• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas tërmeti/ Durrësi plot me gërmadha, Bashkia blen 100 mijë euro inerte për rrugët

17:18 : 17/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kur vjen momenti për të shpenzuar paratë publike, një numër i lartë institucionesh qendrore e lokale e humbasin sensin e logjikës.

Ndërmarrja Rruga Durrës, një strukturë në varësi të Bashkisë, ka shpallur një tender, me vlerë të përafërt me 100 mijë euro për blerjen e inerteve, një material që gjendet aq me shumicë në rrugët e qytetit pas tërmetit të 26 Nëntorit, sa është kthyer në problem parësor pastrimi i tyre.

Por, “Rruga Durrës” ka vendosur të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash publike, megjithëse është shumë e thjeshtë që disa kamionë të Bashkisë të mbledhin një sasi të caktuar të inerteve pas-tërmetit e më pas të përdoren për sistemin e rrugëve të qytetit dhe zonave përreth.

Ndërmarrja Rruga Durrës, në 17 Shkurt 2020 ka shpallur tenderin “Blerje inerte për riparime rrugësh rurale dhe urbane për vitin 2020”. Fondi limit për këtë tender është llogaritur në vlerën e 8.3 milionë lekëve të reja, pa TVSH, shifër e cila përafrohet me 100 mijë euro.

Lexo edhe:

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

Sipas njoftimit zyrtar, ofertat priten deri në 5 Mars 2020 dhe afati i kontratës do të jetë 8 muaj.

Në një situatë normale, ky tender do të ishte rutinor, nga ato që zhvillojnë të gjithë njësitë e qeverisjes vendore çdo fillim viti.

Por, në situatën kur Durrësi vijon të jetë qytet “gërmadhë”, i papastruar ende nga inertet e krijuara pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, tenderi për “blerje inertesh” duket absurd.

Pak javë më parë, në Dhjetor 2019, qeveria e Edi Ramës nënshkroi një Vendim të posaçëm, në të cilën urdhëroheshin strukturat lokale të qytetit bregdetare që inertet e krijuara nga tërmeti të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos.

Ky landfill, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al” është në projekt mbylljeje. Për të realizuar këtë proces, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUM) ka shpallur fitues të një tenderi të mbyllur, me vlerë 15 milionë euro, një bashkim operatorësh, “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”.

Këto dy kompani, me fondin që iu është dhënë, kanë për detyrë, ndër të tjera, të blejnë inerte, të paguajnë transportin e tyre dhe të mbyllin landfillin e Porto-Romanos.

Vendimi i qeverisë Rama ua lehtëson pozitat financiare dy operatorëve ekonomikë. Ata nuk do të blejnë një pjesë të inerteve, pasi institucionet lokale e kanë me detyrim që të depozitojnë inertet e pas tërmetit në zonën e Porto Romanos.

Por, ndërkohë që strukturat e Bashkisë së Durrësit janë të detyruara që, me shpenzimet e tyre, të depozitojnë inertet në Porto Romano, nga ana tjetër, Ndërmarrja “Ruga Durrës” është e detyruar të blejë inerte.
Situata duket shumë absurde, por rreth 100 mijë euro të taksave të qytetarëve durrsakë do të përfundojnë për blerje inertesh, ndërkohë që qyteti ka plot të tilla, falas.

Etiketa: Durresinertetermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale

11:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vendosnin baste sportive/ Arrestohet pronari i lokalit në Durrës, procedohen 4 të tjerë

13:15 : 24/10/2025
Para

Luftë mes Aleksandër Frangajt dhe Ben Blushit, si po i nxjerrin të palarat njëri tjetrit

TË GJITHA

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë

10:13 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com