• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat dhe analistët e lidhur me krimin? Kur akuzon Edi Rama

18:33 : 12/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Njeriu që ka hyrë në historinë e tranzicionit shqiptar si lideri politik me numrin rekord të kriminelëve në grupin e tij parlamentar, në bashkitë e vendit, në administratën publike e deri tek anëtarë të kabinetit qeveritar të akuzuar për trafik droge e korrupsion; kryeministri me shifrat më katastrofike në parametrat e demokracisë funksionale, të nivelit të korrupsionit apo të pastrimit të parave të krimit, bëri sot një akuzë të rëndë nga Kuvendi duke deklaruar se mediat dhe analistët që kundërshtojnë paketën anti-KÇK paguhen nga krimi i organizuar.

Si akuzë e bërë nga një individ si Edi Rama, sigurisht që ajo nuk ka asnjë vlerë.

Do të ishte retorikë boshe t’i kërkoje këtij llafazani kronik të nxirrte emra konkretë dhe të kërkonte hetim për mediat e lidhura me krimin e organizuar. Kur flet një kryeministër, normalisht flet mbi informacione dhe fakte të verifikuara, mirëpo kur flet Edi Rama, fjala dhe fakti janë në divorc të kahershëm.

Po ashtu retorikë boshe do të ishte t’i kërkosh prokurorisë të nisë hetimet kryesisht mbi deklarimet e kryeministrit, nuk ka për ta bërë kurrë. Prandaj në fjalën e Ramës sot në Kuvend, akuza e tij për mediat nuk ka asnjë vlerë nëse trajtohet në kufijtë e ligjit apo moralit, për sa kohë që është lëshuar nga një personazh si kryeministri ynë.

Lexo edhe:

‘Zot na ruaj nga Rama se nga virusi ruhemi vetë’/ Korçari i famshëm shpërthen ndaj kryeminsitrit

Tërheqja e padisë ndaj BILD/ Rama bën qesharakun: U tërhoqa se shefat ishin njerëz të mirë

Ajo që ndoshta ia vlen të shihet me shqetësim në diskurin e kryeministrit mbi OFL e famshme, është nga njëra anë përpjekja e dëshpëruar për t’u renditur (pas shtatë viteve të njollosura) në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe, nga ana tjetër, synimi për të marrë nën kontroll edhe fatin e kriminelëve në raport me ligjin.

Në asnjë vend normal nuk ndodh që një kryeministër të mos rresht së foluri personalisht për një akt ligjor që do të duhej të gjykohej pasi të kishte dhënë rezultatet e para. Por mesa duket ‘cenet’ në biografinë politike të Ramës- kryeministër, por edhe ato të trashëguara nga koha e bashkisë së Tiranës, i rëndojnë gjithnjë e më shumë në ballafaqimin e tij me shqiptarët.

Rama do të mbulojë pikërisht dobësinë e tij më të madhe, atë që është kritikuar më shumë nga opozita dhe ndërkombëtarët, lidhjet e krimit me politikën. Ai po rreket të sajojë figurën e ‘heroit të vegjëlisë’ që përballet i vetëm kundër krimit, që gjykatësit e prokurorët e korruptuar ia kishin lidhur duart për 7 vite por tani më në fund ai ka shpërthyer, që mediat dhe gazetarët e lidhur me krimin e kanë vënë në shënjestër, madje që edhe fizikisht mund të ketë qenë shënjestër e kriminelëve që po dridhen nga hakmarrja e tij.

Kjo përrallë kryeministrore vlen për t’u kuptuar si halli real i Edi Ramës, që pasi mbajti veshur kostumin e qepur nga rrobaqepësit e PPP-ve dhe qëndistarët e votave, (që i ranë një e nga një në Kuvend e bashki), tani kërkon të veshë uniformën e njeriut të ligjit që do bëjë drejtësi për popullin shqiptar.

Dhe jo vetëm kundër kriminelëve por edhe kundër atyre që e shqetësojnë në misionin e tij të shenjtë. Kushdo që e vë në dyshim këtë mision është padiskutim i paguar nga krimi i organizuar.

Dhe njëkohësisht me këtë tentativë për t’u shpëlarë nga njollat më të rënda që ndonjë pushtet ka patur në raportet me krimin, kryeministri flet në vetë të parë për të dhënë edhe një mesazh tjetër.

Se në këtë vend, jo vetëm partinë, Kuvendin, pushtetin lokal, drejtësinë, mediat, ekonominë… por edhe fatin e parave të krimit e ka në dorë një njeri i vetëm, kryeministri i plotfuqishëm Edi Rama. Se OFL ëshë krijesë e tij, menaxhohet e propagandohet prej tij, duke krijuar qartë idenë se edhe listat që shpallen çdo mëngjes nga ‘oficerja me syze’ dalin nga zyrat e tij.

Edi Rama nuk dëshiron debat mbi nevojën e OFL dhe paketës anti KÇK, as mbi objektin e veprimtarisë së saj, as mbi dublimin e SPAK apo marrjen nga policia të kompetencave të drejtësisë. Ai nuk duron të diskutohet qëllimi i një operacioni të tillë dhe aq më tepër të dyshohet pse nuk u bë më parë dhe përse nuk mjaftoka ligji antimafia.

Kryeministri nuk do debat mbi thelbin e paketës që ka shpikur sepse në fakt ajo nuk ka thelb. Eshtë një mjet më shumë që i duhet të përdorë për të zgjatur pushtetin e tij, me propagandë dhe mekanizma që i japin fuqi mbi ligjin. Cilido që tenton ta thotë këtë, do të shpallet i lidhur me krimin e organizuar. Dhe këtë shpallje e bën një kryeministër si Edi Rama! /Lapsi.al

Etiketa: #Rama#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Zot na ruaj nga Rama se nga virusi ruhemi vetë’/ Korçari i famshëm shpërthen ndaj kryeminsitrit

16:16 : 27/04/2020
AKTUALITET

Tërheqja e padisë ndaj BILD/ Rama bën qesharakun: U tërhoqa se shefat ishin njerëz të mirë

19:18 : 22/04/2020
AKTUALITET

Rama paralajmëron bizneset: Ky vërtetim merret vetëm një herë, nëse se keni gjobiteni

20:33 : 19/04/2020
AKTUALITET

‘O Edi, po deputetët çfarë dite do i takojnë dashnoret?/ Korçari i famshëm i bën pyetjen epike Ramës

17:32 : 18/04/2020
AKTUALITET

‘What the f*ck’/ Rama nuk përmbahet pasi i ndërpritet lidhja me ‘Opinion’

21:50 : 16/04/2020
AKTUALITET

Rama ka ” arnuar” Kodin Penal 7 herë në 7 vjet, mbulon dështimet me forcën e Policisë

16:23 : 09/04/2020
Para

E pabesueshme/ Stuhia ‘Ciara’ nxjerr në breg ‘Përbindëshin e Loch Ness’? (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com