• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti gjerman: SHBA, Kina Rusia rrezikojnë rendin botëror

23:20 : 15/02/2020
në BOTA

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi politikën egoiste të Uashingtonit, Pekinit e Moskës e theksoi rëndësinë e multilateralizmit. Pompeo nuk pranon kritikat.

“Secili vend duhet të shohë vetë, se ku mbetet, e të vendosë interesat e tij mbi gjithë të tjerët”, kjo është deviza e presidentit amerikane, Donald Trump, tha Steinmeier në një fjalim në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Sikur vërtet është menduar për të gjithë, nëse gjithkush ka menduar për vete”. Presidenti gjerman megjithatë e vlerësoi bashkëpunimin transatlantik. Ky duhet ruajtur, tha Steinmeier, i cili hapi zyrtarisht Konferencën e 56-të të Sigurisë në Mynih nën drejtimin e diplomatit të njohur, Wolfgang Ischinger.

Por Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk i pranoi kritikat për tërheqjen amerikane nga skena globale. Ai tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se “jam i lumtur të them, se vdekja e aleancës transatlantike është tejet e ekzagjeruar”. Perëndimi është duke fituar, dhe ne po fitojmë së bashku, tha ai. Por në fjalimin e mëvonshëm ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që bëri fjalë për “dobësim të perëndimit”.

“Pa respektuar të drejtën ndërkombëtare”

Lexo edhe:

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

Steinmeier akuzoi Rusinë, se “pa respektuar të drejtën ndërkombëtare” e aneksoi Krimenë. Ky vend “e bëri dhunën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin europian sërish mjet të politikës”. Që atëherë sundon pasiguri dhe paparashikueshmëri. Sipas Steinmeier, Kina përmes fuqizimit të saj është bërë një aktor i rëndësishëm në institucionet ndërkombëtare.

“Në të njëjtën kohë ky vend e pranon të drejtën ndërkombëtare vetëm në mënyrë selektive, aty ku bie ndesh me interesat e veta”, kritikoi presidenti gjerman. Veprimi i Kinës në Detin Jugor Kinez i shqetëson fqinjët në rajon. “Kurse mënyra e veprimit kundër pakicave në vend na shqetëson të gjithëve”, tha Steinmeier duke pasur parasysh këtu burgosjet masive të uigurëve.

“Më shumë mosbesim, më shumë armatim, më pak siguri”

Steinmeier paralajmëroi në këtë kontekst për një garë të re armatimi. “Po kthehemi sërish në dilemën klasike të sigurisë. Më shumë mosbesim, më shumë armatim, më pak siguri janë pasojat.

Deri në një garë të re armatimi nuklear, që nuk do të sjellë vetëm më shumë armë, por më shumë fuqi nukleare të armatosura mirë, me të gjitha rreziqet për situatën e brishtë të stabilitetit nuklear“, theksoi presidenti gjerman. Rikthimi tek interesat kombëtare e dobëson bashkësinë ndërkombëtare, edhe në kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta për probleme globale, si ndryshimi i klimës.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë “shumë e shqetësuar” kur institucionet ndërkombëtare “dobësohen” apo “bllokohen”. “Humbjen e diplomacisë, të shtyllave mbajtëse të arkitekturës sonë të sigurisë, të marrëveshjeve për kontrollin e armatimit e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk mund ta zëvendësojmë me tanke, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të mesem veprimi”, tha Steinmeier.

E pikërisht, sepse rrezikon të shkatërrohet “Pax Americana”, Europa duhet të reagojë ndaj kësaj “zhvendosjeje të fortë të sferave të pushtetit dhe ndikimit”. Europa “duhet të gjejë balancën e saj me Kinën, në mes ashpërsimit të konkurrencës së sistemeve dhe bashkëpunimit të nevojshëm e duhet të marrë seriozisht partnerët e fuqishëm në Azi“, paralajmëroi presidenti gjerman.

Etiketa: Kina Rusia rrezikojnë rendin botërorpresidenti gjermanSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
Para

Parashikimi i motit/ Ja çfarë na pret ditën e diel

TË GJITHA

Më e madhja dhe e ndritshmja, pse nuk duhet ta humbisni hënën e artë të nëntorit

21:55 : 31/10/2025

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com