Dalin pamjet/ Momenti i kryebashkiakut të Rrogozhinës para se të ndërronte jetë (FOTO)

Përmes fotos së mëposhtme tregohet momenti kur kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ka dalë nga stadiumi për të pirë kafe.

Memolla kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Mirëpo gjatë pushimit të ndeshjes, Memolla është zhvendosur për të pirë një kafe në një nga lokalet e zonës, ku edhe ka pësuar goditjen në zemër.

LEXO EDHE  KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për Artan Bajramin, ish-kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

Kryebahskiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt në zemër dhe pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ia dalë dot mbanë që t’i mbijetojë sulmit.