• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi me ‘Venecian’/ Basha paralajmëron nisjen e protestave?

09:29 : 14/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një takimi me delegacionin e Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit, Basha tha se u diskutua kapja e institucioneve nga qeveria si dhe zgjidhja për të dalë nga situata, që sipas tij, nis me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2525599024381492/

“Takimi me ekspertët e Komisioni të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve, por është një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që, së bashku, kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e vendit, pronat e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën që është rënduar nga muaji në muaj, nga viti në vit, që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fsheh krimet dhe korrupsionin e vet, por edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që, e ka të lidhur fatin me qytetarët. Një parlament dhe një qeveri që e ka fatin e lidhur me qytetarët, do t’iu shërbejë qytetarëve. Një parlament, një qeveri, një kryeministër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet “184” dhe “339”, nga bashkëpunimi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t’u shërbejë atyre, do t’i shërbejë oligarkisë. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve: do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve, kriminelëve, oligarkëve apo do të kthejmë Shqipërinë e gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit të gjithë qytetarëve dhe jo shfaqjeve propagandistike, të cilat nuk i hedhin më hi syve as shqiptarëve dhe as miqve tanë ndërkombëtarë”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat nga kampi i mazhorancës që mohojnë zgjedhjet e parakohshme, Basha u shpreh: “Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”. /BN/

Lexo edhe:

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

12:09 : 03/05/2026
AKTUALITET

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

17:54 : 10/04/2026
AKTUALITET

“Kontrolle për “Range Rover-in e Flamur Nokës”/ Berisha: Kërkuan faturat, doli firma e Lul Bashës!

13:44 : 06/02/2026
AKTUALITET

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

13:41 : 31/01/2026
AKTUALITET

Berisha për Bashën: Ditën ishte me PD, natën me Ramën

18:59 : 13/01/2026
AKTUALITET

Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën

22:23 : 18/12/2025
Para

Paloka: Rama i telefonon vetë kriminelët, kontakte në Shkodër kur Fino kandidonte për president të FSHF

TË GJITHA

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom