• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga gruaja e Veliajt, te baxhanaku i Ramës, si u vu Skerdi i OST në shërbim të pushtetit

13:10 : 22/02/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), një nga ndërmarrjet që qarkullon miliona euro buxhet në vit, që prej emërimit të Skerdi Drenovës në krye të saj, është kthyer në shërbim të ndarjes së tortës së parave me familjarë të pushtetit.

“Boldnews.al” raportoi më parë për emërimin e Ajola Xoxas, bashkëshortes së Erion Veliajt, në postin e Këshilltares së Jashtme, në kabinetin e drejtorit Skerdi Drenova, me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë (të vjetra).

Por, “nderi” që Drenova i bëri në Tetor 2019 ish-shefit të tij, Veliaj, nuk është i vetmi “shërbim” që drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit i ka bërë së fundmi personave të lidhur me zyrtarët e lartë qeveritarë.

Lexo edhe:

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

VIDEO/ Rama telefonatë me tone kërcënuese në Romë: A je bashkëkryetar apo çfarë?

Në Janar 2020, OST shpalli rezultatet e tenderit me vlerë mbi 300 mijë euro, me objekt “Upgrade i sistemit të releve të nënstacionit të Koplikut”.

Tenderi i fitua nga bashkimi i operatorëve “Albelettrica” dhe “Advances Bussines Solution-ABS”. Ekzistojnë shumë të dhëna publike, të cilat e lidhin emrin e biznesmenit Armand Frangu, baxhanak i kryeministrit Edi Rama, me kompaninë “ABS”, një prej fitueseve të tenderit 300 mijë euro të OST-së.

Opozita, si edhe përfaqësues të shoqërisë civile vendosin shenjën e barazimit ndërmjet “ABS” dhe emrit të Frangut, pavarësisht se ky i fundit, formalisht, nuk rezulton si pjesë e kompanisë private që ka si objekt të punës së saj shërbimet teknologjike.

Tenderi për nënstacionin e Koplikut, me shumë mundësi, fsheh edhe një “manovër” që ka kryer pak kohë më parë titullari i OST-së, Skerdi Drenova, me përjashtimin e një kompanie ndërkombëtare, “Siemens”, nga një procedurë për blerje transformatori, me vlerë 3 milionë euro.

Më mirë baxhanakun se “Siemens”!
“Boldnews.al” ka raportuar më parë se si, nëpërmjet procedure të dyshimtë, Skerdi Drenova, në cilësinë e titullarit të OST-së, në Janar 2020, shpalli fitues të një tenderi me vlerë 3 milionë euro një bashkim operatorësh, të cilët ofruan një çmim prej rreth 40 milionë lekë më shumë se sa konkurrenti që u skualifikua për disa “vogëlsira” të paverifikuara plotësisht.

Konkurenti i skualifikuar ishte bashkimi i operatorëve “Albelettrica” dhe “Siemens”. Arsyeja zyrtare për skualifikimin e këtij konkurrenti ishte mungesa e një inxhinieri IT, diçka në dukje absurde për një kompani me shtrirje ndërkombëtare si “Siemens”.

Megjithatë, nëpërmjet një interpretimi, OST, me firmën e Drenovës, vendosi skualifikimin e “Siemens” dhe bashkëpunëtorit të tij në atë tender, “Albelettrica”.

Pasi humbi në këtë tender për shkak të procedurave të dyshimta të drejtuesve të OST-së, kompania “Albelettrica” shpallet fituese në një tender tjetër, atë të nënstacionit të Koplikut, me vlerë 300 mijë euro.

Kësaj radhe, “Albelettrica” duket se kishte zgjedhur partnerin e duhur në biznes-në krah të saj, nuk ishte më “Siemens”, por kompania “ABS”, e cila lidhet me emrin e Armand Frangut. Dhe fitorja ishte e sigurt në tenderin e OST-së së Skerdi Drenovës.

Etiketa: ajola xoxaEdi RamaErion VeliajostSkerdi Drenova

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

14:13 : 13/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama telefonatë me tone kërcënuese në Romë: A je bashkëkryetar apo çfarë?

13:34 : 13/11/2025
AKTUALITET

Berisha: I përgjigjem çdo thirrje të drejtësisë! Hetimin e 21 janarit e ka penguar Rama

13:28 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni/ 16 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

12:38 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

09:01 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

20:28 : 12/11/2025
Para

Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet ndaj Bjarke Ingels/ PD ankimon vendimin. Ja për çfarë akuzohet arkitekti danez

TË GJITHA

Atentati në Rinas/ Artan Hoxha: Janë skuadër e frikshme! Ata vranë edhe Brilant Martinaj

15:12 : 13/11/2025

Emri/ Vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash, arrestohet në Greqi 38-vjeçari shqiptar

15:07 : 13/11/2025

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas/ VIDEO

14:58 : 13/11/2025

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025

U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata e Korçës liron nga burgu Kevi Muçollarin

14:45 : 13/11/2025

Vengu: Do të prodhojmë anije ushtarake në Pashaliman me Italinë

14:25 : 13/11/2025

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com