në SPAK përbën një prej pikave kulmore të karrierës së prokurorëve. Por, ata identifikojnë të paktën dy arsye thelbësore, të cilat pengojnë shumë prokurorë për të aplikuar për vakancat në Prokurorinë Speciale.

1. Veting i deformuar
Në sistemin e prokurorisë ka shumë prokurorë, të cilët plotësojnë kriteret formale që kërkohen nga ligji për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Por, fakti që, deri më tani, nuk ka kandidatura për dy vakancat në SPAK, lidhet me dyshimet e tyre për procesin e Vetingut.

Shumë nga prokurorët aktivë, të cilët mund të synojnë SPAK-un, nuk janë përballur ende me procesin e rivlerësimit kalimtar-Vetingut.

Kandidimi për në SPAK i shndërron ata automatikisht në “subjekte prioritarë” të Vetingut. E, pikërisht, këtu është ngërçi i parë për mungesën e aplikimeve.

Për shumë prokurorë, procesi i rivlerësimit ka natyrë thellësisht “politike”. Ata besojnë se Vetingu nuk është një proces i drejtë, i bazuar në kriteret ligjore, por i mbështetur në vullnetin politik, sidomos të maxhorancës.

Nisur nga kjo premisë, shumë prej kandidatëve të mundshëm shmangin përballjen e shpejtë me Vetingu-n, duke mbrojtur karrierën e tyre nga “ndërhyrje politike”, në rast se emrat e tyre nuk sigurojnë mbështetjen politike të maxhorancës.

Për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë në dijeni të këtij “sikleti politik” të prokurorëve të ndryshëm, frika e tyre nuk është e përligjur dhe kandidaturat janë të mirëpritura.

Megjithatë, garancitë e dhëna nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “mos-ndërhyrje politike” janë të pamjaftueshme për prokurorët, të cilët e kanë të qartë se KLP nuk ka asnjë ndikim në institucionet e Vetingut.

2. Kriteret e forta
Ka edhe një kategori tjetër prokurorësh, të cilët janë “çliruar nga sikleti Veting” dhe e kanë kaluar me sukses atë. Por, kjo kategori, me shumë mundësi, stepet për të aplikuar për në SPAK, për shkak të kufizimeve të mëdha që ka parashikuar ligji për prokurorët e posaçëm.

Sipas përcaktimeve ligjore, prokurorët e SPAK-ut duhet të japin pëlqimin që ata dhe familjarët e tyre të afërt mund të jenë subjekte të përgjimit në çdo kohë, gjatë ushtrimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.

Po ashtu, subjekt kontrolli periodik janë edhe llogaritë bankare e transaksionet e ndryshme financiare, të kryera nga prokurorët dhe familjarët e tyre të afërt.

Para se të aplikojnë për në SPAK, kandidatët e mundshëm duhet të marrin pëlqimin edhe të familjarëve të tyre, të cilët duhet të pranojnë verifikimet e komunikimeve dhe llogarive të tyre.

Pikërisht, këto kufizime drastike, duket se kanë ndikuar në mos-aplikimin, deri më tani, për plotësimin e dy vendeve vakante në prokurorinë speciale.

SPAK-u funksionon aktualisht me 9 anëtarë të emëruar dhe dy të tjerë të komanduar. Ligji parashikon që SPAK të përbëhet nga 15 anëtarë.

Etiketa: spak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
Para

Zbulohet në Shqipëri “vaksina” kundër koronavirusit, quhet propagandë

TË GJITHA

Vazhdon drama! Fero-Arbenitës: Ti v*ave babain tënd

19:10 : 05/09/2025

102-vjeçari sfidon moshën, ngjitet në malin më të lartë të Japonisë

18:57 : 05/09/2025

Eklipsi Hënor, tre shenjat e zodiakut që do të ndiejnë ndikimin e tij

18:43 : 05/09/2025

Britani/ Starmer riorganizon qeverinë, emëron zv.kryeministrin e ri

18:38 : 05/09/2025

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vde*ur dhe dy të pla*osur

18:26 : 05/09/2025

Izraeli godet një kullë në Gaza, 27 të vdekur

18:17 : 05/09/2025

Mediat turke: Ernest Muçi largohet nga Besiktasi, ja ekipi i ri

18:13 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com