Forcohet Euro dhe Dollari/ Zhvillimet në tregun valutor

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave leku është zhvlerësuar në raport me të gjtha valutat.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 122.31 lekë ose 0.26 lekë më shumë se në fundjavë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane, është forcuar me 1.15 lekë duke u këmbyer të hënën në kuotën 112.69 lekë.
Në tregun valutor, pozitat i kanë forcuar sot edhe paundi britanik, franga zvicerane, korona daneze e dollari australian.
Sipas Bankës së Shqipërisë, luhatjet në tregun valutor janë ndikuar nga efektet sezonal dhe janë brenda pritshmërisë së BSH-së.
LEXO EDHE  Masa ekstreme për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ja çfarë ndodh në Shqipëri