• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rexhep Qosja, Enver Hoxha dhe Edi Rama në mes

08:27 : 19/02/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Të përkufizosh Enver Hoxhën, se çka ka qenë, çfarë ka përfaqësuar, dhe çfarë ka bërë në jetë, nga të gjitha pikëvështrimet, rezultati do të ishte pak a shumë ky:

Enver Hoxha ishte një terrorist i neveritshëm, armiku më i egër i popullit shqiptar, rrjedhimisht, edhe armik i njerëzimit.

Në të vërtetë, nuk është qëllim në vetvete të shkruash se çfarë ishte Enver Hoxha, por unë kam nevojë të shoh “the biggest picture”, atë pamjen e madhe se çfarë gjame mbolli ky demon mes shqiptarësh.

Dhe pamja është pak a shumë kjo:

Lexo edhe:

5 vite pa Teatër Kombëtar

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

Gjak i kuq, që derdhet pa mëshirë në çdo katund, fshat e qytet; burra që priten në besë, që bëhen karvan – karvan prej Prizrenit e deri në Tivar, djem nënash që sharrohen në plumba, burra me një barrë mend që pushkatohen pa mëshirë, fëmijë, gra dhe vajza që dërgohen në Ferrin e Tepelenës, jetë të shqyera si në mesjetën e errët. Treqind fëmijë vdiqën në atë ferr. Nga uria dhe sëmundjet.

E megjithatë, nuk ishte kjo më e zeza!

Më e zeza ishte diçka tjetër, që tejkalonte çdo mizori tokësore; sepse viktimat e terrorit “damkoseshin” si armiq dhe tradhëtar të Atdheut. Thua se Atdheu mund të hiqet nga qenia e njeriut, nga trupi i tij, ashtu siç hiqet një rrobë. Thua se Atdheu ishte vet Enver Hoxha, ky frikacak i pashpirtë.

Ka diçka thelbësore në gjakun e derdhur mes shqiptarësh, në të gjitha rastet; ky gjak ishte nga ai më i miri, më i pastërti, më i bukuri, më sublimi, sepse ishte gjak shqiptari.

Por pamja nuk mjafton, sepse edhe bota nuk mjafton për të përshkruar dhimbjen tonë. Një komb i ndarë përgjysëm, po gjymtohej për qejfin e një frikacaku.

Ky ishte Enver Hoxha. Trashgimia e tij është gjaku i shqiptarëve, në të gjithë hapësirën ku ata jetojnë. Trashqimia e tij janë edhe enverizmi dhe enveristat që akoma janë në jetë dhe në pushtet.

Po, unë e di se ata janë në pushtet, madje ata pothuaj nuk kanë pushuar së qeni në pushtet. Fryma e mishëruar ndër lakejt e Enver Hoxhës ngjitet nëpër fjalë, gjeste, libra, gazeta, media; duke kombinuar pushtimin ekonomik me pushtimin politik; duke grabitë pasuri publike dhe buxhet shteti, ditën për diell. Një populli i zënë në grackë, i mjerë, në zgrip të ekzistencës.

***

Rexhep Qosja, enveristi më i famshëm ndër shqiptarë, me një gjuhë mesjetare, kishte gjujtë spicat e fundit kundër medias në Kosovë. Në parim, njeriu nuk ka pse tronditet kur flasin enveristat, por, në të vërtetë, enveristat ia dalin të trondisin me pafytyrësinë dhe ligësinë e tyre. Si gjithmonë, me një gjuhë të helmatisur Rexhep Qosja e identifikoi Shqipërinë me Edi Ramën, ashtu siç e identifikonte dikur me Enver Hoxhën. Si gjithmonë, Rexhep Qosja nuk harron të flasë në momente kyçe, në përpjekje për të ngritë “moralin” enverist, pikërisht atëherë kur shqiptarët gjenden në udhëkryqe historie.

“Revolucion i vonuar demokratik” – tha Rexhep Qosja për vitin e mbrapshtë 1997.

“Të shkëmbejmë territore, të qethim Kosovën” – tha Rexhep Qosja për ujdinë Rama – Thaçi – Vuçiç.

“As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”
– është thagma e fundit e Rexhep Qoses, kundër medias më të lirë, të ndërtuar ndonjëherë në hapësirën shqiptare.

***
Unë nuk do të merrja mundimin të shkruaja një fjalë të vetme, nëse nuk do të besoja në ato që mendoj. Dhe unë besoj me gjithë mend, se i vetmi oaz i fjalës së lirë dhe i mendimit të thellë, është televizioni T 7. Unë nuk do të shkruaja një fjalë të vetme, nëse nuk do t’a besoja se Kosova ka qytetari të rrallë dhe mendje të ndritura. Unë nuk do të shkruaja një fjalë të vetme nëse nuk do t’a besoja se e ardhmja jonë si komb është Kosova e plotë, kështu siç është.

Sipas Edi Ramës, Shqipëria dhe Kosova rrotullohet rreth tij. Në fakt, rreth tij sillet vetëm propaganda, krimi dhe mashtrimi. Ditët (ose orët) e fundit të perandorisë Rama po afrojnë. Fundi do jetë i palavdishëm, ashtu si fundi i çdo diktatori.

Etiketa: hoxhaqosjaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
AKTUALITET

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

Liderët evropianë në Tiranë, Lubonja: Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve

21:55 : 16/05/2025
Para

"Opozita ngjan si aleancë 'kështjellash'"/ Manjani zbulon çelësin e suksesit politik të Ramës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com