• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i Duty Free, amerikanët dhe investimet

18:21 : 21/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Prej disa muajsh tashmë po ndiqet në media të ndryshme çështja e “skandalit të duty free” në hapësirën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Për këtë çështja ka patur në mënyrë të papritur edhe disa reagime nga ambasada amerikane që pretendon përmes titullares së saj Yuri Kim se ka patur përpjekje për të cenuar interesat e ligjshme të biznesit amerikan në Shqipëri. Shkurt: Zonja Kim është investuar – për arsye të pakuptueshme deri më tani – që në Rinas të operojë në zonën e Duty Free një operator i caktuar.

Më konkretish bëhet fjalë për shoqërinë ICDF Albania sh.p.k., degë e supozuar e ICDF Inc, shoqëri bazuar në SHBA dhe me përvojë siç thuhet në shërbimet e Duty Free. Sipas burimeve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria “ICDF Albania” ka ortak të vetëm z. Lucio Guillermo Souto (64 vjeç), administrator z. Besnik Salataj dhe është themeluar më 19 qershor 2019.

Në dokumentet e krijimit të shoqërisë “ICDF Albania” nuk rezulton asnjë lidhje me shoqërinë amerikane “ICDF Inc”. Një mungesë kjo e rëndësishme që ngre pikëpyetje rreth pretendimeve të ambasadores amerikane në Tiranë.

Portali “Shqiptarja.com” ka referuar së fundmi se shoqëria “ICDF Albania” është shpallur fituese e tenderit ndërkombëtar të organizuar nga Tirana International Airport si dhe ka lidhur një kontratë me këtë të fundit për të operuar hapësirën e ‘duty free’ në brendësi të Aeroportit të Rinasit, hapësirë kjo e menaxhuar nga TIA si kontraktor koncesionar i qeverisë shqiptare. Ndërkohë shoqëria “Albania Duty Free Distribution sh.p.k.”(ADFD) ka kërkuar në gjykatë (civile) masë sigurie për të vazhduar veprimtarinë e saj të duty free në hapësirat e Aeroportit të Rinasit. Gjykata ka dhënë një masë sigurie e cila i mundëson shoqërisë ADFD, në pronësi të znj. Elona Çaushi, të vazhdojë biznesin deri sa çështja të shqyrtohet në themel. Kundrejt vendimeve të Gjykatës ka patur reagime edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që njësoj si ambasadorja Kim denoncoan atë që e quan klimë të investimeve në Shqiperi dhe ka lënë të kuptohet qartasi kundërshtimet “amerikane” për këtë histori shqiptare si dhe mbështetjen amerikane për shoqërinë “ICDF Albania”. Një ndër pikat e forta të deklaratave të Dhomës Amerikane të Tregtisë ishte edhe mundësia që pala e dëmtuar të ndjekë në arbitrazh këtë padrejtësi siç shprehet ajo që u bëhet kompanive.

Duke marrë në konsideratë këto qëndrime, trajtimin mediatik qartësisht të njëanshëm dhe dokumentet e QKB-së, pyetja që kërkon përgjigje dhe sqarim është: Cila është pala amerikane e dëmtuar dhe cili është dëmi i supozuar?

Lexo edhe:

No Content Available

Pala amerikane e dëmtuar publikisht po quhet “ICDF Albania”. Kjo palë është në të vërtetë shoqëri shqiptare me aksioner argjentinas, por që ka rezidencën në SHBA. Administratori është z. Besnik Salataj, i profesionit kontabël, i cili është person fizik i rregjistruar në QKB, dhe që ndër të tjera ofron shërbimin e “përfaqësimit në QKB”. Z. Salataj është i dypunësuar, ndërkohë që burime konfirmojnë për TvT se ai është i vetmi i punësuar i shoqërisë “ICDF Albania” që nga momenti i hapjes së saj në qershor 2019 e deri më sot. Paga e tij e deklaruar është 30.000 lekë dhe paguan kontribute në tatime për 8370 lekë në muaj.

“ICDF Albania sh.p.k.”, një kompani për të cilën është investuar pra edhe ambasada e SHBA dhe një pjesë e mediave online, nuk ka mundur deri më sot të marrë akses në ambientin e Aeroportit të Rinasit ku operohet biznesi i duty free, pra si pasojë nuk ka realizuar asnjë investim.

Siç raportohet nga “Shqiptarja.com”, “ICDF Albania sh.p.k.” ka aplikuar në bazë të nenit 635 të VKM-së 651/2017 “Për autorizim për magazinë doganore private (duty free shop)”. TvT i kërkoi prononcim Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë aplikim, por akoma nuk ka asnjë konfirmim. Ndërkohë, një prej kushteve të nenit 635 (Aplikimi) të VKM-së nr. 651/2017 është pika 3.c e cila thotë se aksioneri i shoqërisë aplikuese duhet të paraqesë vërtetim që nuk është dënuar penalisht për vepra penale.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk jep informacion për situatën penale të z. Souto (gjthmonë nëse ai ka dorëzuar informacion për këtë çështje). Nga një investigim paraprak i TvT-së rezulton se z. Souto ka patur të paktën një çështje penale (DUI) në SHBA në vitin 1996.

E njëjta situatë paraqitet dhe për shoqërinë amerikane “ICDF Inc”, për të cilën pretendohet se është kompania nënë e “ICDF Albania sh.p.k.”. Nga investigimi i TvT-së rezulton se kjo shoqëri është pronë e z. Patrizio Clerici, 76 vjeç, i cili ndër vite ka patur të paktën 7 çështje penale, midis të cilave dhunë në familje dhe rezistencë ndaj arrestit.

Nëse është ky biznesi që po mbron ambasadorja Kim, Dhoma Amerikane e Tregëtisë dhe mediat e ndryshme që orbitojnë përherë në afera të tilla, atëherë me siguri që këtu kemi të bëjmë me një problem shumë serioz kredibiliteti të të gjithë aktorëve të përfshirë, pasi është shumë joserioze të flasësh për klimë të keqe biznesi duke mbrojtur kompani, që ose janë etiketa të dyshimta, ose përfaqësues të tyre kanë patur histori të ngjeshur penale.

Një tjetër aspekt këtu që ekspozon ambasadoren Kim, është edhe ecuria e procedurave, zbatimi i tyre, aktet administrative që janë marrë, të cilat duhen konsideruar mirë përpara daljeve publike. Me gjasë kjo nuk ka ndodhur dhe arsyet mbeten të jenë dy: ose Padija, ose interesi. Që është padyshim, Privat. Dhe të gjitha këto krijojnë mbulimin e së vërtetës. /Ttv

Etiketa: #Deutyfreee#boldnews

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Sondazhi/ Shqiptarët të zhgënjyer! 46 përqind mendojnë se Albtelecom ka internet skandaloz

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com