• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Para Vetting/ Ja si ka ndryshuar pasuria e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, Thoma Jano

12:50 : 13/02/2020
në AKTUALITET, VETTING

Zv. prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano do të përballet të enjten më 13 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Janon përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Thoma Jano ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka punuar fillimisht si hetues dhe në fund të viteve ’90 ka drejtuar Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2002, Jano u emërua zv.ministër i Rendit Publik, detyrë të cilën e ushtroi për dy vjet.

Prej vitit 2004, Thoma Jano ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në dhjetor 2019 u zgjodh në postin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm nga kreu i këtij institucioni, Olsian Çela.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Thoma Jano nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, prokurori Thoma Jano zotëronte pasuri familjare me vlerë 6.7 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit është rritur me pesë herë, duke kapur vlerën e 35.3 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 25.6 milionë lekë likujditete bankare, 7.5 milionë lekë pasuri të patundshme, automjet me vlerë 1.9 milionë lekë dhe kursime në cash prej 230 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 55.3 milionë lekëve. Rreth 47% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit të Z. Jano, ndërkohë që paga e familjarëve zë gati 48%. Rreth 3% e totalit kanë si burim interesat bankare, ndërsa mësimdhënia ka sjellë rreth 1% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, nga të cilat njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2016 rezulton e pambuluar shtesa e pasurisë në vlerën e 801 mijë lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet për konsum familjar. Në kontrollin aritmetik/logjik nuk janë përfshirë gjithashtu të ardhurat dhe shpenzimet e vajzës, e cila deklaron si fëmijë madhor i ndarë nga prindërit.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e kursimeve cash ndër vite nga zoti Jano. Gjatë periudhës deklaruese, subjekti i ka deklaruar likujditetet në cash herë si gjendje në fund të vitit dhe herë si ndryshim nga viti i kaluar, duke krijuar mungesë vijueshmërie në këtë analizë. Për rrjedhojë është përdorur si referencë gjendja cash e datës 31 dhjetor 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  /BIRN/

Etiketa: pasuriaThoma Janovetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar për prostitucion në Belgjikë, i konfiskohet hoteli në Cërrik

12:06 : 24/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
Para

Jashtë sistemit/ Ish-gjyqtari Qato nuk justifikoi dot 2.1 mln lekë, KPA e shkarkon

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com