Korrupsioni në Shqipëri sipas “Trancparence International”, Bankës botërore dhe disa organizatave shqiptare që e monitorojnë atë është përkeqësuar. Edhe Kontrolli i Lartë i shtetit llogarit disa miliarda euro dëme në buxhetin e shtetit në 5 vitet e fundit për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike, dhe abuzimit me tenderat, konçensionet dhe adminstrimin e pronës publike. Ministria e drejtësisë në rolin e kordinatorit kombëtar në luftën kundër korrupsionit thotë se situata politike në vend, vonesat në ngritjen e ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin. Zyrtarërt thonë se janë bërë ndërhyrje ligjore në disa sektorë problematikë, si në atë të prokurimeve publike, janë rritur shërbimet on linë ndaj qytetarëve, janë intensifikuar përpjekjet për luftën kundër pastrimit pastrimit të parave përmes kompanve të regjistruara në parajsa fiskale etj.
Shqipëria humbi 7 vende, në renditjen globale të “Trancparence Internacional” për sa i përket korrupsionit për vitin 2019 duke u renditur në vendin e 106. Kjo rënie vazhdoi për të tretin vit, pas një trendi pozitiv që pati 5 vjet me parë. Korrupsioni është evidentuar si fenomen në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera si ai i Departamentit amerikan të shtetit dhe Bankës Botërore, që nënvizoi se fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë rryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore. Zyrtarët thonë se kanë reflektuar mbi rapportin e Transparenc Internacional duke nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore që u bojkotuan nga opozita, apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në perceptimin e qytetarëve.
“Patjetër që ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e qeverisjes vendore mund të kenë ndikuar në matësin e “Transparence International”. Gjithashtu dhe raporti i Bankës Botërore është një element që ka ndikuar, por edhe reforma në drejtësi, pasi fakti që ne po bëjmë një reformë nga fillimi, ndikon dhe kjo në perceptim”, thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.
Zonja Caka thotë se me ngritjen e Strukturës së posacme për krimin e organizuar dhe korrupsionin, lufta ndaj korrupsionit pritet të ketë rezultate pozitive. Qendra për kërkime ekonomike sipas një studimi nxjerr në pah se 1 në 2 qytetarë ndodhen në kushtet e presionit për korrupsion në marrjen e shërbimeve publike. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre Zef Preçi shprehet se korrupsioni nga forma e mitmarrjes në vitet 90, është sofistikuar. Ai veçon përdorimin e ligjit për përfitime personale, dhe kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale.
“Në të njëjtën kohë fakti që më shumë se gjysma e kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar në shfrytëzimin e pasurive të rëndësishme natyrore të vendit janë kompani offshore, pa identitet të pronarëve, aksionerëve me transaksione të ligjshme por tejet të dyshimta sa i takon fshehjes së fitime të tyre, ka bërë që të cënohen interest e ekonomisë publike. Dhe njëkohësisht ka dhe një dyshim në rritje për përfshirje të vendimarrësve të rëndësishëm në përfitime të kësaj natyre”, shprehet Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.
Ekspertët thonë se ka dyshime se kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale përdoren jo vetëm për përfitime personale por edhe për pastrim parash. Zv Ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka sqaron se janë shtuar përpjekjet për të luftuar fenomenin e pastrimit të parave përmes këtyre kompanive dhe nënvizon se Shqipëria po bashkëpunon me mjaft vende në këtë drejtim.
“Është një luftë që bën çdo shtet dhe strukturë ndërkombëtare. Pas atyre që konsiderohen hedhja publike e të dhënave, është zbuluar që shumë zyrtarë i pastrojnë paratë e tyre në ato që konsiderohen ishuj offshore. Shqipëria si pjesë e një sërë konventash ndërkombëtare, konkretisht do përmend “Manival”, ka parashikuar një plan veprimi me masa konkrete për pastrimin e parave në Shqipëri”, thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.
Sipas të dhënave të KLSH buxheti i shtetit ka pësuar ne 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë. Dëmi ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasur me atë në harkun kohor 2002 – 2011.
Kritikët thonë se 1/3 e prokurimeve janë kryer me një ofertues, ose ¼ e fondeve janë dhënë në këto kushte, duke rritur kështu premisat për favorizime klientieliste.
“Fakti që përdorimi i prokurimeve on line, on line në mjaft raste ato i afrohen fondit limit, pra 100%, tregon se njësitë e prokurimit u japin informacion paraprakisht konkuresve, tregon që mes konkurentëve ka marrëveshje të fshehta dhe ka paracktim të fituesve, kryesisht të motivuar për interesa politike. Dhe kjo tregohet tek rasti i kontratave me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje publike”, thotë Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.
Zyrtarët e pranojnë se ka patur shkelje në fushën e prokurimeve sa i takon kontratave me negocim dhe pa shpallje. Sipas Zv- Ministres së Drejtësisë këto praktika aktualisht janë ulur ndjeshëm.
“Në vitin 2019, numri i kontratave që janë bërë me negocim është vetëm 3 %. Agjensia e Prokurimit Publik jo vetëm që ka ndryshuar numrin e kontratave me prokurim publik, por ka bërë dhe një ndërhyrje në ligjin për prokurimet publike, ku thuhet se nëse ti do përdorësh një prokurim me negocim dhe pa shpallje si autoritet kontraktues duhet arsyetosh se pse ke zgjedhur këtë prokurim me negocim dhe jo një të hapur”, sqaron Fjoralba Caka, Zv/Ministre e Drejtësisë.
Nje sektor tjeter ku korrupsioni është i përhapur është dhe sistemi arsimor. “Qëndresa qytetare” në një sondazh për korrupsionin në arsim konstaton se 73% e studentëve e preceptojnë prezent atë përmes formave të ndryshme, në këmbim të notës apo detyrimit për shitje-blerje të librave të pedagogëve nga studentët.
“E kemi nisur me arsimin për shkak se e konsiderojmë si burimin e e korrupsionit në shoqëri. Nëse një student edukohet duke dhënë para për një provim, merr një diplomë me para, ai është i prirur të jetë një zyrtar i korruptuar në të ardhmen, pra të blejë pozicionin publik dhe të ofrojë shërbimin në këmbim të rryshfetit”, thotë Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”.
Në vitin 2019, sipas Ministrisë së drejtësisë, janë referuar në Prokurori nga policia mbi 2 mijë e 330 çështje që lidhen me veprat penale të korrupsionit, dhe më shumë se 30% e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërkohë 500 persona janë dënuar në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit.
Por edhe pse korrupsioni në Shqipëri ka një përhapje të gjerë ndëshkimi kryesisht i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë problem, një shqetësim që nënvizohet edhe në raportin e DASH ku thuhet se dënimi i zyrtarëve ka qenë i rastësishëm dhe i paqëndrueshëm dhe se zyrtarë, politikanë gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh i kanë shpëtuar hetimit.