• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet në dorën e shefave të Policisë, Rama e kthen “normalitet” shkeljen e Kushtetutës

11:45 : 13/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në një kohë kur ndërkombëtarët përcjellin mesazhe të sforcuara për rezultatet pozitive të Reformës në Drejtësi, në përpjekje për të mbuluar dështimin si bashkëhartues të saj, kryeministri Edi Rama po avancon me nisma ligjore që minojnë jo vetëm paketën ligjore të miratuar në vitin 2016, por edhe thelbin e Kushtetutës së Shqipërisë.

Së fundmi, Qeveria ka dorëzuar në Parlament projekt-ligjin për ndryshime në ligjin për “Policinë e Shtetit”, në të cilin parashikohet, ndër të tjera, realizimi i përgjimit nga uniformat blu, pa lejen paraprake të prokurorit.

Ky parashikim është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe me Kodin e Procedurës Penale, dy akte që, në hierarkinë ligjore, janë më lart se sa ligji “Për Policinë e Shtetit”. Për më tepër, një iniciativë e ngjashme është rrëzuar disa vite më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Por, nën petkun e platformës “Anti-KÇK” (Kap Çfarë të Kapësh) dhe në një kohë kur mungon Gjykata Kushtetuese, qeveria e Edi Ramës synon të vendosë në ligj norma, për të cilat nuk qëndron logjika juridike dhe as parimi i ndarjes së pushteteve.

Lexo edhe:

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

Për qenë më konkretë dhe për të shpjeguar me nocione më të thjeshta, sipas leksioneve elementare për studentët e Drejtësisë, më poshtë paraqiten parashikimet kushtetuese e ligjore, si edhe arsyet se përse iniciativa për t’i dhënë Policisë kompetenca për përgjimet me iniciativë, bien ndesh me çdo logjikë juridike.

– Neni 116 i Kushtetutës parashikon se radha e akteve normative në Republikën e Shqipërisë është: a) Kushtetuta; b) Marrëveshjet Ndërkombëtare; c) ligjet; dhe d) Aktet Normative të Këshillit të Ministrave.

Në nenin 81 të Kushtetutës, parashikohen se cilat janë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Një prej tyre janë edhe Kodet (përfshirë atë të Procedurës Penale), i cili prevalov mbi ligjet e thjeshta.

– Kodi i Procedurës Penale, në nenin 222 të tij, parashikon se “me kërkesë të prokurorit, gjykata autorizon përgjimin….”. Po në të njëjtin nen, parashikohet se, në rastet e ngutshme, prokurori autorizon përgjimin dhe brenda 48 orëve ia përcjell gjykatës për konfirmim.

Pra, Kodi i Procedurës Penale i jep të drejtën e autorizimit për përgjime gjykatës dhe, në raste të ngutshte, prokurorit.

– Por, Qeveria, në kundërshtim me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale, synon t’ia kalojë kompetencën e lejimit të përgjimit edhe Policisë.

Në projekt-ligjin e diskutueshëm, të paraqitur së fundmi në Parlament, maxhoranca synon të miratojë ndryshimin ligjor, sipas të cilit, në raste të caktuara, lejohet përgjimi me autorizimin e titullarëve të policisë, përfshirë ata qendrorë dhe lokalë.

Me fjalë më të thjeshta, qeveria e Edi Ramës synon që t’i japë Policisë të drejta të plota për lejimin e përgjimit të personave të ndryshëm, pa kaluar më parë në filtrin e prokurorit apo gjykatës.

Një iniciativë tërësisht e ngjashme është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, në Prill 2015. Në atë kohë, gjyqtarët kushtetues rrëzuan ligjin “Për Byronë Kombëtare të Hetimit”, i iniciuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në argumentat e saj, Gjykata shpalli anti-kushtetuese, ndër të tjera, të drejtën që i jepte ai ligj Policisë së Shtetit për të kryer përgjime pa autorizimin paraprak të prokurorit.

Tashmë, megjithëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, maxhoranca e Edi Ramës ka hartuar një projekt që i jep përsëri të drejtë çdo titullari policor që të autorizojë përgjime pa miratimin e prokurorit apo të gjykatës.

Kjo sjellje arrogante e qeverisë me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese është kthyer në një “normë” së fundmi, në projektet e asaj që kryeministri Rame e quan “paketa Anti-KÇK”.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë se Akti Normativ i Qeverisë, i quajtur “Anti-KÇK” është në kundërshtim flagrant me normat kushtetuese dhe të Kodit të Procedurës Penale.

Po ashtu, projekti, tashmë i miratuar në Parlament për “pezullimin e gjyqtarëve”, është gjithashtu një iniciativë që bie në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë situatë, kur mungon Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e paketës “Anti-KÇK”, publiku shqiptar bombardohet vetëm nga propaganda qeveritare, e mbështetur nga “ekspertë ndërkombëtarë”, të cilët, në përpjekje për të mbrojtur dështimin me Reformën në Drejtësi, po qëndrojnë një hap pas iniciativave të kryeministrit Rama.

Etiketa: AKTI NORMATIVpergjimepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

16:48 : 13/11/2025
AKTUALITET

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal në Vlorë, 5 të plagosur

20:53 : 12/11/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
Para

Pagat e prapambetura/ Punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit nisin grevën e urisë

TË GJITHA

Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!

16:57 : 13/11/2025

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

16:48 : 13/11/2025

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Kevi Muçllari: S’jam kriminel, mbrojta një kauzë

16:35 : 13/11/2025

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025

Koreja e Jugut ndalon fluturimet, 500 mijë studentë japin provimin më të rëndësishëm të vitit

15:41 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com