• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fondet për Shqipërinë, dyshimet për qeverinë

09:05 : 18/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Konferenca e Donatorëve në Bruksel mblodhi mbi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Një lajm i mirë, i gëzueshëm. Ky solidaritet, sidomos i shtrirë në mbarë botën, nga Emiratet në Kore, nga Lituania në SHBA, dhe sigurisht në zemër të Europës, ishte me të vërtetë prekës.

Siç pritej, propaganda pranë Ramës ka ndezur motorët sapo u mbyll konferenca, dhe në gjithë hapësirën që kontrollon rilindja, e gjitha po trumpetohet si sukses personal i Kryeministrit.

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë kuptohet se pjesa e fondit e dhënë si kredi, është gati 80 përqind e shumës së mbledhur. Po edhe kjo nuk është pak.

Më e rëndësishmja është që paratë të vijnë e jeta e mijëra familjeve të rikthehet sa më shpejt në normalitet.

Të rrënuarit nga tërmeti ndërkohë, edhe pse nuk kanë kaluar më shumë se 3 muaj, janë harruar. Askush nuk e di më, se çfarë po bëjnë ato mijëra familje, larguar nga hotelet, në çadra e ndoshta në askund. Vetëm një fundjavë e prishur kësisoj, do ta ndikonte rutinën e një njeriu, jo më 3 muaj.

Lexo edhe:

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

Mesazhi i parë që erdhi nga Brukseli ishte qëndrimi në krah të shqiptarëve.

Mesazhi i dytë, ishte dyshimi i shprehur me plot gojën, pa asnjë lloj elegance politike, për transparencën dhe mirëpërdorimin e parave.

Shqipëria u ndihmua në mënyrë të paprecedentë, por qeveria ngjan se u vendos nën akuzë, nga mosbesimi për mënyrën e përdorimit. Nga qëndrimet për monitorim nga afër të fondeve, e deri tek deklarata amerikane për ngritjen e një akademie, enkas për transparencë, tregojnë se skepticizmi për ndershmërinë dhe integritetin e qeverisë është në majë.

Kjo jo rastësisht. Sapo janë publikuar disa raporte të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare lidhur me korrupsionin në vend. Vendet anëtare të BE e nxjerrin gjithnjë si argument abuzimin me pushtetin. Arsyeja është e thjeshtë. Aferat, PPP-të, klientelizmi, mungesa e garës, ryshfeti, janë stili i qeverisjes së Rilindjes. /Mapo.al

Etiketa: dyshimefondetqeveria

Lajme të lidhura

RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve

21:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

16:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
Para

Pas konferencës së donatorëve, Rama nuk përmbahet/ Ja mesazhi që u dërgon rilindasve

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com