• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mbrojtje me çdo kusht e çdo çmim për lirinë dhe dinjitetin”/ Basha: Banda që ka zaptuar shtetin…

09:07 : 15/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu demokrat Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në rrjet 75 vjetorin e Kryengritjes së Kelmendit, në të cilën malësorët u ndeshën ballasi me forcat e diktaturës komuniste, të cilat kishin marrë urdhër të nënshtronin me vrasje dhe terror të gjitha zonat e Shqipërisë.

Basha shkruan në postimin e tij se “ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do t’i kujtojmë përjetë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, kalorës të lirisë e të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të identitetit tonë”.

“Misioni i shenjtë i mbrojtjes me çdo kusht dhe me çfarëdo çmimi i lirisë dhe dinjitetit, na bashkon sot nën hijen e rëndë të shkabës dykrenare dhe bijve të saj, martirë të lirisë kombëtare”, shkruan Basha.

Sipas tij, kryengritja e Kelmendit, nga të parat më të mëdha në të gjithë Europë e saporënë nën thundrën e komunizmit, jehoi mesazhin se shqiptarët nuk e pranonin diktaturën dhe nuk do ta pushonin luftën kundër saj.

“Malësorët e Kelmendit udhëhiqeshin nga legjenda Prek Cali, emri i të cilit për gjysëm shekulli ishte sinonim në të gjitha trojet shqiptare me qëndresën kundër çdo pushtuesi që herë pas here kishte ardhur në Malësi me trupa ushtarake, por ishte larguar prej andej me turp.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve në Belgjikë

Dhuna e ushtruar nga skuadronet e vdekjes së diktaturës ishte e pashoqe. Pasi kishin arrestuar qindra banorë në rrethinat e Shkodrës, klika që kishte marrë pushtetin në Tiranë kishte shpallur operacion spastrimi për të gjitha zonat e veriut, një aksion dhune thellësisht antikombëtar.

Kundër këtyre skuadroneve u ngritën malësorët me prijës Prek Calin. Kryengritja e Kelmendit u shtyp me terror stalinist. Nga popullsia civile u vranë 44 veta, ndërkohë që në gjyqin e marsit, regjimi mori vendimin e pushkatimit të prijësit 70 vjeçar Prek Cali, të bashkëmoshatarit të tij Ded Lulash Smaili, si dhe të 7 malësorëve të tjerë.

75 vjet më vonë, kjo faqe legjendare e rezistencës shqiptare kundër diktaturës, stigmatizohet nga historiografia fallsifikatore e regjimit, ngjarja fshihet nga librat e shkollës dhe dëshmitë e prijësit Prek Cali, me gjithë kullën e tij, rrafshohen, në një përpjekje të mjerë për të zhbërë atë që dot s’zhbëhet, kryengritjen e Kelmendit, që i jep dinjitet dhe lavdi të gjithë Shqipërisë.

Këto përpjekje janë tregues të panikut të pasardhësve të skuadroneve të vdekjes, që erdhën në Kelmend me misionin antikombëtar të spastrimit të territorit nga elementët opozitarë.

Edhe sot ndokush mund të përkundë të njëjtat ëndrra për likuidimin e çfarëdolloj opozite, në mënyrë që banda që ka zaptuar shtetin të mund të lavdërohet se mund të bëjë ç’të dojë në kurriz të vendit dhe shqiptarëve pasi s’i jep llogari askujt.

Por këto ëndrra mbeten iluzione, sa kohë kombi ka dhënë prova legjendare të dinjtetit dhe të dashurisë për lirinë, siç është Kryengritja e Kelmendit”, shkruan Basha.

Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do t’i kujtojmë përjetë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, kalorës të lirisë e të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të identitetit tonë.

Misioni i shenjtë i mbrojtjes me çdo kusht dhe me çfarëdo çmimi i lirisë dhe dinjitetit, na bashkon sot nën hijen e rëndë të shkabës dykrenare dhe bijve të saj, martirë të lirisë kombëtare.

Etiketa: bandaBashaprek Cali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve në Belgjikë

20:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet email-i i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

11:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025
AKTUALITET

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

21:27 : 27/09/2025
Para

Greg Rama harron të dashurën që humbi jetën nga tërmeti/ Ja kush është bjondja që po feston Shën Valentinin (Video)

TË GJITHA

Tirana furnizohet më pak se 1 orë ujë në ditë

21:11 : 15/11/2025

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

20:53 : 15/11/2025

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com