Denoncimi/ Ministria e Shëndetësisë nuk u njeh vulën mjekëve internist dhe hipertonist

Sistemi shëndetësor në Shqipëri përballet çdo ditë me sfida dhe probleme të shumta, kjo për shkak të keqpolitikave të bëra nga Minsitria e Shëndetit.

Specializantët dhe mjekët internist dhe hipertonist, ju është ndaluar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë e drejta e vulës për mediakmentet me rimbursim.

Edhe pse nga ana e zv/ministres ju premtua një zgjidhje, vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu e ka tërhequr premtimin për tu dhënë të drejtën këtyre mjekëve që të ushtrojnë me kompetenca të plota profesionin e tyre.

Lidhur me këtë shqetësim mjekët i janë drejtuar edhe me kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë por dhe avokatit të popullit, por ende nuk ka asnjë përgjigje.

Ndërkohë që një pjesë shumë e madhe e këtyre mjekëve aktualisht po ndjekin kurse gjermanishteje, duke theksuar se nëse nuk gjejnë zgjidhje, do të shohin mundësinë e largimit nga vendi.

Denoncimi dhe probelemi i mjekëve ëhstë bërë publik nga Skerdjan Dhuli, i cili është anëtar i kryesisë së PD.

Ja çfarë shkruan Dhuli:

Ministria e krimit shendetesor

Ogerta Manastirliu ka kaluar cdo kufi ne krimet e saj ndaj sistemit shendetesor shqiptar. Krahasuar me te, edhe nje si Ilir Beqja ngjan engjell.

Krimi i fundit eshte ndaj mjekeve internist dhe hipertonist te cileve Ministria per arsye nga me te pistat nuk ju njeh te drejten e vules per medikamente me rimbursim.

Historia nis ketu.

Ne Korrik te vitit 2019 kur 27 mjeke internist kuptuan qe vula e tyre per medikamente me rimbursim nuk njihej edhe pse ligji dhe urdheresat ne fuqi ju njeh kete te drejte.

Pasi bene ankesen e tyre ne media investigative, Ministria u vu ne levizje per te shuar skandalin dhe zv Ministrja e Shendetesise kriminale, Mira Rakacolli zhvilloi nje takim me ta.

Ne ate takim tejet te tensionuar, zv Ministrja Rakacolli u vendos perballe krimit qe kishin kryer vete pasi kishte zhbere shkollimin dhe programet studimore dhe specializuese te ketyre mjekeve.

Ardhur ne kete situate, zv Ministrja ne fjale me dt 27 korrik 2019 leshon nje urdher qe ju njeh te drejten ketyre mjekeve per te pasur te drejten e vules si mjek specialist per medikamentet me rimbursim dhe konsultat e tyre si dhe detyron FSDKSH per te njohur keto vula te ketyre mjekeve.

Mirepo diku sistemi hasi ne bllokaden e luftes klanore brenda ministrise dhe zyrtareve te larte te QSUT, dhe ky urdher nuk u zbatua asnjehere.

Ardhur ne kete pike, mjeket reaguan serish duke bere kerkese zyrtare prane Ministres si dhe ankese prane Avokatit te Popullit per nje problem kaq te madh qe hedh ne ere gjithe investimin e jetes se tyre.

Ky grup mjekesh sot, pjesa me e madhe e tyre kane hyre ne kursin e gjuhes Gjermane.

Nese Ministrja e shkaterrimit shendetesor, Ogerta Manastirliu nuk i gjen zgjidhje, sistemi dhe mjekesia interne rrezikon te shkoje ne kolaps total dhe ekspertet e fushes e dine mjaft mire rendesine e ketij specialiteti per spitalin.

LEXO EDHE  E tregon studimi: Ja pse burrat tullacë janë më të rrezikuar nga koronavirusi