ZYRTARE/ Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Përditësuar/ Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një shtetase, 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.

Ajo së bashku me dy persona të tjerë, ishin paraqitur në Institutin e Sëmundjeve Infektive në Shkup, ku pas analizave të detajuara është konstatuar prania e virusit.

Dy personat e tjerë kanë rezultuar negativ.

“Nuk ka vend për panik. Institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe gjendja është nën kontroll. Të gjithë personat që kanë udhëtuar së bashku me të infektuaren do kontrollohen dhe do të vendosen në izolim 14 ditor “, ka deklarur ministri Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë më herët ka njoftuar se po shqyrton mundësinë e izolimit të të giithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Italia.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

LEXO EDHE  Greqi, shpërthim rastesh të reja me Covid-19/ Zbulohen 262 pacientë në 24 orë

Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste.

ВО ЖИВО: Прв случај на коронавирус во земјава

ВО ЖИВО: Прв случај на коронавирус во земјава

Gepostet von A1on.mk am Mittwoch, 26. Februar 2020

***

Mediat: Koronavirusi prek Maqedoninë e Veriut

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni, raporton agjencia e lajmeve maqedonase A1on.mk. Lajmin, sipas medias, pritet së shpejti ta bëjë të ditur edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në ora 16 e 30 minuta.

Raportohet se i prekuri është një person që ka shkuar në Maqedoni nga Italia. Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë me të cilët kanë ardhur bashkë nga Italia.

Pasi janë kontrolluar, sipas medias maqedonase, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.

Pritet një reagim nga autoritet maqedonase lidhur me rastin.

/Boldnews/