• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dardha e ka bishtin mbrapa

12:34 : 19/02/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Ka 24 orë që Rama po përdor të gjitha bateritë e tij për ta përcjellë në opinion ndihmën humanitare që ndërkombëtarët demonstruan ndaj shqiptarëve, si një ndihmë politike për zgjatjen e regjimit të tij. Nuk munguan dhe furçat dhe elozhet mediatike servile, për ta shitur portretin e tij si një hero nacional dhe gajasja në këtë rast duket e pamundur të përmbahet.

Balla dhe Manja të njohur për zellin e tyre parapolitik, por jo pa miratim nga lart, nxituan të konfirmojnë se tani me lekët që do jua marrin pak nga pak shqiptarëve për të shlyer kredinë gjigande, do blejnë dhe një tjetër mandat. Madje, për ta reforma zgjedhore nuk ekziston më se u zëvendësua me konferencën.

Shyqyr që nuk thanë se konferenca ishte vazhdim natyral i kongresit të PS, ku u vendos të fitojnë pa zgjedhje këtë herë fare, vetëm duke shpërnda pare, se kanë ardhë shumë. Aq i gëzuar ishte Manja sa harroi të citonte nga ato fjalët e urta që i paraqet si zbulime unike në doktoraturën e tij me nam. Të dy bënë sikur harruan se konferencën nuk e organizonte kryetari i tyre e as partia e rilindjes për rindërtim, por Komisioni Evropian.

Dhe jo për hir të ndihmës psikologjike për të cilën ka nevojë Kryeministri për të përballuar dëbimin e afërt nga pallati kryeministror, por për hatër të shqiptarëve të gjendur sot në emergjencë. Grantet dhe kreditë aty vijnë nga shumë drejtime dhe zënë pjesën më të madhe.

Lexo edhe:

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

Dihet që këto i bashkëngjiten borxhit marramendës. Ndërsa donacionet janë një pjesë e vogël. Kjo nuk na pengon që ne të jemi mirënjohës për çdo cent ndaj kujtdo që ka kontribuar, por na pengon të bëjmë euforikun. Donatorët ishin shumë me disa dhe në këndvështrimin e doktoraturës së Manjës, sipas të cilit “shumë infermiere e nxjerrin fëmijën çyryk”, Kryeministri duhet të flasë “me frena dore”, sipas zhargonit të tij të rëndomtë, për suksesin e vet, sepse nuk i dihet përfundimi dhe jo çdo gjë është ashtu siç kërkon ta transmetojë ai.

Ndoshta referuar doktoraturës së sipërcituar e për tu dukur hero i lexuar, Rama pothuaj me të madhe në daljen TV na la të nënkuptojmë se ai, duke iu referuar Ulsiut në studimin e tij, kishte gjetur fjalën tjetër të urtë “frika ruan vreshtin” dhe menjëherë, me ndihmë nga jashtë, ndërtoi Akademinë e transparencës.

Njësi mbikëqyrëse me term shkencoro-doktorant në formën e një qeni roje që nuk do kafshojë të zotin xhambaz, por vetëm do i lehi “kalimtarëve” në qeveri, të cilët do marrin nga një dorë miell nga thesi i ndërkombëtarëve alias xhepi i shqiptarëve. Transparenca e saj duket qartë që do jetë po aq e depërtueshme sa xhami i blinduar i Linkolnit personal të Ramës dhe e qartë dhe pastër, as më shumë e as më pak, si ofertat e pakërkuara të bëra modë.

Megjithatë mjaftueshëm për të ndërtuar një mekanizëm tërësisht nën kontroll qeveritar që do të shërbejë si kalë për të kapërcyer lumin e mashtrimeve të pritshme, e pareferuar kjo si fjalë e urtë në doktoraturën e famshme. Në anën tjetër të lumit gjendet publiku dhe donatorët, të cilët duan me çdo kusht të dijnë se ku do përfundojnë shumat e akorduara dhe të lëna si mëlçi në qafën e qeverisë. Me siguri do përfundojnë si koncesionet dhe PPP-të e kripura dhe të stisura për të majmur dhe pasuruar grupe e klientë, pse jo me lidhje kriminale afër vetes të cilët bien theror për votat e partisë, siç ka ndodhor në këto vite.

Në vazhdën e patetizmit të shpërndarë nga megafonat e tij, Rama kapërceu më pas çdo cak dhe mori deri pozën e babait të përvuajtur të kombit. E pamundur të ndaloje ngritjen e stomakut deri në grykë e të mos pushtoheshe nga pështirosja, tek e dëgjoje të deklarohej se ishte gati të vishej me lecka dhe të shtrinte dorën fizikisht për Shqipërinë, për të thënë që ai këtë kishte bërë. O tempora o mores!

Për Shqipërinë i thënçin, sepse njeriu vanitoz mondan banal që gjithë jetën e tij ka dashur të dallojë me çdo kusht me luksin e tij kontrovers, na u vetëzbulua si në një novelë turke, papritmas, si të ishte sakrifikues i tmerrshëm. Ky pra që kombinon deri perdet e zyrës me çorapet, me lekët e taksapaguesve përfshirë dhe ato të dëmtuarir nga tërmeti, po na del si lypës modern. Që Rama është i gatshëm të bëjë më shumë se kaq, “se një veshje me lecka”, apo lypsin krenar siç ia përplasi Gjekmarkaj, për të ruajtur pushtetin e tij, nuk ka pikë dyshimi.

Po kurrë nuk do ta merrte përsipër këtë akt, siç e dëshmojnë dhe faktet, për hir të interesave të larta. Sepse i ka bërë dhe ka dëshmuar që çdo rrugë depersonalizuese për të vlen, përderisa ajo e çon drejt pushtetit. E ka bërë me krimin si lypës i tij. E ka bërë më serbët si lypës i tyre. E ka bërë më këdo që ka për t’i lypur diçka që i duket e vlefshme si mjet për të ruajtur domenin e tij politik.

Dhe ndërkombëtarët nuk pritën që Rama të hiqte Brionin si pasqyrë e qartë e shfrenimit të tij pasuror të tipit parvenu e që të prekeshin në emocionet e tyre. Ndihma e tyre ishte e sinqertë dhe në kufijtë e arsyes financiare, përderisa akordohet në pjesën më të madhe si grand dhe si kredi, brenda një mosbesimi që shpërtheu në fjalët e Minxhozit për bandën në pushtet, së cilës i jepet një besim i pabesueshëm. Dhe dihet bandat janë si dardhat. E kanë gjithmonë bishtin mbrapa.

Ulsiu këtë e di si fjalë të urtë, por nuk ka guxim dhe i duket jo shkencore për t’ia thënë shefit.

Etiketa: BocidardhaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
Para

Eskorta e shifrave të larta me 2,000$ nata i dërgon foto nudo 13-vjeçarit (Foto)

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com