Basha mesazh të rinjve nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjidhje, por oferta e vetme e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndaluar në Kukës, ku dha një mesazh për rininë. Në një postim në FB, ku shpërndau pamje nga takimi, Basha shprehet se emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni”, shkruan kryedemokrati.

LEXO EDHE  Vrasje me armë zjarri në Laç, ngjarja në një hotel