Parashikimi i motit, ja si do të jetë fundjava

Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon që fundjava do të jetë me mot të kthjellët.

Ditën e sotme do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 25m/sek.

LEXO EDHE  Daut Haradinaj: Kurti një 'koronavirus' në Kosovë, të hënën në seancë të jashtëzakonshme për taksën

Gjithashtu ditën e Diel, vendi do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 8m/sek.