• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama në Kuvend/ E nis me anti-KÇK, paralajmëron gjyqtarë e prokurorë dhe e mbyll me Gjuzin

13:16 : 12/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë në Kuvend duke folur për anti-KÇK-në, ndërsa gjeti kohën të bëjë edhe disa batuta me deputetin Kujtim Gjuzi.

E ndërsa në njërën anë fliste se krimit po i dridhej toka nën këmbë, paralajmëronte gjyqtarë e prokurorë se do t’i duhek vettingu lule, në anën tjetër Kryeministri duke iu drejtuar deputetit Gjuzi tha se e njihte që para viteve ’90.

“Se këtu ka njerëz që harrojnë se i njohim dhe i njoh që para ’90. Dalin këtu dhe thotë jo Tirana ka qenë kështu e ashtu para ’90.

Naltmadhni të njof, po leje tani këtë muhabet, e di si ke qenë”, i tha Rama, Gjuzit, i cili reagonte nga vendi, duke i thënë “shyqyr që e pranove që njihemi bashkë”.

E ndërsa Rama vijonte duke u shprehur “vetëm mustaqet nuk do ju preken”

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

Në fjalimin e tij, që më shumë i ngjante një shoë në vijim të anti-KÇK-së, sesa një mesazhi kundër krimit, Rama paralajmëroi se do të luftohet krimi mbi dhe nën tokë.

Ai tha se anti-KÇK u ndërmorr sot sepse më përpara nuk kishte një adresë të saktë se ku t’i çonte policia dosjet.

“Ku ti çonim dosjet? Te Prokuroria e Përgjithshme? Te prokurorët e pavetuar? Jo, pritëm adresën e saktë, SPAK.

Se ne kemi ligjin anti-mafia, shumë më të ashpër se ky ligj, por shikoni rezultatet. Çfarë bëri ligji anti-mafia? U përdor për të legalizuar pasuritë”, tha Rama.

Mesazhin e rradhës, Rama ia drejtoi gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se “ky vettingu i sotëm do i duket lule, pasi vettingu që do t’i bëhet nga anti-KÇK për figurën dhe pasurinë do të jetë krejt tjetër. Do i çojmë në SPAK, nga SPAK te Gjykata Speciale dhe më pas te shokët, atje”.

Pavarësisht se u shpreh se në sistemin demokratik, pavarësisht forcës, gjërat janë të përcaktuara dhe të ndara, Kryeministri në fjalën e tij mori rolin e policit, prokurorit dhe gjykatësit, madje për pak sa nuk i caktoi edhe vendin ku do të kryejnë dënimin, duke u bërë edhe drejtor burgu.

Rama tha se do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë, që sipas tij, janë të korruptuar.

“Opinioni publik duhet të përballet me “aksidente” të përplasjes mes ligjit, që thyhet, përballë makinerisë së krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm në mënyrën më spektakolare të shkeljes së ligjit nga vetë gjykatësit deri te tjetërsimet spektakolare të pronave në zonën e bregdetit.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve.

Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, tha Rama.

Rama tha se OFL ka tronditur sistemin deri në palcë, ndërsa u shpreh se po i vjen fundi personave të “KÇK”.

“Në asnjë mënyrë, kurrë s’kam për ta pranuar se jemi të gjithë njësoj. Ka patur, ka politikanë të lidhur me krimin por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me krimin.
Ofensiva jonë nuk është një lojë por një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar duke goditur atë që e kanë të shenjtë, pasurinë. Çuarja e tyre në burg është si të çosh me studime jashtë shtetit profesorët.

Burgu për këta nuk mjafton, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme që ta kenë të pamundur të riciklojnë pasurinë e padeklaruar, që me makina sfiduese të vërtiten lart e poshtë, duke i bërë karshillëk shtetit, duke u hapur sediljesh.

Llum si ky ka kudo në botë, në mes të Parisit, Berlinit por është jo mbi tokë, është nën tokë. Këta që janë hapur si vajri në lakra do ti fusim nën tokë. Ne mbi tokë, ata nën tokë”, tha Rama.
Çuditërisht Rama nuk tha asnjë fjalë për politikanët që i përfshiu në garat për deputet dhe kryebashkiakë, që kanë lënë ose po lenë mandatet për shkak të dekriminalizimit, apo për të tjerë të kapur në përgjime sikundër dosjet e publikuara nga BILD.

Etiketa: Anti KCKkuvendRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Skandal në Premier League/ Për të shoqëruar lojtarët para ndeshjes, fëmijët duhet të paguajnë

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com