• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Debati zgjati deri në mëngjes, shkarkohet ministrja me origjinë hebreje

13:03 : 15/02/2020
në RAJONI

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.ministra

Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, me 62 vota pro, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrhai, e cila në këtë post ishte propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila me dy ministra merr pjesë në qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi në disa paraqitje para mediave, kishte vendosur pas saj një pano me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”, gjë që kishte nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në adresë të të cilit, siç kishte deklaruar, ka ardhur edhe një notë proteste nga ana e Greqisë, e cila kishte tërhequr vërejtjet për pasoja të mundshme në rast se nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.

“A jo me këto veprime ka rrezikuar të ardhmen euroatlantike të shtetit tonë. Disa herë ia kam tërhequr vërejtjen por ajo nuk e korrigjoi këtë sjellje. Të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të përsosur”, ka deklaruar para deputetëve kryeministri, Oliver Spasovski.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë qenë të zëshëm në reagimet e tyre duke hedhur poshtë akuzat për shkeljen e marrëveshjes, meqë sipas tyre dokumenti ka një periudhë kalimtare deri në hyrjen e plotë në fuqi. Madje deputetët e opozitës ngritën dyshime nëse vërtetë ekziston nota e protestës nga Athina meqë letër të tillë ministri i Jashtëm, Dimitrov nuk e ka publikuar në opinion.

Lexo edhe:

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

“Ka edhe shumë raste tjerë kur zyrtarët përdorimin e emrin e vjetër e një ndër to është edhe ministri i Jashtëm, Dimitrov. Ai në dokumentet që kemi siguruar nga Ministria që drejton, në shumë rast përdor emrin e vjetër, ashtu sikur edhe shumë zyrtarë të tjerë”, ka deklaruar deputeti i opozitës, Ilija Dimovski.

Ministrja e shkarkuar, Rashella Mizrahi, me prejardhje hebraike, në fjalimin e saj ka akuzuar edhe për antisemitizëm dhe fyerje tjera të rëndë mbi prejardhjen e saj.

“Ende pa hyrë në këtë ministri, si gruaja e parë hebre në historinë e Maqedonisë e emëruar si anëtare e qeverisë, unë kam qenë në shënjestër të sulmeve antisemitike, nga njerëz që nuk zgjedhin as mjete, as mënyrë, as fjalë për të më fyer. Kështu që në vend që të kritikonin punën time, ata kritikuan përkatësinë time fetare dhe kombëtare dhe më shënuar me një yll të verdhë”, ka deklaruar Mizrahi.

Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Më këtë marrëveshje, Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia ka hequr veton për anëtarësimin e fqinjit të saj verior në institucionet euroatlantike. / REL

Etiketa: kuvendmaqedoniaministrja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

Peleshi e përjashtoi, Bardhi refuzon të largohet, ndërpret punimet e Kuvendit

16:26 : 16/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Paratë e drogës futen në Shqipëri me avion të posaçëm dhe nëndetëse

13:02 : 16/10/2025
AKTUALITET

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

11:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Po i mbyllni gojën e opozitës”/ Alizoti: Mungesa e debatit parlamentar, goditje për demokracinë

10:51 : 16/10/2025
Para

Macron zbulon kushtin: Ja kur do mbështesim nisjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin

TË GJITHA

Çaste tmerri në fluturimin e ‘United Airlines’, thyhet xhami i përparmë i aeroplanit, plagoset piloti

09:02 : 21/10/2025

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com